Nuk duam gjë tjetër

Kultura

Nuk duam gjë tjetër

Nga: Dibran Demaku Më: 23 mars 2020 Në ora: 20:21
Dibran Demaku

 

Një melodi fyelli
një dritë-rreze ylli
të tokës së vjetër

një këngë bariu
një buzëqeshje fëmiu
nuk duam gjë tjetër

një fjalë në ballë oxhaku
e thënë nga Urtaku
si në kohë të vjetër

të mos na shkelet pragu
të mos na shprishet gjaku
nuk duam gjë tjetër...


Mos


"mos t'u rritte mendja
merre veten me te mire!"
enderr nuk eshte endja
as shprese e as deshire...


Kohe e dhelpres


verat vinin me te ftohte
dimrat na ngrinin perhere
shtepia nuk mbante ngrohte
e kishin lene pa dritare pa dere

me lekuren e trupit tone
benin opinga per kembe
gjunjte ne naten e vone
te merdhire i hanim me dhembe

ne hambare asnje trohe
kokerr e grurit apo e thekres
ne nje kohe te pakohe
ne nje kohe te dhelpres...



Kur moti kishte teshtimë


gërryer më kanë mishin
deri në rrënjë të ashtit
arnuar më kanë lëkurën
me penj e me gjilpër
regjur më kanë plagën
më kripë e me qepë të reja
në netët e verdhemta
kur moti kishte teshtimë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat