Histori në Poezi - Ndërrimi jetë i Kastriotit

Kultura

Histori në Poezi - Ndërrimi jetë i Kastriotit

Më: 12 prill 2020 Në ora: 08:38
Skënderbeu

Trimi Kastrioti, u bë gati  t,luftojë

Arbërinë e dashur nga turku ta mbrojë

Shumë ish i sëmurë, i ishte  zbeh  fytyra

Por u ngritë nga shtarti, e priste detyra….

 

Ngjeshi shpatë të madhe, u nis drejtë ushtrisë

Ti priste rrugën turkut, që vinte drejtë Arbërisë

Ushtria  ish  berë gati, me shigjetat në dorë

Me kapuçat e bardhë, si mali me dëborë…..

 

Një hije iu ndal para, si mjegull e Anadollit

A ti je mbreti shqiptarëve, i tha Kastriotit…?

Po, jam Skënderbeu, i gatshëm të luftoj

Vendin tim, Arbërinë nga armiku ta mbroj.

 

 Mjegull e zezë i foli, këtheu o Kastriot

Nuk ke kohë për luftë,tha i Madhi Zot

Luftove ndër vite, kush nuk të ka mund

Këtë betejë  të fundit, ti sot po e humb…

 

Kush je ti zotëri, që në rrugë m’ke dalë

A sheh që jam gati, kam hypur në kalë.

Une quhem Vdeke, shpesh më ke përmend

Thoje- shkoj në luftë, të fitoj ose të vdes….

 

I erdhë keq për djalin, dhe Donikën atë zojë

Nëse i zen Sulltani, të ngratët çka do-t bëjnë

Ju dhimtën ushtarët, familja e shtëija

Por shumë më tepër, iu dhimtë Arbëria.

 

Tash ndëgjomëni mua, ju tha Kastrioti

Djalin e Donikën përtej detit dërgoni

Dhe te bregu i detit, ka një lis të thatë

Aty ta lidhni kalin,me flamurë e shpatë.

 

Do fryej erë e egër, rreth bregut të detit

E tmerron sulltanin dhe ushtarët e mbretit

Kali do hingëllojë  e shpata do vringëllojë

Shqipja do valëvitet, sulltanin ta tmerrojë…

 

Mbreti i Stambollit, shumë do të frikohet

Nga shqiponja e zezë, ai do të tërbohet

Nuk do ta  kuptoi, se une paskam vdekur

Do këthehet nga Kruja, i lodhur, i mekur…

 

Ndëgjuan ushtarët; vajtuan me dënesë

Çka do bënin ata, me sulltanin e pa besë

E Lekë Dukagjini, i ra kokës me dorë

I shkuli dhe flokët, të thinjura, dëborë…

 

Prapë e mori fjalën, ai Lekë Dukagjini

Tha, qani vajtoni, shqiptarë gjithë kah jini

Ushtarë e Arbëri,vajtoni me hidhërim

 Arbërija, jonë sot ka mbetur jetim.     

(Vargje për manifestimin ,,Flaka e Janarit,, në Gjilan

që iu kushtua 550 vjetorit të vdekjes se Kastriotit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat