Kur je me grip dhe s'ke ç'bën

Kultura

Kur je me grip dhe s'ke ç'bën

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:58
Charles Bukowski

Poezi nga: Charles Bukowski

Lexova një libër për Xhon Dos Passos dhe sipas
atij libri, ky në fillim qe një komunist radikal,
pastaj ngrysi jetën duke jetuar me investime
dhe duke lexuar
Wall Street Journal.

Kjo po ndodh shpesh.
Ajo që ndodh shumë rrallë është
që dikush, kur në rini është konservator
bëhet në pleqëri një shkërdhatë plakë radikale

Megjithatë:
konservatorët e rinj edhe kur plaken
mbeten konservatorë
si të kenë në tru një lloj valvule si ato për avullin.

Por kur një radikal i ri edhe kur
plaket mbetet radikal
gjithë opinionistët
dhe konservatorët
merren me ‘të si me një që ia ka mbathur
nga çmendina.

kjo është politika jonë
mbajeni
e gëzofshi.

futeni
në bythë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat