Bota në karantinë - Bota Sot
Bota në karantinë

Kultura

Bota në karantinë

Nga: Murat V. Gashi Më: 24 mars 2020 Në ora: 00:41
Murat V. Gashi

Vitet ikën shumë shpejt dhe e kaluara e hidhur thuaj se është harruar krejt. Askujt nuk i shkon mendja për kohën nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët, që i kanë përjetuar, ato kërcënimet e sëmundjeve të ndryshme që ishin përhapur dhe kanë marrë jetra njerëzish. Edhe ato sëmundjet që ishin paraqitur para pesë - gjashtëdhjetë viteve ishin të rrezikshëm për jetën e njeriut. Unë, mbaj në mend (për vete) edhe për të tjerët se nga epidemitë e atyre viteve na kanë paluar në shtretër.

Bile edhe frymëmarrjen "na ka gulfat". Por si i ri nuk i dija emrat e sëmundjeve. Krejt çka kam mësua prej baballarëve tanë Ishin : Murtaja, Malaria, Veremi ( TBC - ja ), Bruceloza e kafshëve, gripi, lija, etj. Fatkeqësisht, ndaj këtyre sëmundjeve ( sa mbaj në mend ) nuk ka pas vaksina dhe trajtime specifike për shkak të mutacionit gjenetik që edhe këto sëmundje i bënin shumë të rrezikshëm jetën e njeriut. Sepse, në ato vite e deri vonë shkenca e mjekësisë te ne ishte e varfër ose fare e ngritur... Të vetmin mjek për TBC - në e kemi pas Dr. DautMustafa, ndoshta edhe ndonjë mjek tjetër....Përkundër këtyre sëmundjeve , atëherë nuk përmbytemi nga zhurma e njerëzve, paniku propaganda.. Edhe pse nuk kishte mjete të informimit megjithatë, në të vërtetë, nuk donin të dëgjojnë zërin trishtues, sepse ishin shumë të vetëdijshëm se ai mund të tingëllojë sekrete jo të vërteta, kohë amullie, jo të këndshme dhe mund na parashtrojnë pyetje dëshpëruese, bezdisës. Shumë njerëz të mençur, kujdeseshin që të mos gërmojnë thellë mendimet e frikshme, në veten e tyre dhe popullatës sepse frika është gjysmë vdekje. Sot, në shekullin e 21 " një aristokrat në kulmin e karrierës së tij mund ta përmbys zërin e brendshëm që i thotë mos të shkëputet nga pasuria e krijuar, duke e shfrytëzuar kohën (avazin e zi) të pakohë, sa kohë dhe të bëjë një familje për të ardhmen e saj dominuese, udhëheqëse mbi varfërinë, që çdo ditë e më shumë e kaplon shpirtin e fshatarit, qytetarit, intelektualit, mësuesit, poetit, artistit, sportistit etj. Kjo i frikësohet ndryshimit të gjendjes që e nesërmja dritë, me të pakënaqurën frikësohet se do të humbas sigurinë që ka " Pas përhapjes së Pandemisë " Coronavirusit " nga Kina nëpër Evropë - botë, pastaj në vende e Ballkanit : Shqipëri, Maqedoni etj.dhe në Kosove, ka krijuar një situatë alarmante, konfuze. Studiuesja Kineze në fakultetin e shkencave tregon të vërtetën.

Edhe pse Coronavirusi e cila është shkaktuar nga shkrirja e gjenit të një gjarprit dhe të lakuriqit nate dhe ka filluar aftësinë për të infektuar edhe gjitarët, përfshirë njerëzit, që ka krijuar një situatë mjaft konfuze në vende të ndryshme të botës.Ndërsa një specialist i sëmundjeve infektive AbduSharkawy, nga Ortorio e Kanadasë është bërë viral në mediat sociale pasi shpërndan një postim të gjatë duke shpjeguar se pse koronavirusi nuk e tremb aspak atë. Ai thotë "Boll më, koronavirusi nuk është sëmundje e frikshme, frika juaj tash është i njohur si Covid - 19. Por unë kam frikë nga Covidi - 19 politikë.Ajo që vjen nga natyra mundohem të "mbrohem " por ajo që vjen nga virusi politik skam si të mbrohem.Keq, keq....

Nga kjo pandemi, bota është në karantinë, dhe po e menaxhon krizën e sëmundjes koronavirusit, te ne, në Kosovë, politikanët sikur po zgërdhihen para qytetarëve duke u marrë me dorëheqjen e Ministrit të brendshëm Agim Veliu e me heqjen e taksës dhe reciprociteti nga Kryeministri Albin Kurti. Përveç kësaj merren për shkarkime, mocioni, deklarata e analizave nëpër portale e televizive. Duken sikur nuk po ndodh asgjë. Ajo që mua po më shqetëson më shumë përveç pandemia Covid - 19, është edhe aleati i Covid - politika. Kjo është turpi që nuk e arsyeton turpin. As papjekuria e deputeteve. Ne jemi në karantinë tash e 12 ditë. Derisa krejt shtetet kanë mobilizuar çdo potencial për të përballuar krizën me Covid19, dhe janë në Karantinë, politikanët tanë angazhohen ta rrëzojnë Qeverinë. Dhe çka pas saj, prapë me politike të keqe. Pani 3. Kjo s'quhet ndryshe pos klasë politike e dështuar e pa edukuar. Dihet mirë. Të paedukuarit nuk mbaj shtetet. Sepse janë klasa të interesit. Kjo u pa pas marrjes së masave mbrojtëse kundër pandemisë së Coronavirusit nga Qeveria. Hapen panik. Disa biznese ngritën çmimin e miellit dhe artikujve ushqimor. Dhe qytetaret nga paniku, vrapuan që të sigurojnë miell e ushqime...Kjo situatë ma kujtoi kohën e luftës 1999., kur ishim izoluar nga lufta nga dhuna serbe, ndoshta edhe më keq. Sot, në shekullin e ri, vitin 2020, të gjithëkufijtë e botës janë mbyllur për shkak Covidit - 19, ndërsa qytetarët në Kosovë u vetkarantinuan. Shtetet e botës: Kina, SHBA, Evropa janë mbyllur dhe ekonomia e kanë ndalë. Kjo krizë është globale dhe me mish e shpirt po luftojnë kundër Korinavirusit. Mjekët e botës janë ngrit në këmbë ndërsa mjekëtshqiptarë në Kosovë e kudo në botë s’kanëgjumënë sy, vetëm e vetëm që ky popull të shpëtojë nga coronavirusi.Janë të betuar para Hipokratit.

Ndërsa politikanët nuk po mërziten.Turp.... janë bërë fytyrë bajge. A munden qytetarët të jetojnë në këtë situatë pa lulet e njoma e t'i japin jetë një kuptim besimi, dhe ç'njerëz janë ata të tjerë politikan, që do të zëvendësojnë jetën normale, pas rrëzimit të qeverisë ? Në këtë rast të rëndë të "e epilepsisë" të ndërpritet menjëherë duke mos shkaktuar konvulsione shumë akude qytetarëve të Kosovës, sepse, gjatë këtyre konvulcioneve pacientët të prekur nga Coronavirusi, e humbasin kontrollin e trupit dhe konvulsionet e shpeshta i pengojnë të kenë një punë apo stil jetese normale. Prandaj politikanë të zgjedhur të nderuar pushoni së thumbuarit me njeri - tjetrin, mos u hakmerrenipër të bëmat e kaluara , dhe si Qeveri të hapni mendjen për të mirën e qytetarë, ta shpëtojmë nga Coronavirusi dhe të vazhdoni punën për të ec përpara në mënyrë që mos ta shkelim gjakun e dëshmorëve dhe popullit për lirin e vendit që sot në emrin e tyre jetojmë të lirë. Të çlirohemi nga ky virus, sepse ky virus e ka paralizuar krejt boten edhe shqiptaret, Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat