Dijetari Sotir Papahristo

Kultura

Dijetari Sotir Papahristo

Nga: Laurant Bica Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:01
Sotir Papahristo

Dijetari Sotir Papahristo për mua ka qenë pak i njohur. Do te ishte nje bisede me mikun tim te vjeter e te vyer, mjeshtrin e muzikes Pandi Bello qe do t’i zgjeronte permasat e ketij personaliteti ne syte e mij. Bej nje artikull per te si e mendon ti, me tha, te ndihmoj me sa te kem mundesi me ndonje material.

Dhe keshtu u nisa per udhe. Duke punuar per te mbledhur materiale me ndihmoi dhe rastesia. Po lexoja librin e Ilinden Spases “Im ate Sterjo”. Ne pese vende aty me dilte emri i Sotirit. Pastaj lexova artikullin e Prof. E. Ҫabej me rastin e vdekjes se tij. Ndermjet te tjerash, shkruhej se shkuarja me burse e Sterjo Spases ne Shkollen Normale te Elbasanit ishte veper e tij. Duke degjuar nje emision muzikor per violinistin Islam Petrela dhe gruan e tij Vasilika Papahristo, qe e kishin kthyer shtepine e tyre ne nje lice te dyte artistik, do te mesoja se bashke me ta si e kish kaluar pjesen e fundit te jetes pedagogu, studjuesi e dijetari Sotir Papahristo.

Zhani Ciko, ish drejtor i Teatrit te Operas dhe Baletit do te kujtonte se n’ate shtepi kish pare ne krah te njeri tjetrit, duke biseduar perzemersisht profesor Ҫabejin e profesor Papahriston . Ai do t’i takonte sa here e sillte rasti te vinte ne ate vater mikpritese. Hyra ne internet dhe lexova nje artikull shkencor te Iljaz Gogaj per dijetarin S. Papahristo si aresimtar. Figura e tij mori permasa me te medha. Ne fund me ra ne dore “Autobiografia” e plote e dijetarit, e shkruar nga ai vete. Atehere kuptova se para meje qendronte nje personalitet i madh, i cili duhet te dale sa me pare ne drite.

Keshtu hap pas hapi do te rritej figura e “Mesuesit te Popullit” Sotir Papahristo ne perfytyrimin tim.

Ne kumtesen time une do te ndalem ne dy perkthime te tij: vepren “Pirro” te Plutarkut marre nga “Jetet Paralele” te tij dhe vepren “Poetika” te Aristotelit, e para dale si botim i Ministrise se Arsimit me 1934 dhe e dyta nxjerre ne vitin 1961 nga shtepia botuese “Naim Frasheri”. Keto do te shihen kryesisht ne planin filozofik dhe ne ate historik, pa lene menjane dhe aspekte te tjera te lidhura me to, per te nxjerre figuren e tij madhore, te dijetarit helenist, te profesorit iluminist, gjithmone ne suazen e atdhetarizmit te tij te kulluar.

Natyrisht, permasat e nje kumtese dhe koha relativisht e shkurter na detyrojne te flasim vetem ne vija te trasha, pasi nje figure e jashtezakoneshme si e Prof. Sotir Papahristos meriton ose me sakte e ka merituar prej kohe qe te shkruhej nje monografi dinjitoze per te. Jane me qindra e qindra faqe te botuara ne libra te ndryshem dhe me qindra e mijra te tjera ne doreshkrim qe presin te shohin driten e botimit. Gjithashtu jane artikuj te panumurt te shperndare andej ketej, qe presin doren e hulumtuesve te kujdesshem per t’u rradhitur ne korpusin e vepres se dijetarit Papahristo, te krijuar per dekada e dekada te tera. Aty numurohen krijime origjinale, pershtatje apo adaptime nga veprat e autoreve te huaj e, mbi te gjitha, perkthime, sidomos nga greqishtja e vjeter.

Dijetari yne zoteronte 7-8 gjuhe te huaja. Ai edhe sot mbetet helenisti me i madh ne trojet tona, qe shok vetem veten ka. Nje perkthyes si Vehap Shita ne Kosove, qe eshte marre me perkthime edhe nga greqishtja e vjeter, as qe mund te krahasohet me profesorin e nderuar Sotir Papahristo. Ai, per mua, eshte nje kontinent ende i pazbuluar, eshte nje miniere qe, sa me thelle te hyjme ne te, aq me shume gjera me vlere kemi per te zbuluar brenda saj. Ne rast se nje dite do te dalin veprat e ketij njeriu te shquar te kombit tone, atehere do te ndergjegjesohemi dhe do te kuptojme se ҁ’pasuri perfaqeson ky mesues i mesuesve, siҁ e kane quajtur, ky studjues i lashtesise greko – romake si rrallekush, ky potencial i madh i dijes njerezore, ky intelektual erudit, qe ende, per fat te keq, mbetet pak i njohur. Ai eshte nje pus i shkences, i dijes e me plot gojen do te thosha nje akademik qe duhet te dale sa me shpejt ne drite, te zere vendin qe meriton ne letrat shqipe.

Profesor Sotirit nuk i kane munguar gradat e titujt shkencore si kandidat i shkencave filologjike, bashkepunetor i vjeter shkencor, bile nga shteti francez ne vitin 1931 ka marre dekoraten “Oficer d’Academie” etj. Sipas studjuesit te mirenjohur te arsimit shqiptar, Dr. Iljaz Gogaj “eshte fakt se krahas Mirash Ivanajt e Rexhep Mitrovices edhe Sotir Papahristoja ben pjese nder titullaret me perparimtare dhe me te perkushtuar te zyres se larte te shkolles se shtetit shqiptar ne vitet’20-30 te shekullit XX. ”

Le te shpresojme qe dita, kur krijimtaria e puna e tij te dalin siҁ jane ne te vertete, te jete sa me e afert. Edhe kjo konference shkencore eshte nje kontribut me vlere qe nderon organizatoret e saj.

Dijetari shok me dijetare.

E kemi fjalen vetem per profesor Eqrem Ҫabejin se nuk mungojne edhe te tjere si Aleksander Xhuvani, Mirash Ivanaj, Kostaq Cipo etj. Ҫabej ishte shoku i ngushte i jetes se tij. Deri sa vdiq, ne moshe 92 vjecare, nuk ju nda kurre Papahristos, bile u takua me te edhe disa ore para se te vdiste. Ai foli edhe ne varrimin e tij dhe ne gazeten “Mesuesi” shkroi “Dy fjale kujtimi per profesor Sotir Papahriston”. Qysh sa erdhi Eqremi nga Vjena pas mbrojtjes se doktorates ne vitin 1933, ata te dy kane qene ne lidhje te panderprere, pavaresisht se ku i hodhen dallget e jetes njerin apo tjetrin. Ne vitin 1940, kur pushtuesit italiane Sotirin, nga Instituti Femnor e degdisen ne Gjimnazin e Shkodres, do te ishte Ҫabej, qe atehere ishte drejtor ne Ministrine e Arsimit te kohes, qe do ta ndihmonte te fillonte punen si profesor i greqishtes se vjeter ne Gjimnazin e Tiranes.

Po fjalen e kemi diku gjetke, per maredheniet intelektuale midis tyre. Ate qe do te bente Sotir Papahristo ne lemin e historise e filozofise qysh me 1934, dy vjet me vone do ta bente Eqrem Ҫabej ne fushen e gjuhesise e te letersise. Por te dy kishin nje qellim te vetem, zgjimin kombetar dhe forcimin e ndjenjes atdhetare. Ne shtypshkronjen “Kristo Luarasi” do te botohej libri “Pirro” i Plutarkut perkthim nga greqishtja e vjeter i S. Papahristos, aprovuar nga Ministria e Arsimit e kohes si literature leximi per shkollat e mesme.

Ne po te njejtin funksion por si tekst mesimi per shkollat e mesme ne vitin 1936 do te botohej vepra e hartuar nga Eqerem Ҫabej me pjese te zgjedhura nga letersia jone shqipe e vjeter, e arberesheve te Italise, e arberoreve te Greqise, te periudhes se Voskopojes, letersia e Rilindjes me Naimin ne krye, letersia e pas Pavaresise me Nolin, Konicen, Gjergj Fishten etj me titull “Elemente te gjuhesise e literatures shqipe”.

Vete Ҫabej n’ate kohe ishte pergjegjes per arsimin e mesem ne kete ministri. Fill pas luftes, po ky Eqrem Ҫabej do te botonte dy tekste mesimore per arsimin e larte “Linguistike”dhe “Albanologji”, tekste per Institutin Pedagogjik (Tirane 1947).

Dijetar qe nxorri dijetare.

Nje figure tjeter e shquar e lidhur me emrin e Sotirit, si njeri, si drejtues i arsimit, si profesor eshte shkrimtari Sterjo Spase. Propozimin per shkollimin e tij ne Normalen e Elbasanit e beri vete ai dhe i dha gjate tere kohes nje perkrahje te fuqishme. Te dy tere jeten mbeten miq te pandare. Ne vitin 1922 profesor S. Papahristoja bashke me profesor Spiro Konden moren pjese ne Kongresin e Arsimit Shqiptar, te organizuar nga ministri i kohes i arsimit, Rexhep Mitrovica. Ata ishin perfaqesues te gjimnazit te qytetit te Korҁes dhe te dy ishin diplomuar ne Universitetin e Athines. Pas kesaj, ata u emeruan ne Korҁe, Papakristoja si inspektor i arsimit te shkollave

3

te qarkut, ndersa Konda drejtor i Shkolles Femnore te Korҁes. Ishte ky i fundit qe do te shkruante ne fund te viteve ’50 nje liber teper te rendesishem e fundamental per origjinen e popullit tone “Shqiptaret dhe Problemi Pellazgjik”. 22 vjet me vone, ne zjarrin e luftes ҁlirimtare, me 25 nendor 1944, Sterjo ne gjurmet te mikut te vet Papahristo merr pjese ne Kongresin e Arsimtareve Antifashiste dhe foli plot zjarr aty per te ardhmen e arsimit shqiptar dhe te shkolles sone.

Ne vitin 1945, nje grup prej 9 arsimtaresh te shquar, ku perfshihej dhe Kahreman Ylli, Sterjo Spase dhe Sotir Papahristo, do t’i kerkonin Ministrise se Arsimit te krijohej nje reviste per problemet e arsimit shqiptar. Kerkesa u aprovua, ne dhjetor 1945 doli numri i pare i saj me emrin “Shkolla e re”. Ne te do te punonte per dhjete vjet si redaktor i saj nxenesi i Papahristos, Sterjua. Ajo qe dua te nenvizoj ketu eshte se dijetari Prof. Sotir Papahristo nxori nga duart e veta dijetare, siҁ eshte rasti me shkrimtarin Sterjo Spase. Ky tere jeten e vet ishte mik i ngushte me njerez te shquar te dijes, kolege te tij shkrimtare etj. si Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Petro Marko, Nonda Bulka, Mahir Domi etj.

E pyeta njehere Sterjon per nje term filozofik si “Nihilizmi” qe permendte diku ne nje veper te tij. Paraprakisht, kisha lexuar diҁka ne nje fjalor filozofik. Pergjigja e tij ishte befasuese per mua. Me ka folur nje cope here per permbajtjen e tij. Aty une, pedagogu i ri i filozofise, pashe se ҁ’kulture te gjere, perfshi edhe ate filozofike kish ky shkrimtar. Deshmi e saj dhe e dijeve te tij te gjera e te thella te fituara nga studimet e parreshtura sidomos ne fushen e historise, ishte dhe cikli i romaneve te tij “Rilindasit”, qe shkroi ne fund te jetes. Bibliografine shteruese per vepren e Sterjo Spases e ka pergatitur miku im Ilindeni, i biri i tij dhe ajo pret ndonje sponsor qe te shohe driten e botimit.

Nje bibliografi te tille e kerkon koha edhe per dijetarin Sotir Papahristo dhe ajo duhet te pergatitet sa me pare, sa i kemi ende gjalle njerezit qe kane punuar e bashkepunuar me te. Kjo mbasandaj do te sherbeje si baze per botimin e plote te korpusit te veprave te tij. Rendesia e vepres se tij i kalon permasat lokale, eshte kombetare, ballkanike e me gjere. Bile per mendimin tim, siҁ ka nje shtepi botuese “Ҫabej”, “Mitrush Kuteli”, ”Kokona”, etj te drejtuara nga familjaret perkates dhe qe po boton dita dites vepren e tyre, duhet te ngrihet nje e tille, s’di se nga kush, per botimin ne vazhdimesi te vepres te te madhit, dijetarit tone Sotir Papahristo. Eqerem Ҫabej do ta quante”nje nga shtyllat e renda te aresimit shqiptar”.

I. Vepra “PIRRO” e Plutarkut

Mbi vepren.

Qysh ne vitin 1931, Sotir Paparistua perktheu nga “Jetet paralele te Plutarkut” biografine e Pirros, mbretit ilir. Ne vitin 1934 ajo do te botohej nga Ministria e Arsimit “ si kendim per shkollat” siҁ shprehet vete profesori, ashtu thjesht ne autobiografine e vet. Ne fakt ajo do t’i sherbente edukimit atdhetar qe ne ate kohe i vihej shume rendesi ne shkollat e mbreterise, siҁ edhe i sherbeu. Kete do ta ribotonte shtepia botuese “Bargjini” nen titullin Plutarku “Pirro” Tirane 2002. Kete teme e kishin marre edhe me pare shkrimtare te ndryshem shqiptare. E filloi Mihal Grameno me dramen “Vdekja e Pirros”, botuar ne Sofje 1906, Selanik 1910, vazhdoi Kristo Floqi me botimin e nje drame tjeter “Pirro Neoptolemi”, Vlore 1923 dhe me 1934 Ethem Haxhiademi boton ne Tirane, Shtepia botuese “Kristo Luarasi”, tragjedine “Pirroja”. Me 1944 botohet nje liber tjeter per Pirron. Me 1963 profesor Skender Anamali boton nje artikull studimor per Pirro

Mollosin ne nje reviste shkencore, per te ardhur deri ne ditet e sotme me botimin historik te autorit amerikan Jacob Abbott “Pirro, njerezit qe bene historine “ Botimet Jozef 2016.

Profesor Paparistua me 1944 ne Librarine “Argus”do te botonte edhe nje perkthim

tjeter mjeshteror nga “Jetet paralele te Plutarkut” per tre figura te lashtesise qe kishin lidhje edhe me Shqiperine si Jul Qezari, F. Maksimi dhe Katoni i ri. Me pas ai do te vazhdonte te perkthente nga ky liber figura te tjera me qellim qe ta shqiperonte te terin. Arriti, siҁ tregon vete ne autobiografi, deri ne 22 figura, te cilat mbeten ne doreshkrim tek ai ne shtepi apo dhe ne Shtepine Botuese “Naim Frasheri”, diku neper sirtaret e saj.

Pas 1990, perkthyesi yne Shpetim Ҫuҁka ka botuar gati gjysmen e figurave te librit te Plutarkut, kuptohet perfshi dhe Pirron e Epirit.

Tani, ne vitin 2018 perkthyesja Ilirjana Angoni ka nxjerre ne bashkepunim me shtepine botuese “Plejad” vellimin e pare te “Jetet Paralele” te Plutarkut. Le te shpresojme ta kemi me ne fund te gjithe Plutarkun (50 figura) te shqiperuar. Sigurisht te sjelle nga ndonje gjuhe perendimore e jo nga origjinali greqishte e vjeter se kete mund ta bente, siҁ e beri deri diku, helenisti yne i madh Sotir Papahristo, por qe, per fat te keq, mbeti ne doreshkrim, shumica dermuese e pabotuar dhe e . . . harruar.

Ka pasur tani vone nje tentative per te botuar doreshkrimet e Plutarkut te S. Paparistos por qe s’u realizua.

Karakteri edhe filozofik i vepres.

Vepra “Pirro” e perkthyer nga profesori , veҁ karakterit historik, ngerthen ne brendine e saj edhe momente qe kane te bejne me filozofine e antikitetit, ate greko-romake dhe me nje figure tonen ilire ne fushen e filozofise si Kinea Mendimtari, apo Thesalioti; nje nga ndihmesit dhe keshilltaret, me i aferti, i mbretit Pirro. Ja c’thote amerikani Abbott per te:

”. . . nje gjeneral dhe minister i shquar . . . lindur ne Thesali. . . ”, ”Burre prej Thesalie shume i menҁëm . . . ” perkthen Paparistua nga Plutarku. ”. . . nxenes i Dhimostenit. . . shkruan Sotiri . . . kishte aq zotesi ne te folur, sa oratoret e tjere t’asaj kohe . . . (e konsideronin L. B. ) se vetem ay ishte fytyra e gjalle e Dhimostenit”. Vazhdon Abbott:”. . .

Ishte edukuar ne Greqi prej Demostenit, ishte orator i shkelqyer dhe nje burre shteti. Gjithashtu Pirroja e kish perdorur si ambasador ne shume raste (si ne Rome, Sicili etj. L. B. ) dhe Kinea e kishte justifikuar shume mire besimin e Pirros. Madje Pirroja me mirenjohje. . . thosh se Kinea kish fituar me shkathtesine e vet me shume qytete se sa kishte fituar vete Pirroja me arme”.

Ndersa per pikpamjet e Kineas, Plutarku do te shkruaje:”Ne mes te bisedave te tjera, Kinea e solli fjalen per Greqine dhe per filozofet e saj, e sidomos per Epikurin (341- 270 p. e. s. , L. B. ) parimet e te cilit zuri t’i zhvilloje. Tha d. m. th. se ҁ’mendime kishin Epikureanet per perendite, per ҁeshtjet politike dhe per qellimin e fundit qe ka njeriu ne kete bote. Qellimi i fundit, pas mendimit te ketyreve . . . qendron vetem ne kenaqesite, ne gezimet e ne defrimet, dhe jo ne punet e politikes, nga e cila ҁdo njeri duhet te largohet, mbasi ajo demton dhe prish lumterin’ e njeriut. Sa per perendite, keta me asnje menyre nuk ndjejne ndonje gezim, zemrim ose perkujdesje per njerezit, po te hequr me nj’ane, shkojne nje jete te qete dhe plot me defrime”.

Kjo eshte pikpamja e mirefillte hedoniste e materialistit te lashte, Epikurit grek dhe nxenesit te tij latin, Lukrecit (99-55 p. e. s. ) ne Romen e Vjeter. Ky i fundit keto pikpamje i paraqiti gjere e gjate hollesisht ne vepren e tij poetike “De rerum natura”( Mbi Natyren ).

Per pikpamjet politike te romakeve te vjeter, Plutarku nenvizon:”Kinea siҁ thone, ne kohen qe ndenji ne Rome, nuk u muar vetem me ceshtjen e paqes, po u kujdes

qe te studioje edhe jeten private te Romaneve, si dhe te mirat e jetes publike te tyre, duke erdhur ne bisedime me njerezit me te shquar te asaj kohe. . . Senati i Romaneve iu duk si nje mbledhje mbreterish; sa per popullin Roman, . . tashi q’e njojti mire kete kishte frike se mos kishin te bejne me nje Hydre Lerne te dyte”.

Ketu kemi rast te shohim se ҁ’njohuri te thella ka dijetari Papahristo. Ai ne fusnota ben kete shenim:

”Sipas mithollogjise, kjo ishte dragua me nente krere dhe banonte neper kenetat afer qytetit Argos. Kete, siҁ dihet, e vravi Irakliu”.

Per pikpamjet psikologjike te Kineas marrim nje ide te zbehte nga keto fjale te Plutarkut:

”Kinea i kishte thene Pirros per kete (konsullin romak G. Fabrici L. B), se ishte nje njeri, te cilin ne Rome te gjithe e nderonin per karakterin e tij te larter, per zotesine e tij ne punet ushtarake dhe per vobekesine e tij shume te madhe”.

Eshte per te ardhur keq qe emri i Kineas, ketij filozofi te shquar ilir, nuk del ne enciklopedite e ndryshme, kurse emri i filozofit tjeter ilir me origjine mesape, Kuint Eni (239-169 p. e. s. ), epikurean qe e permend e Lukreci, afersisht te kesaj kohe, nuk mungon pothuajse ne ҁdo enciklopedi apo fjalor filozofik te Perendimit. Ky i fundit e admiron Pirro Burrin.

Veper qe u moren dijetare.

Profesor Sotiri jo vetem qe perktheu dijetare si Plutarku, Thuqididi, Aristoteli por me perkthimet e tij si vepra “Pirro” u moren dijetare bashkekohes te tij si korҁari Ilo Mitke Qafezezi, Zef Valentini, Nebil Cika etj. Tek keta te tre do te ndalemi me poshte.

Kronologjikisht i pari u muar studjuesi Ilo Mitke Qafezezi, i cili njihet per shkrimet qe ka botuar sidomos per periudhen historike qe lidhet me qytetin e Voskopojes ne shekullin e 18. Ne vitet 20-30 shekullit 20-te Iloja nuk do te lere kishe, manastir, xhami e objekte kulti te tjera ne Voskopoje, Vithkuq, Korҁe e gjetke pa eksploruar, do te rremoje me zellin e nje arkeologu gjithandej edhe neper biblioteka librat e vjetra etj. etj. Shumica e kerkimeve te tij kane mbetur te pabotuara dhe fondi i doreshkrimeve te tij ben “gjumin e madh” ne Arkivin e Institutit te Historise dhe ne Arkivin e Shtetit.

Te parin une e kam pare dekada me pare. Dijetari Ilo Mitke Qafezezi qe zoteronte disa gjuhe, perfshi dhe greqishten e vjeter dhe te re, e meriton nje simpozium apo nje konference shkencore si kjo e sotmja, ashtu sikurse arkivi i tij i pasur pret doren e studiuesve te rinj shqiptare e korҁare per te pare sa me shpejt driten e botimit.

Ai ka pasur dhe formim filozofik dhe ka shkruar, pavaresisht se te botuara ose jo, per humanistin shqiptar nga Arta e Ҫamerise, Mihal Artioti, apo i njohur si Maksim Greku, i ka kushtuar nje monografi oparakut Protopape Teodor Kavallioti, ka shkruar per voskopojarin Kostandin Cekani dhe iluministin Evgjen Vullgari etj. Ai ndonese nga fundi i jetes u verbua, vazhdoi te shkruaje deri sa vdiq i ndihmuar nga e bija Tefta.

U zgjata pak me Ilo Mitken se ky ndonese kaq i pergatitur dhe i lidhur me albanologet e huaj, sidomos ata rumune, Papakostea dhe Kapidan, ndaj librit te Sotir Papahristos do te mbante nje qendrim teper dashamires. Do ta vleresonte perkthimin “shkruar me nje gjuhe te embel dhe te rrjedheshme. . . nga drejtori i Liceut Francez te Korҁes, Sotir Papahristo”. dhe do te shfaqte nje respekt te jashtezakonshem. Ne “Gazeten e Korҁes” ne dy numura ne vazhdim ne datat 4 dhe 6 janar 1933 nen titullin “Dy perkthime shqip te Pirros se Plutarkut. Shenime dhe barabitje te domosdoshme”ai do te flase dhe per perkthimin e bere prej atij vete te “Pirros”me nje parathenie dhe nje hyrje te tij 60 faqeshe per kohen kur u shkruajt prej Plutarkut, bazuar ne historianet e shquar Thuqididi dhe Momsen, me origjinalin ne greqishten e vjeter perballe faqes shqip, me kujdesin e tij per shqiperimin e emrave etj. etj.

Nuk dime ne e pa driten e botimit perkthimi i Mitkes per Pirron e Epirit i shoqeruar e i pajisur me shenime sqaruese te hollesishme sic thote vete. Besojme se po, por s’e kemi pare me sy, qe te themi diҁka.

I dyti eshte dijetari i mirenjohur Zef Valentini qe shkroi nje kritike me pseudonimin Zalvi ne rubriken “bibliografi” te revistes, edhe filozofike, “Leka”qe dilte

ne Shkoder, per librin e S. Papahristos, ne tetor 1934 dhe ne gusht te vitit 1935. Pergjigja e Papahristos qe ne numurin e janarit 1935. Pavaresisht se te dy njiheshin publikisht nga

opinioni shoqeror i kohes dhe e njihnin njeri tjetrin, kishin respekt per njeri tjetrin, prape kritika e Zalvit nuk qe dashamirese.

Dihet kush ka qene dijetari Zef Valentini ne Shqiperi e me pas ne Itali pas ardhjes ne fuqi te komunisteve. Albanologu Valentini e vazhdoi punen e nisur ne Shqiperi si drejtor i Institutit Albanologjik ne Palermo te Sicilise, qe e krijoi vete dhe ku punoi deri sa vdiq. Vepren e tij, pothuajse te gjithen, mbi 32 volume te perkthyera e te botuara nga shtepia botuese “Plejad” ne gjuhen shqipe, e kemi ne saje te punes te perkushtuar te drejtorit te saj, zotit Ndriҁim Kulla.

Ata, Valentini dhe Papahristua ne faqet e revistes “Leka” ishin si dy gladiatore ne ring. Por “ustai’, mjeshtri i filologjise greko –latine qe kish studjuar ne burim ne Universitetin e Athines, megjithe kulturen qe kish Z. Valentini i dha nje pergjigje dinjitoze. Nuk dua te zgjatem me debatin publik te tyre por po them se Profesor Sotiri, atehere Drejtor i Institutit Nena Mbretneshe, ”punetor e i thjeshte, mesues e helenist i shquar”, siҁ e cileson Llazar Siliqi, tregoi ne kete polemike nivelin e larte te dijes e sjelljes se tij.

Nga kater-pese fjale qe diskutuan midis tyre qe duheshin perdorur ne perkthim, per kater prej tyre si psh fjala origjine dhe fis koha e sotme i ka dhene te drejte Papahristos dhe vetem per nje fjale korent dhe rryme (filozofike L. B. ) zotit Valentini. Ne fund te pergjigjes te tij Profesor Sotiri ne lidhje me menyren e perkthimit nga nje gjuhe ne tjeter, thote se i qendron besnik frymes e jo perkthimit germe per germe, siҁ kane bere dhe bejne shkrimtaret e tjere ne bote. Ketu as me shume as me pak dijetari S. Papahristo ecen ne gjurmet e Nolit tone te madh. ”Kete parim (te perkthimitL. B. ) pikerisht kam ndjekur dhe une, e kete parim ka per te ndjekur sigurisht edhe z. Zalvi, ne qofte se mer mundimin te ktheje ne gjuhen t’one ndonje nga veprat e shkrimtareve klasike te vjeter”.

I treti eshte dijetari Nebil Ҫika nga Borshi i Bregut te Detit Jon. Ky ne vitin 1943 riboton vepren e perkthyer prej profesor Sotirit nen titullin “Biblioteka e Kultures Popullore, Plutark PIROJA-nen te shkruhet –Perkthyer prej S. Papahristo me Shtepi Botuese “Distaptur”1943 . Ka dhe nje 2 te madh te futur ne nje rreth te madh. Si duket eshte libri i dyte ne kuadrin e kesaj biblioteke te krijuar me te njejtin emer nga Ministria e Kultures Popullore.

Nebil Cika, firmon thjesht “N. Ҫ. ”ne fund te parathenies se librit qe e ribotoi vete ai, duke qene me sa duket titullar n’ate ministri. Padyshim ai e njeh nga afer profesorin, i di mire kapacitetet intelektuale te dijetarit Papahristo dhe gjykon qe mjafton emri i tij ne kopertine per te kuptuar vleren e librit. Ndaj, pa permendur Sotirin, ai shkruan ne fund te parathenies keto fjale:”Vlera qe ka libra “Pirroja” e Plutarkut, dhe sidomos vlera qe ka per ne Shqiptaret e shtyti Ministrin’e Kultures Popullore qe t’a ribotoje, duke mos patur dyshim se kendonjesi do te kenaqet”.

Ka dhe nje moment qe duhet nenvizuar. Me 1934 vepra doli si botim i Ministrise se Arsimit te kohes, pra per nje numur sido qe te jete i kufizuar njerezish, nxenesit e shkollave te mesme. Kurse tani pas gati 10 vitesh ajo nxirret nga nje ministri tjeter, ajo e kultures dhe i drejtohet mases se gjere te lexuesve ne mbare vendin. Pra libri ka fituar nje qytetari me te madhe ne opinionin publik dhe u ndje nevoja e ribotimit te tij. Ne lidhje me aspektin filozofik te ҁeshtjes Nebil Cika do te shkruaje dhe keto ne parathenien e tij. ”Historiani dhe moralisti i madh grek Plutark, . . . ka qene familiar me historine, me filosofine, me kritiken letrare, me rethoriken, me gramatiken e me moralin. . . Morali qe parashtron ai. . . eshte morali i mendjes me kuptim te sakte dhe i ndershmerise praktike”.

Po kush eshte dijetari Nebil Cika ?

Ne Shqiperi botuesi i gazetes “Arberia” dhe i revistes “Minerva” e te ndonje organi tjeter ne vitet 30-te te shekullit te 20-te. Me 1943 ai botoi, e pse mos e quaj keshtu, nje traktat filozofik social me emrin “Njemendesia Shqiptare”(Tirane 1943), shume i rendesishem per kohen por dhe per ditet e sotme. Regjimi komunist ne ditet e ҁlirimit te Tiranes, bashke me 144 te tjere te pafajshem, i futi plumbin, per te mos e patur neper kembe ne ditet qe do te vinin, ne bodrumet e hotelit “Internacional”.

Ne Perandorine Osmane ne fillim te shekullit te 20-te, ai mbahet bashke me nje shokun e tij te shkolles Baha Tefik, nen emrin Ahmet Nebil, si botuesi i te pares reviste filosofike turqisht “ Felsefe Mecmuasi”, i nje fjalori filozofik ne faqet e saj, i se pares Histori Filozofie ne dy vellime, perkthim nga frengjishtja, i nje biografie per Nicen mbeshtetur ne burime gjermane e daneze, i nje psikologjie perkthim nga frengjishtja qe nder 30 psikologjite qe ndoqen psikologjine e Hasan Tahsinit mbahet si me e mira .

Ne kuadrin e bibliotekes filozofike u botuan 11 libra, bile njeri dhe per darvinizmin. Midis tyre u sollen dy libra filozofike me peshe te perkthyer nga Nebil Cika, alias Ahmet Nebil dhe shoku i tij Baha Tefiku. Po violine e pare ka qene shqiptari Nebil, e jo siҁ paraqiten gjerat sot me koke poshte ne Turqi, sikur autori kryesor eshte shoku i tij turk. Librat qe shkaktuan nje tronditje te jashtezakonshme ne opinionin intelektual te kohes si ne tere boten e qyteteruar, ishin vepra e filozofit e shkencetarit Ernest Hekelit “Enigmat e Universit” dhe libri i materialistit vulgar Ludvig Byhner “Materia dhe Fuqia”. Fatkeqesisht, e sot e kesaj dite kemi nje Nebil Ҫika te ndare, ne nje pjese te aktivitetit te tij intelektual ne Turqi dhe pjesa tjeter kur u kthye ne Shqiperi.

Klima filozofike e kohes .

Jane edhe nje varg personalitetesh te tjere qe luajten rol nejeten intelektuale te viteve 20-30 te shekullit te 20 dhe qe ne nje menyre ose nje tjeter direkt ose terthorazi paten lidhje te drejtperdrejta ose te terthorta me Prof . S. Papahristo. Keta paten ndikim ne Shqiperi, bile dhane kontribut te vyer edhe ne lemin e e filozofise. Ismet Toto do te perkthente nga libri i Willi Durant “Heronjte e Mendimit Platoni”dhe do ta botonte ne Tirane ne vitin 1937. 60 vjet me vone kete do ta ribotonte Shtepia Botuese Toena. Ky liber pas lufte do te lexohej fshehurazi ne burgjet e diktatures komuniste.

Branko Merxhani, filozof, sociolog e psikolog, do te nxirrte ne vitin 1937 revisten “Perpjekja Shqiptare”, ne faqet e se ciles do te kishte edhe shkrime me karakter ideologjik, ne te cilat pasqyrohej realiteti shqiptar i kohes.

Vangjel Koca nga Gjirokastra, intelektual i shquar, me rastin e 400 vjetorit te botimit do te sillte ne shqip vepren filozofike te Dekartit “Aresyetime per metoden”, gje qe perbente nje ngjarje te shenuar per kohen. Kete nuk do te mungonte ta vinte ne dukje publicisti Branko Merxhani. Ne numurin e prillit 1944 te revistes kulturore –fetare “Njeriu”, drejtori i saj Sadik Begaj, nje intelektual i formuar, do te botonte nen pseudonimin “ Konshienca”, gati ne dy faqe te saj nje shkrim per filozofin hollandez te shekullit te 18-te, Benedikt Spinoza.

Kryeredaktori i gazetes “Demokratia” qe dilte ne Gjirokaster, Xhevat Kallajxhiu do t’i mbante hapur shtyllat e saj dhe per shkrime te karakterit filozofik. Edhe ne mergim ne Amerike pas luftes se dyte boterore, ai do te shkruante artikuj dhe studime me karakter filozofik. I famshmi Mirash Ivanaj, do te kryente nje vit per filozofi ne Beograd dhe pastaj ne Rome do te perfundonte studimet e larta ne dy fakultete, per filozofi e jurisprudence.

Me insistimin e tij, kur ishte minister i arsimit te Zogut, me 1933 do te vendosej Drejtor i Institutit Femnor ne Tirane Profesor Sotir Papahristo. Lasgush Poradeci, poeti – filozof apo filozofi – poet, qe do te shfaqej si meteor ne shtypin e viteve 30-te, do te behej ne Viene, Austri, doktor i shkencave filozofike. Disertacionin tij te doktorates e kemi te botuar edhe ne shqip. Ishte po ky Lasgush qe do te lexonte “Vedat”-indiane (monument filozofik i lashtesise) ne gjuhen sanskrite ne origjinal.

Tajar Zavalani, nje tjeter erudit shqiptar, do te shkruante liber dhe nje ditar per historine e Shqiperise, te botuar tani se fundmi. Dhe per t’i dhene fund ketij qarku filozofik, ku u perfshi dhe helenisti i shquar Sotir Papahristo me perkthimin e vepres “Poetika “ te Aristotelit, po permendim atdhetarin dhe dijetarin Hafiz Ali Korҁen. Ai perktheu nga origjinali persisht me porosi te rilindasit Naim Frasheri, nxenes i te cilit ishte, vepren “Rubairat” te filozofit - poet iranian Omer Khajam. Pra ky eshte qerthulli filozofik, ne te cilin u botua dhe libri “Pirro” i Plutarkut, i perkthyer prej akademikut tone te shquar, Sotir Papahristo.

II. Vepra “Poetika” e Aristotelit e te tjera

“Poetika” e Aristotelit.

Kjo veper e Papahristos, me rreth 100 faqe, u perkthye e u botua ne vitin 1961 nga shtepia shteterore botuese “Naim Frasheri”. Ajo u pasua edhe nga botimi ne Kosove. Ne vitin 2006 e shoqeruar me nje parathenie te gjate u ribotua nga shtepia botuese “Ҫabej”. Ne vitin 2010 po kjo veper por ne shqiperimin e nje autori tjeter kosovar, Murat Bejta u botua nga shtepia botuese “Gjon Buzuku”. Ketu lindin dy pyetje te ligjeshme:”Pse nga antikiteti grek Sotiri zgjodhi pikerisht Aristotelin dhe pse nuk perktheu nga veprat e shumta te tij nje veper te mirefillte filozofike por pikerisht vepren “Arti i Poezise”

apo thene sipas greqishtes “Poetika”? Aristoteli (384-322 p. e. s. ) eshte filozofi me i madh i lashtesise dhe nje nga me te shquarit e te gjithe kohrave; nje mendje enciklopedike qe permblodhi ne veprat e veta gjithe dijet e Greqise se Vjeter. Vepra”Poetika” eshte nje traktat per letersine qe u ka sherbyer per krijimtarine e tyre per 23 shekuj shkrimtareve, poeteve dhe krijuesve te fushave te tjera, perfshi dhe filozofet. Per me teper, kur edhe keta te fundit per shekuj e shekuj te tere, gati deri ne ditet tona, ne nje shumice te tyre e kane shprehur mendimin filozofik me gjuhen e poezise, pra ne vargje.

Aristoteli shkroi ne lashtesi kur filozofia konsiderohej si dashuri per dije dhe vete vepra e tij, e tera filozofike, perfshinte logjiken, etiken, politiken, etiken, poetiken, retoriken, fiziken, metafiziken, psikologjine, astronomine, zoologjine. . . etj. Pra ne kete kuptim edhe “poetika” ishte filozofi. E verteta e shekujve eshte se ato kane qene te nderthurura me shume fije. Edhe sot kur dijet jane te diferencuara ka rryma filozofike si ekzistencializmi francez, qe letersia me filozofine nuk ndahen dot. Ec e gjej ku mbaron njera e ku fillon tjetra. Papahristua yne i menҁur, duke pare stadin foshnjor te dijeve, te krijimtarise tek ne, produkt edhe i prapambetjes shekullore qe e konstatoi vete si para lufte ashtu e pas saj ne vitet 50-60, iu drejtua stadit foshnjor te njerezimit dhe keshtu perktheu “Poetiken”.

Per me teper, se greket ishin fqinjet tane dhe kjo perputhej me formimim e tij filologjik greqisht. Pra nje perputhje ideale dhe profesor Sotiri beri ate qe duhej ne kohen e duhur e vendin e duhur. Mirenjohje, vetem mirenjohje! Plus qe ju trasuat nje rruge te re

ate te sjelljes ne shqip te letersise e filozofise antike greke, nga e cila ka pare me admirim ne mijevjecare mbare njerezimi! Filozofia e mirefillte me natyren e saj te veshtire i

takonte nje stadi te mevonshem. Pra vepra e tij e perkthyer erdhi si pergjigje e nevojave te kohes, i stadit qe po kalonte filozofia e letersia ne gjuhen shqipe. Historikisht ato kane qene te pandara.

Diku Aristoteli shkruan duke krahasuar poezine me historine:”Poezia flet me teper mbi te pergjithshmen, historia mbi te perveҁmen, prandaj poezia eshte me filozofike dhe me serioze se historia”. Nga vitet 20-30 te shekullit 20-te ose me mire pas shpalljes se pavaresise nga Ismail Qemali e me pas, perfshi edhe ne Kosove e Maqedoni, per vete kushtet qe kane jetuar shqiptaret deri ne fund te luftes se dyte boterore, bile deri me sot ne literaturen shqiptare kemi nje nderthurrje te filozofise me letersine, historine, arsimin e atdhetarizmin. Akademiku Papahristo ka menduar per sot e per neser, per te ardhmen.

Ne vepren “Poetika”,ne lidhje me dijen e mirefillte filozofike ka nja tre momente qe dua t’i nenevizoj. Kapitujt 19, 20, 22, 25 respektivisht me titujt, Te menduarit dhe te folurit, Elementet gramatikore te te folurit, Kritika letrare –Parime te pergjitheshme, kane me teper “miell” filozofik. Nuk po futem ne analizen e tyre se kornizat e kumteses nuk me lejojne por aty rrihet problemi i madh filozofik gjuhe-mendim. Ne te parin permendet dhe filozofi sofist Protagora nga Abdera (490-420 p. e. s. ) qe ka lene gjurme te thella ne historine e filozofise. Ne vepren e tij “Mbi saktesine e te folurit” Protagora eshte i pari qe trajton probleme gjuhesore e gramatikore, qe kishin te benin me artin e oratorise dhe te shprehurit bukur, qe per sofistet ishte gjeja me e rendesishme.

Se fundi, te gjitha shenimet e fusnotave, qe si ne botimin e Shqiperise, ashtu edhe te Kosoves jane kryesisht te te madhit Papahristo, na sjellin jehonen apo kane ne sfond filozofine antike greke me korifejte e saj si Aristoteli, Platoni, Demokriti, Epikuri etj. .

Veprat teologjike te perkthyera dhe Revista “Jeta Kristiane”.

Ketu, pa i hequr asnje presje, po ja le fjalen Profesor Sotir Papahristos, ҁfare thote per perkthimet e veta te veprave fetare. Te terheq vemendjen fakti se, ndryshe nga veprat e tjera qe jane te daktilografuara nga faqja 41-44 ne fund te “Autobiografise” te Sotir Papahristos, qe mban daten 2-IX-1969, vjen nje shenim per librat fetare me shkrim dore. Pse, se atehere ziente kazani i luftes kunder fese dhe Paparistua druante se mos ajo binte ne duar jo te mira. Mundet t’i kete shtuar me vone. . . ”Shenim-Libra fetare. 1) Ora e shpirtit;2) Mjeku izraelit;3) I biri i shtepise se Davidit;4) Pjesa nga Gojearti;

Prej vitit 1940 gjer ne vitin 1944 (ne fakt mars 1940-nendor 1944 L. B. ) bashkepunova ne Revisten Fetare “Jeta Kristiane”me artikuj te ndryshem, sidomos Apologjetike me pseudonimin “Shpresetari”. Keto mund te formojne volume te tera”.

Kater librat e siper permendur jane shqiperime te paraluftes. Ndersa siҁ tregon vete, ai dhe theollogu Dhimiter Beduli ishin dy shtyllat kryesore qe moren inisiativen per krijimin e revistes fetare dhe qe e mbajten me shkrime dhe perkthime revisten fetare te ortodokseve shqiptare deri ne fund. Ne kete fushe, per te mesuar me shume per Sotirin, duhet te lexojme librat e botuara nga Dhimiter e Kristofor Beduli, at e bir. Ne faqen 40 te Autobiografise se vet Papahristo ne fund te saj ben kete “Shenim:

Me 1958 Kryepiskopata me emeroi Kryetar te Komisionit per te perkthyer librat kishetare ne gjuhen shqipe. Puna vazhdoi deri sa u mbyllen kishat”. Ne kete fushe Prof. Sotir Papahristo ecen ne gjurmet e Fan Nolit ne shqiperimin e librave kishetare. Per filozofine ne revisten fetare jam i bindur se ka thesare. Sotiri ka botuar shtyllen me Fjale te Arta qe kane rendesi ne drejtimin filozofik. Ne vitin 1946 ka nxjerre nga duart e veta perkthimin “Fjalet e urta te Pitagores” edhe ky i rendesishem ne aspektin filozofik.

Me qe eshte rasti po theksoj faktin se Sotir Papahristo me bashkepunimin e tij ne revisten fetare dhe artikujt e shkruar tere jeten ne shtypin shqiptar, qe duhen mbledhur, duhet pare dhe ne nje dimension tjeter si gazetar. Ai vete shprehet se ka botuar:”artikuj mbi ҁeshtje pedagogjike, didaktike, metodike, letrare e tjera si edhe kritika letrare neper gazetat e revistat e vendit, qe mund te formojne volume te tera.

Dijetaret greke te historise.

Akademiku Sotir Papahristo na solli ne gjuhen shqipe edhe nje sere historianesh te lashtesise, nga me te shquarit e me te degjuarit, greke e latine si Thuqididi, Plutarku, Herodoti, Straboni etj. Problem tjeter ai, ne se keto perkthime “flene” neper arkiva apo kane pare driten e botimit, pjeserisht apo ne ndonje rast te veҁante jane botuar teresisht. Per gjendjen, ne te cilen i ka lene, le t’ja leme fjalen autorit. ”Nga historianet greke dhe romane perktheva pjeset qe flasin per Shqiperine (perfshihen keto ne qindra faqe te daktilografuara). . .

Perktheva vepren monumentale (Historia e Luftes se Peloponezit) te Thuqidhidhit (bashke me nje hyrje te gjate). (Kjo me duket se eshte botuar dhe perben nje liber voluminoz ne format te madh L. B. ). Perktheva 22 biografira nga Jetet Paralele te Plutarkut (perkthimi vazhdon). . . . Teksti i Thuqidhidhit bashke me hyrjen dhe Jetet Paralele te Plutarkut ndodhen ne zyren e Institutit te Historise-Gjuhesise, ca jane te daktilografuara, ca jane doreshkrime”.

Vepra e Thuqidhidhit eshte nje perkthim dinjitoz qe e nderon helenistin Paparisto sepse ai sjell te plote vepren me kryesore te nje prej historianeve me te medhenj te Greqise se Vjeter e te mbare botes se lashte. Ajo deshmon per kapacitetin e tij dhe kulturen e gjere qe ka ne lemin e gjuhesise, historise e te perkthimit, per lartesine e tij si dijetar.

Dijetari i fushes se letersise, arsimit. Helenisti i shquar.

Do te flasim fare shkurt, thjesht per ate se keto sfera perfshihen ne dimensionin e profesor Sotirit si dijetar. Ai perktheu nga letersia klasike greke autore te tille, dramaturge si Eskili, Sofokliu, Euripidi dhe komediante si Aristofani. Nga i pari nga shtate dramat e perkthyera prej tij, u botuan vetem tre, nga i dyti prej shtate u botuan dy, nga i treti nga gjashte dramat pane driten e botimit dy dhe nga i katerti, Aristofani, nga kater komedite e perkthyera vetem dy.

Per fatin e tyre ai shkruan ne nje shenim ne fund te Autobiografise se vet:”Tere dramat e komedite ndodhen te daktilografuara ne zyren perkatese te Ndermarrjes se Botimeve “Naim Frasheri” te Tiranes. Per te shumtat kam kopje ne biblioteken time”. Gjithashtu ai hartoi Antologjine e prozes greke (pjeset me te zgjedhura nga prozatoret me te medhenj te Greqise se Vjeter), e cila ne vitin 1962 u botua nen titullin “Proza Antike Greke”, me rreth 300 faqe.

Profesori me ato qindra faqe te dramave, tragjedive e komedive greke qe perktheu, solli me kompetence e profesionalizem ne realitetin shqiptar mendimin e lashte grek, si pjese e pandare e trashegimise kulturore boterore, qe bart ne substance mitologjine e filozofine antike greke.

Sotir Papahristo ish dhe nje dijetar i ҁmuar i fushes se arsimit. Ne nje traktat te nje belgjiani, reformator i madh i arsimit, Dr Decroly qe ai e solli ne 32 faqe ne forme te permbledhur ne formen e nje broshure praktike per arsimtaret, ai i referohet, nje filozofi e

pedagogu te madh, sic ishte Xhon Djui (John Dewey 1859-1952) tre here per idete e reja qe pruri ne pedagogji. Djui, themelues i pragmatizmit, me dy librat e tij te njohur ne mbare boten si “Shkolla dhe Shoqeria” dhe “Demokracia dhe Edukimi”, dy gure themeli ne filozofine e edukimit boteror, ze vend te veҁante ne pedagogjine moderne. Vete Decroly shkoi ne Amerike per t’u takuar me te.

Ne kete broshure Sotiri me gojen e Decroly-se u kundervihet ideve te vjeteruara e te shndruara ne dogme te Pestalocit (1746-1827) dhe te Herbartit (1778-1841) dhe qe me to ne koke pedagoget, siҁ shprehet Papahristo, i kish mbuluar balta e rutines. Aty ne ate traktat te vogel permenden dhe filozofe e psikologe te tjere si Renani, Frojdi, Gustav le Bon, Zonja Montesori etj.

Me te drejte studjuesi Iljaz Gogaj e permend Profesor Sotir Papahriston jo vetem si njeri te arsimit, si drejtor te liceut te Korces po dhe si studjues te pedagogjise. Ndihmesa etij ne kete drejtim eshte teper e vyer.

Mbi te gjitha, ai eshte nje perkthyes i madh nga greqishtja e vjeter, nje helenist i shquar qe i ka te rralle shoket edhe ne Ballkan e me gjere. Ai ka qene dhe mbetet deri ne ditet tona helenisti me i madh shqiptar. S. Papahristo eshte, pas nje pervoje te gjate pedagogjike ne dhenien e tyre ne shkolle dhe perdorimine saj ne perkthime, hartuesi i tre teksteve origjinale:Gramatika e Greqishtes se Vjeter vol. I-1938, vol. II-1940 dhe Sintaksa e Greqishtes se Vjeter 1942. Ribotimi i tyre sot do te jete nje ndihmese edhe per helenistet shqiptare qe do te pergatiten sot e ne te ardhmen.

Disa Perfundime dhe nje Rekomandim

Profesor Sotir Papahristos si dijetar ne fushen e filozofise duhet t’i njohim disa merita:

Se pari, ai eshte perkthyesi ne shqip i filozofise antike greke nga origjinali;

se dyti, perkthyes i figures me te madhe te mendimit te lashte, Aristotelit, qe e kane quajtur, ”princi” i filozofeve te asaj kohe;

se treti, dijetar i filozofise dhe antikitetit grek;

se katerti, me kulture te madhe, te gjere dhe te lakmueshme si rrallekush filozofike;

se pesti, eshte pionier i pasurimit te bibliotekave tona, sidomos ne fillimet e tyre, me literature nga veprat klasike grekoromake;se gjashti, ai eshte nga prijesit e literatures filozofike ne shqip ne truallin shqiptar, dhe ka perdorur terminologjine filozofike me kategorite e filozofise ose duke u mbeshtetur tek gjuhetare si miku i tij i ngushte, dijetari Aleksander Xhuvani per terma te ndryshme si neologjizma ose duke i marre direkt nga frengjishtja.

Nje rekomandim apo sugjerim per nje projekt per realizimin e botimit te Vepres se Plote te Profesor Sotir Papahristos nga Universiteti “Fan Noli”, sigurisht po te gjendet i aresyeshem, ketij “kontinenti”qe po e zbulojme me vonese. Nen kryesinee nje grupi pedagogesh me dy kompjuteriste shume te afta, te kulturuara dhe me nje bibliograf ne Tirane, mund te grumbullohet gjithҁka nga vepra e tij dhe keta te tre te punojne me rroge deri sa te botohen veprat e plota te tij. Financimi i ketyre sipas natyres se veprave te behet ne kete menyre :

I. Veprat historike ne arkivin e Institutit te Historise- Bashkia Korҁe;

II. Veprat fetare – Kisha Autoqefale Ortodokse;

III. Veprat arsimore –Komuniteti vllah me biznesmenet e vet;

IV. Veprat e perkthyera letrare, historike dhe metodat e greqishtes se vjeter –te shikohet mundesia per nje kontribut nga Konsullata Greke ne Korҁe.

Ky eshte nje sugjerim dashamires qe vepra e DIJETARIT SOTIR PAPAHRISTO te mos vazhdoje te mbulohet edhe pasketaj nga pluhuri i harreses si deri me sot. . . Shpresoj qe do te kete veshe shenjtërie qe te na degjojne. Nuk eshte ndonje ndermarrje kushedi sa e vështirë. . .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat