Dija e dashuria

Kultura

Dija e dashuria

Nga: Jan Kosova Më: 27 janar 2020 Në ora: 19:48
Jan Kosova

Se me atë që di unë asnjëherë nuk jam krenuar
Bota është më shumë se ç"farë shohim me sy
E dijen me dashurinë shpesh e kam krahasuar
Se dija nuk ka kufi, ashtu si dashuria ime për ty

Dhe ashtu si në jetë çdo ditë diçka të re mësoj
E ajo që di unë është sikur një pikë uji në lumë
Çdo mëngjes mendoj se ty mjaftë të dashuroj
Në mbrëmje e kuptoj se të dua edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat