Të arrij te vetja

Kultura

Të arrij te vetja

Nga: Nexhat Halimi Më: 10 tetor 2019 Në ora: 12:20
Nexhat Halimi

Ec e ec nën rigë shiu ndërmjet fushës me asfodela

Ec e ec gjithësisë së fatit të vetmuar me kaçurrela

Ec e ec e kurrë të arrij te pika e ndritshme është kot

Ec e ec e ja vetëm dhe pak e të arrij te vetja zot

Ec e ec e kurrë të lidh kujtimet me trokitje në orë

Ec e ec e kaq gjë e largët kjo afërsi e fjetur fedorë

Ky ritëm i furishëm me zgjim mitik në kraharor

Ja e gjej veten mes barit e lules së çelur me aromë

Afër e larg fiket e ndizet drita dhe bie në komë

Është çdo gjë ëndërr apo të vërej bri qiri në dhomë

Ec e ec e kurrë të shkoj pa vdekur e kurrë të vij dot

Ec e ec e fytyrës më rrjedhin ngadalë dy pikë lot

Kujtimi për nënën II

I mbyll sytë kthehem në krah të majtë

E dëgjoj zemrën nga trokon me ritëm perit të vet

S`e duroj këtë degëzim të vetmisë  njëjtë me jeh

Jashtë qeni i fëmijërisë me sytë zjarr leh dhe leh

I mbyll sytë e kthehem në kokërr të shpinës

Vërej të zbresin hije malit trimat e jutbinës

Rrotullohem të qetësohem të ëndërroj të fle

Malet ende kanë borë kuajt tërbohen pa fre

Prapë s` arrij të jem një me veten në asnjë mënyrë

E dëgjoj bie larg e vjen në dhomë një ritëm me lirë

Përpëlitem në shpinë  në të djathtë në të majtë

Herë përzihen pemët herë tjetër bien yjtë pa fat

Arrijnë para portës së  kullës të djersitur kuajt

I mbyll sytë e ik e ik dhiaren mes barit të gjatë

Për frëngji tashmë vjen e ndrit me verdhësi hëna

Alesë me akacie e hetoj nga kthehet nëna

E bie aromë mbi lule të xhenetit e është natë

Ndiej nënë prani të zjarrit e gjakut në rrjedhë 

E kaq vjet s`je e kaq vjet fle në varre buzë jallisë

Kot bëj përpjekje të të prek në gjithësi të vetmisë

I mbyll sytë e kthej sërish në krah të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat