Përtej diellit të qelqët apo mallit për fisnikërinë

Kultura

Përtej diellit të qelqët apo mallit për fisnikërinë

Nga: Nue Oroshi Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Nue Oroshi

Malli i fisnikërisë përballë jetëngjitjes në timonin e besnikërisë që drejtohët prej mallëngjimit për ecjakët e drejtpeshimit të trupit i cili dirigjohet nga mendja e lëvizjeve përtej diellit të qelqet,sillet në valvitjen e valëve të jetës.

Në kohën e peshëngritjeve pranë trullosjes së mendjës sillen vërdallë fushnaltat me një vijë gjarpërore që ndan fushat nga detrat me një pjellshmëri gjigante dhe ujit të njelmët i cili shëron plagët shpuese. Rreth diellit dhe qiellit sillen me fletezat e këputura në mes kohëzgjatjet e panteonit magjik i cili në përballjen në mes të diellit dhe hënës arriti t´iu marr rrokaqiejeve dritën e syrit para se të vërbohet bota me djallëzinë dhe babëzinë.

Në kohën e mjegullnajave politike kam mallë për fisnikërinë dhe besnikërinë.Dy tipare shqiptare që janë harruar dhe janë zëvëndesuar me rrahagjoksin dhe thyerjen e fjalës së thënë.Përtej diellit të qelqët apo mallit për fisnikërinë sillen dhe pështillën edhe hutia për të pabërat apo mbajtja në thellësinë e shpirtit për të pathënat. Ndikimet dhe qoroditjet që ndodhin në kohën qe po e jetojmë ju ngjajnë dëshmive satanike për ta mbuluar rrethrrotullimet e vijave të përhmta që më shumë i kushtojnë kujdes satanikës dhe djallëzores se sa njerëzorës dhe fisnikërisë.

Muzat kanë heshtur për faktin e përzierjes së temperaturave që sillen rreth mendjes ku mendja bëhet herë-herë akull e ftoftë e herë herë merr një zjarmi përvëluse.E në mes të zjarmisë përvëluese dhe akullit të fortë të mendjës muzat kanë mbetur pezull dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje qoftë edhe ato lëvizje të thjeshta që janë të brumosura në mes të  diellit të qelqët dhe zërit të fisnikërisë dhe besueshmërisë. E derisa muzat e kanë ndalur shikimin në skenë dalin portretët që rendisinë fjalët dhe shkarravinat që janë të rënditura sikurse janë humbur në errësirën e mendjës pa dëgjuar deshirën e ecjakjeve përpara.

Edhe pse dielli në këtë kohë dimri shkëlqen shumë rrallë ai sikur na bën me dije se shkëlqimi i tij do të mbetët gjithmonë i freskët kurse rrezët e tij edhe pse nuk janë përvluese na paralajmërojnë se toka pa diell është e shkretë ashtu siç është e shkretë edhe jeta pa fisnikëri e besueshmëri.Parimet e njerzisë duhet ti kthehën shqiptarisë sepse ato janë të nevojshme sikur buka, uji, ajri, qielli e dielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat