Rrëfimi i jetës dhe magjia e dashuirisë - Bota Sot
Rrëfimi i jetës dhe magjia e dashuirisë

Kultura

Rrëfimi i jetës dhe magjia e dashuirisë

Nga: Tahir Bezhani Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:08
Tahir Bezhani

Në verën e këtij viti që po kalon ngadal e lodhshëm nga vapa,Çun Suka kishte planifikuar që të martojë djalin e tij,Fatmirin,të vetmin djalë në familje,dhe të bënte një dasmë të madhe ,duke i ftuar të gjitha lakatë e miq të tjerë. Kishte bërë plane e përgatitje të gjata ,ashtu që mos t’i harronte për t’i ftuar të gjithë ata që ia donte zemra . Njëherë martohet njeriu në jetë, askush nuk e dëshiron të dytën,kishte menduar në heshtje Çun Suka. Lista e të ftuarve kishte kaluar treqindshin. Kishte përzgjedhë edhe hotelin për ceremoni të dasmës,i kishte ftuar edhe këngëtarët. Tani,ditët po afroheshin dhe pritej qe në hotelin “Xixëllonjat”,të jehon kënga,të hiqet vallja e shumëpritur.

I gëzuar dhe i hareshëm,në ditën e dasmës,në hyrje të hotelit “Xixillonjat”,Qun Suka, ishte rreshtuar për pritjen e dasmorëve, për fillimin e ceremonisë. Kameramani kishte zënë pozitën për filmim të gjithë atyre që do vinin në këtë dasmë. Në rreshtin e pritësve,Quni kishte renditur edhe familjarë të tjerë,që sipas traditës,t’iu shprehin mirëseardhje njerëzve edhe me familjet e tyre. Ky fillim dukej tepër i këndshëm, jepte shpresë për një përjetim të rrallë të martesës së të vetmit djalë të Çun Sukës, Fatmirin.

Pas një orë e gjysmë pritje,hoteli “Xixillonjat” ishte mbushur përplot me dasmorë Asnjë tavolinë nuk vërehej e zbrazët. Disa dasmorë përshëndetnin njëri tjetrin, nga se nuk ishin parë që moti. Është shkapërderdhur ky popull,i thoshin njëri tjetrit, në gjitha anët e botës,po shihemi rrallë,e besa, edhe nuk po njihemi deri vonë. Kështu e ka çmallja e plagosur rrugëve të botës.

Tani i erdhi radha Çun Sukës që të dalin para dasmorëve dhe përmes mikrofonit,t’u shprehë mirëseardhje e falënderim të gjithë dasmorëve. Në këtë moment ngazëllues,urdhëroi muzikën të filloi me dajret e tyre , me gjithë fuçinë e shpirtit,me këngë e valle të trevave tona,që të dehin akoma pa u dehur. Pastaj u tha dajrexhive”kallne,kallne,e gjithë nata është e jona”.Duke u ulur në tavolinën familjare,shpërndau shikimin në tërë sallën që të shikojë atë mrekulli njerëzish ,të veshur bukur,si krushq ma,në ato tavolina të radhitura për mrekulli. Ndihej i gëzuar për ambientin,për njerëzit që moti nuk i kishte takuar anise ishin edhe ilaka bukur të afërme.

Koha kalonte shpejtë, ndërsa, gazmendi kishte filluar të merte “flakën” e vet,të ndizte dëshirat e pafundme të një pjese të rinisë,e besa edhe të atyre moshave tjera që vetja u dukej akoma në moshë të re. Bashkë me këngën hiqej edhe vallja, ishte bërë një rreth i gjer i vajzave e grave të bukura, me ato veshje të kësaj mode ku shiheshin ,thuaja,gjitha pjesët e trupit të tyre.

Gjërat e bukura i pëlqejnë njeriut edhe para vdekjes. Kush mund ta ndalte shikimin e tërbuar, i cili shëtiste sa të njëra,sa te tjetra anë e valles. Madje,mendimet shijonin të gjitha ato buzë të kuqe,ata gjinj të fryrë,plot epsh,ato pjesë të bardha që t’i luanin mendtë e kresë. Vallet e bukura,dridhja e trupit me elegancë valltaresh,kishin ndikuar që gotat e verës të përshpejtonin rrugën gërgëlanit të etur....Radha e valltareve ishte e gjate,ashtu që prisja e valles,futej edhe për ato pak zbrazësitë të tavolinave, me plot dasmorë. Dhe kjo mënyrë e vallëzimit,për t’i kënaqur “të gjithë”,ishte mjaft provokastive për të dy gjinitë. Nuk ishin të gjithë ilaka. Aty kishte edhe” mësitë”per të provuar lidhjen e fatit mes dikujt tjetër. Kishte edhe porosi të tilla. Prandaj,”zjarrmia”e kalltë, nxirrte flakën e ndezur,si gjarpëri gjuhën para kafshimit padashje....

Në mesin e shumë të ftuarave, në dasmë ishte edhe Mërgimja,një stërmbesë e Çun Sukës. Kishte njëzet vite që kishte shkuar në mërgim,në Zvicërr. Atje punonte e jetonte. Fati i saj në jetën bashkëshortore kishte qenë si i nemitur. Në martesë nuk pati fëmijë, pastaj, pas dhjet viteve ,iu kishte sëmurë bashkëshorti. E bajti gjatë një sëmundje të rëndë,por nuk e përballoi. Vdiq në moshë të re. La Mërgimen edhe më të re. Sikur iu kishte shëmtuar jeta kësaj bukurosheje,nise i gjalli mes të gjallëve ka synimet e veta,ndërsa i vdekuri ka përfunduar të gjitha iluzionet,gjithë mundi ka mbaruar.... Prandaj,Mërgimes i kishte lindur ideja që disa vite që ta gjente një mashkull,i cili do ishte i asaj natyre siç e donte ajo. Në intimitetin e mendimeve personale,shpesh i kishte vajtur mendja në rininë e saj,mendonte kur ishte në përfundim të maturës së gjimnazit. Që atëherë,nuk i hiqej mendje Dreni, djali më bukur i klasës të cilin e adhuronte me fanatizëm. Dreni jo vetëm se ishte i bukur,por kishte një pjekuri solide,një urtësi e mençuri të dallueshme për atë moshë dhe atë kohë. Edhe ai e shikonte tërë kohën Mërgimën,por,si të rinjtë,lënë punën e sotme për nesër...

Gjatë kohës sa vallëzonin në sallën e hotelit “Xixillonjat”,Mergimja e kishte pikatur tavolinën ku ishte ulur Dren Vala. Gjithë kohën mendonte se si ta verifikonte saktësinë se a ishte Dreni vërtetë ,me atë pamje aq burrërore, me bukuri të ruajtur, me atë shtat të hedhur si dikur. Por,kishin ndryshuar pamjen flokët e tij, thuaja, gati të zbardhura. Nuk ia besonte askujt që ta pyeste se “a ishte ai aty,Dren Vala?...”Vendosi të përdorë shkathtësinë personale,duke provuar ta ngacmoi. Ndërsa Drenit nuk i kishte vajtur fare mendja se aty mund të jetë Mërgimja,ish shoqja e klasës,të cilën dikur donte marrëzisht. Nuk e kërkonte atë me sy , shikonte femrat tjera vjedhurazi,nën hijen e atyre vetullave te trasha e të zeza,përzier me ca qime të bardha.

Pas një pushimit të muzikës,të gjithë u freskuan me pije të ndryshme,duke folur me zë të ulët në tavolinat e tyre. Mezet ishin me bollëk dhe ushqimi cilësorë. Ishte koha që në sallë të defilonte dhëndri me nusen. Fatmir Quni të paraqitej me bukurinë e zgjedhur. Muzika prishi qetësinë dhe kërkoi duartrokitje për qiftin e ri . Salla ushtoi nga duartrokitjet e dasmorëve. Vallja filloi sërish.

Tani, pas pushimit,vallet dhe kënga ishin në kulm . Sa pushoi dhe u freskua Mërgimja, kishte menduar se si ta ngacmonte Dren Valen,ulur në një tavolinë,mes sallës,afër dy bashkëshortëve të moshuar. Dhe,duke vallëzuar,kur iu afrua te karrigia e tij,i ra me gju të këmbës,kinse në hap të valles. Këtë e përsëriti Mërgimja për të tretën herë. Pas herës së tretë në “zemrën” e Drenit diçka e papritur trokiti. Zuri të kthehet me ngadalësi të matur për ta verifikuar se kush po e ngacmonte! Kur Mërgimja i dolë përballë,Dreni u step dhe filloi të gjurmoi truri atë pamje të bukur të Mërgimes. Gjatë nuk ia ndau sytë. Ajo ia rrudhi syrin dhe preku flokun te balli, me shenjë që të dalë jashta salle. Pastaj i bëri bashk dy gishta te buzët sikur po pinte duhan,me qëllim që Dreni të priste në sallën ku pihej duhani.

Dren Vala, me një delikatesë u ngrit ngadal nga tavolina, dhe pa shikuar askënd me sy,doli një kat më poshtë dhe priste që të vinte ajo që e ngacmoi tërë kohën. Pa vonuar shumë,edhe ajo,u ç’kap nga vargu i vallës, pa diktueshëm ,shkoi në katin ku e priste Dreni. Për fatin e mirë të tyre,nuk qëlloi askush tjetër duke pirë cigare , pos këta të dytë, ballë për ballë me njëri tjetrin, pas më shumë se njëzet vitesh.

–A je ti,Dreni,filloi ta pyes e para Mërgimja?.

–Po,tha Dreni,unë personalisht.

-Po ti,a je ajo,Mërgimja e gjimnazit?....

-Po!-ia drodhi ajo,me zë të ulët . Një puthje si e vjedhur,ngatërroi faqet e tyre të nxehta. Pastaj pasuan pyetje përzier me mallin, si zharavë,si droçkë e trashur në venat e gjakut... Pasi u pyeten shpejtë e shpejt ,shkëmbyen disa pyetje duke iu rrëfyer njëri tjetrin për fatet e tyre. Mërgimja i tregoi per jetën e saj, si i kishte vdekur bashkëshorti para dhjet viteve, ndërsa Dreni, e njoftoj se bashkëshortja e kishte lënë para pesë vitesh. Çfarë fati paskemi përjetuar të dytë Dren! Fat i rëndë-a?-shtoj Mërgimja. Po,i rëndë ,tha Dren Vala!-por fat që nuk pata fëmijë.... –Shiko,shiko,si unë. As unë nuk pata fëmijë me burrin. Çfarë koiçidence mes nesh!!.... Dren,t’i biem shkurt sonte. U gëzova që të takova! Dëgjo,nesër takohemi për më gjatë te hotel “Zemra” jashtë qytetit tonë. Atje do bisedojmë shumë gjatë së bashku. Pajtohesh-pyeti Mërgimja Dren Valën?.... Si jo,shtoi Dreni. Të ka kërkuar shpirti im kohë të gjatë. Gjithë jetën të kam ruajtur në kujtime,në kutinë e gjërave me vlerë ari, shtoi Dreni.

Tani ikim në sallën e dasmës. Mbaruan shikimet në sallë!...Kisha qëllim të nxjerr deri këtu,të rinjoh sërish. Nesër fillon etapë e re mes nesh....

X x x

Ishte dite me vapë korriku. Të zinte frymën vapa në mesditë. Takimin e kishin lënë , në mbrëmje, për shkak të nxehtësisë së ajrit. Dita ecte ngadal. Te dyve,Drenit e Mërgimet,u dukej e largët ora e takimit. Që të dytë kishin çfarë t’i flisnin njëri tjetrit për të kaluarën e tyre. Të dytë kishin pësuar disfata në jetën bashkëshortore. Të humbësh shokun ose shoqen e jetës në një moshë relativisht të re, të humbë shija e jetës brenda vetës. Jeta krijon rrëmujë mendimesh, shpesh të hedhë rrugëve pa shpresë. Kjo nuk është gjë e lehtë. Në lidhjen e fatit njeriu duhet të hap sytë mirë,të mendoi gjatë, të mer në konsideratë të gjithë parametrat jetësorë,e pastaj, duhet t’i mbyll për gjithmonë. Por, shpesh jeta diktohet edhe nga fati i gatuar nga dikush tjetër....Lumturia vjen atëherë kur nuk e pret, nuk e thirrë, nuk vrapon pas saj. Ndoshta kështu është edhe tani për Drenin e Mërgimen, fati i jetës....

Ora kishte vajtur në 18,30 të pasdites. Dreni kishte zënë vendin e duhur në një kënd të hotel “Zemra”, nën një pishë flladitëse,afër një fontane e cila i jepte pamje te bukur vendit me koloritin e ngjyrave të shumëllojshme. Shikimin e kishte drejtuar kah hyrja e hotelit, priste Mërgimen. Nuk kishte porositur asgjë deri në ardhje te saj. Me gishtat e duarve sillte një taketuke në mesin e tavolinës,sikur donte ta luste për Mërgimen që vinte sa më parë. Minutat i dukeshin sa një orë. Tani dritat ndriqonin gjithë terasën e hotelit. Në ato çaste arriti shumë e pritura e kësaj nate, Mërgimja,të cilën e priste me padurim Dreni.

U ngrit në këmbë,bëri dy hapa në drejtim të saj dhe i shprehi plot buzagaz mirëseardhje. Të njëjtën gjë e bëri edhe Mërgimja,me një elegancë të lartë e buzëqeshje tipike të dashurisë,i thotë Drenit “mirë se të gjeta”!...

Pasi porositen pije, nga kamerieri,filluan ngadalë e me kujdes bisedat për hallet e jetës ,duke prekur kujtimet që nga rinia e hershme, kur ishin nxënës në gjimnazin e qytetin të tyre,ato xixat e para të shikimeve të zjarrta që kurrë nuk u harruan e as nuk erdhën në shprehje për t’u realizuar,deri në këtë moment takimi.

Për fatet e jetës dhe të kaluarën e saj, e para filloi rrëfimin Mërgimja,duke ia thënë gjithë vuajtjet e veta që nga fejesa e prindërve, pa dëshirën e saj, martesa, qëndrimi i gjatë në gurbet, jeta pa fëmijë e familjarë,vdekja e hershme e bashkëshortit, e shumë e shumë përplasje tjera. Por nuk e kishte ndërmend që secilën sakrificë të përjetuar atyre viteve ,t’ia sqaronte në këtë rast,pas kaq shumë vitesh, duke pretenduar se do i dëgjonte edhe sakrificat e Drenit. Që të dytë dëshironin që t’i ofronin mendimet sa më të përafërta,për t’i përfunduar ato me një lidhëse kuptimplote . Pas mbarimit të rrëfimit nga Mërgimja,ngritën gotat e verës së kuqe,zgjaten pirunët në sallatën e shijshme,duke derdhur shikimet çdo minutë njëri mbi tjetrit me shumë adhurim e përmallim.

-E moj mike e dashur, dëgjova me shumë vëmendje ato rrëfime,plot sakrifica jete,të cilat më prekën në shpirtin . Po ndihem keq sikur të kisha qenë gjithmonë pranë teje,duke i përjetuar. Por edhe larg nuk isha....dhe ndali bisedën me një buzëqeshje,duke provokuar Mërgimen që i rrinte shumë afër. I bëhej se avullonte goja e saj,i gjithë trupi i saj,edhe buzët,sytë,flokët, gjoksi, çdo gjë avullonte nën flladin e pishave, në terasën e hotelit “Zemra”.

-Po çfarë përplasje pate kur të la bashkëshortja, si të kaluan gjitha ato vite që nuk jemi parë?-pyeti plot kureshtje Mërgimja.

-Të gjitha vitet e jetës ikën me ndrydhje të mëdha, vuajtje,duke qenë edhe i burgosur për dy vite, pastaj sëmundja e bashkëshortes më tronditi në këtë kohë e moshë. Ajo më në fund edhe me la. Por jeta vazhdon me shpresat e veta!....

-Sa më dhimbesh! Sa ndihem keq edhe tani para teje, Dren!. Po në burg pse ishe?.

-Isha si shumë të tjerë Mërgime. Kush mund të ishte i qetë ato vite të rënda okupimi , fillim e mbarim. Kush mund të rrinte indiferent ndaj asaj katrahure pash Zoten!...

-Tani të kuptoj-foli Mërgimja. Prap ndiej keqardhje,sepse e di se të kanë dëmtuar shëndetin ata lugët të jetës sonë. Po i kuptoj të gjitha Dren i dashur... Të kaluara o Zot, si për mua,ashtu edhe për ty!....

Fjala “Dren i dashur”,sikur ia dridhi tërë trupin Drenit. Iu duk vetja si një gjeth që lëviz pa cak para dallgëve të natës. Ndjeu një kënaqësie të pa imagjinuar. I erdhi dëshira sërish për të cakërroi gotën e verës me mikën e dikurshme të rinisë së hershme Mërgimen,dikur gjimnaziste, sot,punëtore në shtetin e Zvicrrës.

-Gëzuar e dashura Mërgime! Ngrejmë dolli për shëndetin e njëri tjetrit,për fatin e ri akoma sa nuk është “plakur” jeta. Me një“gëzuar”, gotat i cakërrua të dytë. Vera sikur rrëshqiti padiktueshëm ,etjës së paparë,deri në shpirtë.

Pastaj mbretëroi një heshtje. Shikonin në gotat e verës që kishin para. Mendimet kishin marë rrugëtim të gjatë,dëshirat e dashuria ishin pranë njëri tjetrit,vlonin në gotën verën së kuqe. Sytë e tyre filluan të rrezatojnë nën pishat që jepnin flladin e natës. Ora kishte ecur, por ata ishin afër njëri tjetrit. Koha iu kalonte shumë shpejte,një orë dukej u si tre minuta....Trupi i Mërgimes, veshja me dyzen,me ngjyra kuq e zi, i kishte dhënë pamje mahniste Drenit. Ajo me pamjen e saj,nuk të jepte se ka më shumë se tridhjetë e pesë vite,ndërsa,kishte dyzet e pesë. Dy vite më shumë kishte edhe Dreni, por mirë i mbajtur. Vuajtjet nuk ia kishin lënë në shëndet . Kishte pamje të bukur e simpatike, një burrë me përvojë jete. Gjitha këto së bashku,duke u zier në mendimet e tyre, kishin shtuar simpatinë ndaj njëri tjetrit deri në përflakje.

Instiket erdhën në shprehje dhe Dreni,zgjati dorën e majtë,e pushoi mbi flokët e gjata e të zeza të Mërgimes,duke u dridhur si purtekë,preku qafën e gjatë e të bardhë si borë,e cila, nën dritat shumëngjyrëshe të lokalit, dukej si një pikturë e Pikasos....Pastaj dora e Drenit, rrëshqiti në butat e saj,duke mikluar me kujdes e plot afsh. Sytë mbylleshin padashje,si në një ëndër afrohet e ikë muzgut të pranverës.Ajo nuk reagoi, priste me padurim edhe buzët e tij që të jenë së bashku me të sajat,aty nga dilte avulli përvëlues,nga goja mjalt e ruajtur gjatë.....Si të kalamendur, pa diktueshëm, u fikën dritat e syve , duart ranë në shpatullat e njëri tjetrit. Pasoi një puthje e gjatë, plot afsh, për të parën herë në jetën e tyre, duke përkundur ëndrrat e jetës plot shpresa...

-Po tani?-shtoi pyetjen Mërgimja.-Më thuaj,çka pas këtij momenti?....Dhe u ndal në pritje të përgjigjes së Drenit,duke ngulitur shikimin në dritën e syrit,duke pritur zërin e gojës dhe shpresën e jetës.

-Tani e kemi shumë më lehtë e dashur. Rrëfimet tona janë të përbashkëta,fatet po ashtu,dashuria gacë e ndezur, jeta nuk është “plakur” as për neve. Të dua fort,si dy sy të ballit. Këtë durim kaq të gjatë na paska ruajtur Zoti për të na bashkuar në jetë. Zoti,thotë populli ,nuk është i vonë kurrë. Mendoj se gjitha vuajtjet tona,duhet “falë” kohës së kaluar,e ne të jemi së bashku gjithë jetën.

-Po ti,ke këtë mendim e sinqeritet si unë,pyeti Dreni ?

Ajo e ngazëllyer nga fjalët e ëmbla të Drenit,e magjepsur nga momenti, e kënaqur me të gjitha tiparet e një burri si Dreni, nxori nga shpirti e zemra fjalën:Të dua fort e besnikërisht,tërë jetën time!.....”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...