Unë nuk ik nga atdheu aq më pak mëmdheu

Kultura

Unë nuk ik nga atdheu aq më pak mëmdheu

Nga: KALOSH ÇELIKU Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:49
KALOSH ÇELIKU

(Sot nuk më do për burrë as Zonja Vdekje)

Që ditën kur ike Ti. Ika, edhe Unë

Nga Rrapi. Nënhia. Shkupi Historik.

Çerdhe kërkoj tek “Parku i Grave”

Dëllinjat e dikurshme, Sot pisha.

Nuk më fshehin, siç duket Sot – dot

Unë, me mjekër u dukem si Arusha.

Ike Ti. Fillkat mbeta vetëm me Poezinë

Rrugëve Shkupit ec gjysëm i vdekur:

Nuk më do për burrë, as Zonja Vdekje...

(Përditë dhe përnatë ikë Larg e më Larg)

Ti, je aq larg. Sa, që Mua më dukesh afër

Endërr, që të kam përnatë. Përditë.

E, Ti më ikë Larg. Larg. E, më Larg.

Ti, je aq Larg. Afër. Ibrik raki rrushi

Dy shtamba me verë i shtri në shtrat.

N’agim i çmendur e përcjell një Natë...

(Unë do të vij pas Teje kur Ti të çmendesh)

Unë, do të vij pas Teje një Natë

Kur, Ti do të jesh e çmendur.

E dalldisur në dhomën e librave

Pasmesnate, të zgjoj mes poezive.

Unë, do të vij pas Teje një Natë

Kur të ka zënë gjumi mes librave.

Dhe, me një varg të zgjoj në agim...

(Ekaluara Ime një grua kurvë besnike)

Ekaluara Ime ishte një grua kurvë besnike

Grua. Që, kërkonte nateditë burrë azgan.

Ditënetët, i kalonte në Shtëpi Publike:

E shkërdhyen rrugaçët politik. Qeveritarët

Dudumët. Pijanecët. Dhe, hoxhallarët.

E kaluara Ime ishte një grua kurvë besnike

E shkërdhyen rrugaçët politik. Hoxhallarët...

(Vdekja Ime është Libër me Tre botime)

Vdekja Ime, është një Libër

Sot, me Tre botime. Vëllime.

Libri parë (1980): Lindi në Ulqin

Libri dytë: (2000), në Voskopojë.

Dhe, u ringjalla atë ditë në Korçë.

Libri tretë (2007): Në Qafë - Thanë.

Ende nuk e di, as vetë Zonja Vdekje

Edhe sa botime i kam për së gjalli?

Frikë kam, se: Ajo do vdes para Meje...

(Libri Im i “rrezikshëm” gjeje për vete një grua)

Libri Im i “rrezikshëm”. “Armik”

I Shtetit “përbashkët”. Së paku, Ti:

E gjej për vete një grua azgane!

Shkaku, se: Unë edhe Sot e kësaj dite

Vetes, s’mund t’i gjej Grua besnike.

Libri Im i “rrezikshëm”. “Armik”

I Shtetit “përbashkët”. Së paku:

Ia gjej, o burrë vetes një grua azgane!...

(Në Dimërin e Madh Unë mendoj për Ty)

Në Dimërin e Madh, Unë mendoj për Ty

Bregliqenin. Plepat. Kishën. Raki rrushi:

Dy shtambaverë. Gji, fuqi për Luftë!

Xhelozia e Liqenit, kur na u sul me dallgë

E, ne ikëm të çmendur. Larg. Larg. Larg.

Në Dimrin e Madh, Unë mendoj për Ty

Nuk kam dru lisi. Nuk kam, as zjarr.

E, ne Sot jemi shumë Lrg. Larg. Larg.

Nuk ka kush në Oxhak ta ndezë Zjarrin...

(Mos e ki frikë Zonjën Vdekje)

Mos e ki frikë Zonjën Vdekje! Lirinë

Ajo është grua besnike. Edhe, kurtizane.

Vërtetë, Sot Ty nuk të do si Poet

Po, Ti e do atë Xhadi marrëzisht!

Poezi, i përkushton. E do për grua

E, Ajo, nuk të do për burrë besnik...

(Unë nuk ik nga Atdheu aq më pak Mëmëdheu)

Moti kohë më helmuat Tavernave Shkupit

Maleve, si ”armik” i shtetit ”përbashkët”.

Herë pas here, dënuat me metoda policore

Rrejshëm, më shpallët të vdekur në Ulqin:

Me Gruan besnike. Dhe, djalin e madh

Banesën, n’agim ma dogjët flakë në ”Çair”.

Pas një kohe, edhe, ”xhipin” para dritareve

Pasurinë e Babait. Që, fati juaj rrugaçë politik

Sot, nuk rrok mauzerrin. Zgjohet nga varret.

Thirrja ime Poeti, në Ditën e Sotshme:

Unë, kurrë nuk do ik nga Atdhu! Mëmëdheu.

Dje, pabesisht më helmuat në Voskopojë

Vdekje klinike, pa shenja jete. Perçudi:

Shtrat mbi mua, qante nje Poete rebele.

I hapa sytë. U ringjalla Ditën, në Korçë

Libri: Vdekja më deshi me pak se Ti (2003).

Porositë. Kërcnimet nga Policia letrare

Sotekësajdite, ende vazhdojnë në Shkup:

Papritmas, e dogjët shtëpinë e Gruas besnike

Shkaku, se: nuk doli kundër Meje si Poet.

E helmuat, edhe Miken. Vdiqët para kohe

Sulm fizik rrugës, në lagjen ”Çairçanka”.

E fshitë dhunshëm nga Regjistri Qëndror

Shtëpinë Gazetare Botuese ”ASDRENI” ?!

Jo ! Unë, nuk ik nga Atdheu! Mëmëdheu.

Rrugës për në Kërçovë, edhe një sulm ”natyror”

Bukoç, për të mos arritur me kohë në Akademi:

Fatkeqësi komunikacioni, mes maleve?!

Mezi arrita gjallë në Rilindjen e Kaçakut maleve

Emin Çelikut. Krahut djathtë të Dervish Carës.

Nuk trembem, se: Nesër, në rrugë. Shkup

Tavernë. Shtëpi. Mund, edhe të më vrisni?!

Ose, ndodhë të ju vras Unë si Kaçak Mali.

Unë, kurrë nuk ik nga Atdheu! Mëmëdheu...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat