Promovohet libri “Përmbledhje shkrimesh”, Jahja Lluka: Kosova nuk ka tokë për të falur

Kultura

Promovohet libri “Përmbledhje shkrimesh”, Jahja Lluka: Kosova nuk ka tokë për të falur

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 20:28
Jahja Lluka

Është promovuar libri publicistik-historik “Përmbledhje Shkrimesh” i autorit Jahja Lluka, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Autori në fjalën e tij falënderuese, ndër të tjera tha se Kosova nuk ka tokë për të falur.

“Nuk kemi as dhe as tokë për të falur. Do ta kuptojnë ata të gjithë që eventualisht e kanë në mëndje që sot apo nesër e kanë mendjen për të fituar diçka me shitjen e dheut të Kosovës,  qoftë ato edhe mbeturina të minierës së Trepçës-gabim e kanë”, deklaroi Jahja Lluka.

Redaktori i librit Flori Bruqi, tha se ky libër do t’i shërbej hulumtuesve vendor e atyre ndërkombëtarë.

“Sigurisht se puna e zotit Jahja Lluka, do t’u shërbejë gjurmuesve dhe studiuesve në Kosovë si një nismë e mbarë për të ndriçuar në mënyrë të gjithmbarshme luftërat dhe mbijetesat për të ruajtur gjenin e stërlashtë nga pushtuesit e ndryshëm”, deklaroi Flori Bruqi, përcjell Telegrafi.

Recensenti Gjon Berisha dhe lektori Asllan Qyqalla, e vlerësuan lartë librin e Jahja Llukës, duke thënë se përfshirja e figurave historike e bënë këtë përmbledhje edhe më të veçantë.

“Një pjesë e këtyre ngjarjeve dhe personaliteteve autori na i sjellë të portretizuara nga kujtesa e kaluar i historisë kombëtare nga burime dhe literatura por nuk mungojnë edhe ngjarje dhe personalitete për të cilat autori ka qenë protagonistë i tyre apo i ka jetuar vet”, deklaroi Gjon Berisha.

Për rëndësinë e librit, në promovim foli edhe lektori Asllan Qyqalla, ku në pika të shkurtra foli edhe për përmbajtjen e kësaj përmbledhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat