Akademia Botërore e Arteve nderon Jeton Kelmendin – doktor i letërsisë

Kultura

Akademia Botërore e Arteve nderon Jeton Kelmendin – doktor i letërsisë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 18:10
Jeton Kelmendi

Akademia Botërore e Arteve dhe Kulturës (World Akademy of Arts and Culture) në Odisha të Indisë mbajti Kongresin e 39-të të poezisë, duke mbledhur krijues të të gjitha kontinenteve, një ndër kongreset më prestigjioze që i dedikohet letërsisë dhe krijuesve. Si zakonisht, prezent janë novelist dhe poetë eminetë nga gjithë rruzullit tokësor dhe deri më tani mbetet elitare ky manifestim për çmime dhe mirënjohje që u bëhet poetëve. I ftuar nga Kosova ishte dhe poeti tani më me renome Jeton Kelmendi, duke qenë anëtarë i rregullt i kësaj Akademi. Kelmendi mori dhe një titull nderi, ku iu akordua titulli Doktor i Letërsisë, The Honorary Degree of Doctor of Literarure issued of the XXXIX Kongres of poets e që u dedikohet personaliteteve të veçanta radhazi për çdo vit.

Poeti Jeton Kelmendi, është anëtarë i disa akademive dhe ka botuar deri më tani poezi që i janë përkthyer në 34 gjuhë të botës, duke qenë nga poetët shqiptarë më i përkthyer dhe i prezantuar në letërsinë botërore . Poeashu është edhe lauerat Ii dhetra çmimeve dhe titujve të ndryshëm.

Kongresi Botëror i Arteve është lëvizës, duke kaluar nëpër shumë shtete, dhe vitin që vjen do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat