Ismail Kadare fiton Çmimin e madh Ndërkombëtar. Ja sa është shpërblimi! - Bota Sot
Ismail Kadare fiton Çmimin e madh Ndërkombëtar. Ja sa është shpërblimi!

Kultura

Ismail Kadare fiton Çmimin e madh Ndërkombëtar. Ja sa është shpërblimi!

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:49
Ismail Kadare

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit letrar "Pak Kyongni 2019".

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, tha se “punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndiejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar, rreth 84 mijë dollarë.

Fituesi shpallet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota.

Në Korrik lista u reduktua në 5 autorët më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.

Çmimi i ri letrar u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

Ismail Kadare, veprat e cilit janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja, është padyshim shkrimtari më i madh shqiptar i kohërave moderne.

Ai ka qenë nominuar disa herë për të fituar edhe çmimin Nobel për Letërsi dhe ka qenë disa herë shumë pranë marrjes së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...