60 me 1

Kultura

60 me 1

Nga: Fatmir Lohja Më: 25 shtator 2019 Në ora: 07:52
Fatmir Lohja

Rezultati i derbit përfundoi 60 me 1. Spektatorët dolën nga stadjumi me dy krahë të kundërt psikologjik. Rezultati i thellë as nuk ishte parë, e as qe dëgjuar ndonjëherë, prandaj edhe gëzimi, edhe hidhërimi shkuan në ekstremitet.

Fituesit e morën qytetin. Diskutonin me pasion se cili qe më i miri, për arritjen e rezultatit famoz. Sportistët jepnin intervista me gjoksin e gufuar ,për të tregur se jam unë ai që i bëra të gjitha. Lavderimet jepeshin pa doganë. Gëzimi i i zhurmshëm u shua në agim.

Humbësit u mbyllën herët në shtëpi. Shumica e tifozëve pinë ilaçe qetësues , për të fjetur sado pak, në atë natë të tmerrshme. Edhe me ndihmen e mjekësisë nuk fjetën .Pyetjes:”Pse ndodhi gjëma?”- e patën tepër të veshtirë t’i kthenin përgjigje qetësuese. Mllefin u munduan ta nxirrnin duke sharë me libër shtëpija të gjithë stafin e ekipit. Gojët u thanë, por e keqja nuk u doli jashtë.

Të nesermën qyteti u gdhi i përgjumur. Rendimenti i punës qe në limitet minimale. Pagjumësia i thau energjitë për të shprehur si gëzimin, dhe hidhërimin. Të mërkuren banorët u munduan të futeshin në rutinën e zakonshme, por rezultati i thellë i derbit u qukte shpirtin bukurmirë. Meqë ishin më të kthjellët në arsyetim, nisën analizat,se pse u arrit ai rezultat aq i thellë. Në historinë e asaj loje, as në katunde, apo lagje, nuk është arritur ai rezultat, se në sportin prefesionist dukej një absurditet.

Fituesi është në gjendje më të mirë sportive, e financiare se humbësi,por jo në atë diferencë të rezultatit të lojës. Me këtë konkluzion binin në një mendje të dy palët kundërshtare. Vulën e vinte edhe diferenca e pikëve, në tabelën e klasifikimit.

Në qytet u hap fjala, se një sportist paska deklaruar, se kundërshtari na e la vetë ndeshjen, duke e përcaktuar edhe rezultatin me saktësi më përpara. Pas këtij njoftimi, shumicës i shkoi në mendje, se janë vënë shuma të mëdha parashë në skedina. Kur u verifikua koefiçenti i rezultatit , u mbush mendja të gjithëve ,se sportistët janë tallur keqas me tifozët.

Shtrohej pyetja se kush i ka fituar paratë? Kompanitë e basteve nuk patën humbje, përkundrazi fitimet qenë të zakonshme. Opinioni u drejtua te ishujt e Paqësorit. Firmat of-shorë i kanë marrë paratë me grushta. Po në qytet cili ka fituar? Pyetja mbeste pa përgjigje.

Me kalimin e kohës, edhe mendja kthjellohej. Arsyetimi u fut në analizat brënda në qytet, ku ishte edhe burimi i shkakut të ngjarjes. Varianti i parë, se presidentët kanë bërë marrëveshje të fshehtë, nuk dukej bindës. Presidenti i klubit fitues, i paska dhënë para presidentit humbës, ose anasjelltas nuk ia mbushte mendjen askujt. Vartësit , bënin bera e rrufera,se nuk ka pasur asnjë marrëveshje, sepse presidentët janë kundërshtar të thekur politik.

Fituesit nuk kishte arsye të analizoheshin. ”Kanë gjetur shesh, e kanë bërë përshesh."Për herë të parë, në jetën sportive, mbrojtësi i majtë bëri pikë. Edhe prokurorët nuk konstatonin ndonjë burim kriminal te fituesit. Albitrat,pa ndihmën var-it ,i kanë rënë bilbilit vetëm për rinisjen e lojës. Kartonat nuk i nxorën nga xhepi.

Analiza u përqendrua te skuadra humbëse. Shumë pyetje nuk merrnin pergjigje . Pse luajtën aq keq? Ku fle lepuri? Cili është organizatori I skandalit? Pse federata nuk reagon? Pse trajneri nuk jep dorëheqje? Pse presidenti i klubit nuk e shpërndan ekipin? Pse…? Pse.. ?Paradite në qendrat e punës,pasidite në shetitje, deri në darkë vonë në shtëpija, pse-të nuk mbaruan për disa ditë rresht.

Si pyetjet , edhe sqarimet me të njëjtat mend bëheshin. Me sharjet individuale të sportistëve dhe stafit drejtues, mbaruan pune në tre ditët e para. Në nisje arsyetimi u përqendrua në tre drejtime.Lojtarët janë të pa aftë.Trajneri nuk merr vesh nga sporti. Presidentit i ka ikur situata nga duart. Me këtë arsyetim opinioni sportiv përsëri nuk qetësohej.

U futën në krahun tjetër. Tre aktorët nuk e duan njëri -tjetrin. Edhe me këtë arsyetim pyetjet nuk pushonin. Pse presidenti nuk e shkarkon trajnerin? Pse trajneri nuk i përze sportistët që nuk e duan? Pse sportistët, që nuk kanë respekt për trajnerin, nuk largohen nga ekipi. Edhe përgjigjet ndaj këtyre grup pyetjeve, nuk u dukej bindëse, sespe dilnin disa fakte kokëforte përpara. Trajneri është djali i baxhanakut të presidentit dhe nipi i kryetarit të bashkisë. Shumica e lojtarëve vinin nga akademija e klubit. Janë ishnxënësit e trajnerit,kur ai ka punuar pranë akademisë. Të ardhurit nga jashtë i ka blerë me valutë, me dorën e vet , presidenti.

Eshtë realisht një konflikt në mes lojtarëve vendas dhe të huaj, nga diferenca e madhe e pagesave. Kjo ka bërë, që shumë lojtarë vendas të largohen nga skuadra ku janë rritur. Ata që kanë qendruar, gjatë gjithë kampionatit, nuk kanë shfaqur qejfembetje në lojë. Kanë realizuar shumë fitore, sepse kanë luftuar në grup.

Komentatorët sportive bllokuan ekranet e televizorëve kombëtar, e lokal. Faqet e gazetave të varura, e të mosvarurave nxinin nga shkrimet e tyre. Zëholli, çdo natë, ndryshonte kanal televiziv, sepse është radikal deri në absurditet. Sipas tij, të djelën shqiptarët u përdhunuan!? E quante të panegociushme ; dorëhqjen e parevokushme të presidentit të federates; shkarkimin e dy presidenteve të klubeve, sëbashku me trajnerët; nxjerrjen e dy skuadrave në një kategori më poshtë; mosnjohjen e rezultatave të kampionatit kombëtar; arrestimin e menjëhershëm të albitrave ;mos dëgjimin e përrallave të amabasadorëve. Kërkonte me pasion, këtë verë shqiptarët të mos bëjnë pushime. Therriste sportdashësit në protesta të dhunshme, për të emëruar atë kryetar federate, se brënda ditës ,me llampen e Aladinit, do ta zgjidhte katrahurën në sport. .”Të bashkohemi kundra vendosjes diktaturës në sport!” Nuk ka as negociata, as dialog, as ndërmjetësim, por vetëm si them unë! “Goja, më helm se kaq ,nuk mund të vidhte më.

Syzja, si ultras i fituesve, diskutonte me pasion, fliste në krah krejt të kundërt. Mendimet e zëhollit i quante marrëzira të papara, e të padëgjuara. Fitoren e ekipit të tij e quante historike.- ” E ka marrë vesh e gjithë bota rezultatin e thellë. Ekipi ynë, është ngritur shumë shkallë në klasifikimin botëror. Djemtë e skuadres janë heroikë, supër të talentuar,me shpirt gare të pashoq.Vlera e kartonit të tyre është rritur në miliona euro. Ne nuk na intereson pse kundërshtari nuk luajti. Do të na bëhej qejfi, që të mos na lodhnin asnjëhere në derbi, meqë e dinë se ne fitojmë. Ne i shijojmë fitoret me kënaqësi maksimale, duke eksperimentuar me të rinjë e talentuar , që kemi në akademi. Mos dëgjoni ata që e kanë të shkruar në ballë humbjen! Mos i besoni ata që çirren për demokraci, në një kohë që vjedhin votat e njëri -tjetrit, brënda vetes!” Lavderime të tjera deri në ekstrem.

Kryrruari ,e mjekërsqapi, si ultras i skuadrës humbse jepnin mendime, krejtë tjera. Djemtë e skuadres u dhunuan nga ekipi kundërshtar dhe albitrat.Të parët janë mosmirënjohës, ndërsa të dytët duhen varur.Trajneri,në derbi bëri ca gabime, por ështe ndër me të mirët e Europës. Presidenti i klubit ka miqësi anëkënd globit.A i keni parë fotografitë e tija, se ke ka në krah?” Ngrehuni shqiptar ta përmbysim këtë sistem sportiv! Të djegim zyrat e federatës së krimit me napalm! Të bëjmë presion, që albitrat të kalben pas hekurave! Ekipin kundërshatar ta shkulim si gramin në ara! Perëndia e ka bekuar skuadren tonë! Asnjë milimetër të mos terhiqemi ! Yxhym vetëm përpara! Me tullumbace nuk i fitojmë të drejta tona!T’i kthehemi epikës mitike kombëtare! Të bashkohemi si një trup i vetëm për t’i dalë zot skuadres sonë të shejtë,të cilën bashkia kërkon të na e morrë me dhunë! Se …..

Boli, është më i qetë, sepse përfaqësonte ultrasit e skuadrës kampione. Mendimin për të mos njohur garën e quante fëmijëllëk. Nuk e kuptonte dot arsyetimin; për dy ekipe, në mesin e klasifikimit,të mos njihej skuadra kampione; shkarkimin e presidentit të federatës, për matrapazlliqet e skuadrave të një qyteti; arrestimin e albitrave, që janë nga më te mirët në Europë;….

Vorbulla e komentatorëve sportiv përfshiu edhe ultrasit e skuadrave respektive. Pasi u dendën me grushta, me shqelma, dhe duke hedhur napalm në terrenet sportive të kundërshtareve, për ta djegur sa më shumë “armikun”, vunë baste me para të madhe, për; jep , apo nuk dorëheqje presidenti i federatës; shkarkohen ,apo nuk shkarkohen presidentët e klubeve ;futen, apo nuk futen në burg albitrat; do të njihet, apo nuk do te njihet klasifikimi i kampionatit,….

Sportdashësit e harrun ndeshjen. Me familje,me shoqëri,u drejtuan në plazhet, për ta kaluar vapën e madhe, sapo morën përgjigjen e pyetjes :” Pse rezultai ndeshjes u fiksua 60 me 1?”

O marrokë! 61 bashkinë janë. Të ishin 124 , 123 me 1 do të dilte rezultati. Presidentët e klubeve duan të mbretërojnë si kryetaret e partive. Fituesi t’i marrë te gjitha, ndërsa humbësi dhe spordashësit të mbeten si gjithnji me gisht në gojë,- i vuri vulën humoristi i qytetit, në një emision televeziv lokal, me shikushmëri të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat