Ju ngadhnjyet

Kultura

Ju ngadhnjyet

Nga: Zymer Mehani Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:26
Ilustrim

Të hekurtit topa ende mbajnë erë gjaku
Të hidhur, t'neveritshëm, plot helm e plot tmerr
Prej nga vinte e zeza vdekje si korbi, vetë kobi
N'atë skëterrë të mjerë
E demonët e përjargur vetëm me një sy
Donin të na zhbinin si mua dhe ty
Ata të gatshëm me një dorë në hanxhar
Që ecnin nëpër terr e kafshonin pandërprerë
Dhe sakatonin e verbonin egërsisht si përherë
Edhe lulet e njoma, ato lulëkuqe deshën t'i nxinin
Se i tillë është shpirti i tyre, të tillë zemër kanë
Kafka dhe eshtra të kryqëzuara
E të përbalturat armë, të lyera dhe me gjak
Ende mbajnë erë mortje
E ne na sjellin përherë neveri, trishtim,
Sepse deshën t'lahen me gjak t'popullit tim
E tillë ishte lakmia e tyre për këtë tokë arbërore
Për këto fusha të paanë
Për këto male majeprehta
Plisbardha të kësaj Toke të shtrenjtë
Që kurrë s'u përkulën as u gjunjëzuan dot
Para gjithë atyre tytave kobzeza vdekjesh e gjaqesh
Por bijtë e shqipes me gjokset sa bjeshka
I dërrmuan dhe i mundën, fituan gjithçka
Lirinë e gjakuar me shekuj e fituan
Dhe përjetësinë e fituan në t'atdheut altar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat