Ti ecje lehtas

Kultura

Ti ecje lehtas

Nga: Ramiz Spahiu Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:54
Ramiz Spahiu

Binte dëborë ti ecje lehtas

I shmangur tutje të shihja fshehtas.

Hapin e ndale, flokët i shkunde

Zemrën e strukur ashtu ma tunde.

N’ për flokë të ngelen prap fije bore

Ato kristale, grimca qiellore.

Dhe prap i shkunde e rrije kot

Nisen te shkrijnë e s’shkrinin dot.

Dh’ ashtu n’ për borë u nise prap

Lehtas tutje ecje me hap.

I shmangur tutje të shihja vjedhtas

Binte dëborë ti ecje lehtas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat