Parku i Ulpianës vjen në versionin 3D

Kultura

Parku i Ulpianës vjen në versionin 3D

Më: 19 prill 2020 Në ora: 13:54
Parku i Ulpianës

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, përmes një video-adresim, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, ka njoftuar se është përgatitur një model 3D të restituimit të Parkut Arkeologjik “Ulpiana”.

Ajo tutje ka thënë se ër arsye të pandemisë, shumë aktivitete që ishin planifikuar për ta shënuar këtë ditë, e që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë pezulluar.

“Siç ka qenë traditë për disa vite, vendi ynë e ka mbajtur aktivitete të ndryshme me rastin e kësaj dite dhe në bashkëpunim me shumë institucione dhe akterë tjerë të rëndësishëm. Megjithatë, MKRS-ja për mos ta harruar shënimin e kësaj dite, ka përgatitur një video-mesazh përmes të cilit Ministrja Vlora Dumoshi iu adresohet me këtë ditë të rëndësishme për fushën e trashëgimisë kulturore. Po ashtu kemi përgatitur një 3D model të restituimit të Parkut Arkeologjik Ulpiana. Ky model është mbështetur financiarisht nga organizata UNDP në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dumoshi tutje ka bërë thirrje që të ruhet trashëgimia kulturore.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me urimin që situata me të cilën po kalojmë në Kosovë dhe me të cilën po përballet i tërë globi, të kalojë sa më parë, në të njëjtën kohë MKRS ju bën thirrje që të kujdesemi më tepër për ata që i kemi përreth, të rrisim përgjegjësitë tona për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat