Trimi i lirisë me plagët në trup,
halla jote e dashur , sot, fare ka hup!?
Mendët po i mirren, vështirë i vjen me folë,
kur i bie ndërmend Zhlepi me Rugovë!
Kufirin e shekullit me Malin e Zi,
Albës së Madhe ia sollët mbi kry,
në Kuvend të Kosovës veç me dy gishtëri!
Njësoj vepruat edhe me Cakorr
e falet si t'ish një smet me borë !?
E sot, ç'po bëni ?! Jeni çuar peshë !
Kufijtë doni t'i ndërroni sikur armët vesh !?
T'mos ishe ti me luftëtarët e tu
Lumbardhi nëpër Pejë ndryshe kish gurgullu,
sikur Ibrit urat iu kishin shtu.
Sikur kulla Isës në Boletin,
Shtëpia e Lidhjes, do t'ishte në Dukagjin.
Mbas asaj lufte e asaj trimërie,
sot, biri i halles për shkues nuk të ka hije !
Ka qenë traditë shkuesi për miqësi
dhe jo për votë, të bëni qeveri,
bashkë me Rakiqin, nesër,
të ndërroni kufij ?!
Të fala të bën , o trim, Hanko Halla,
siç bëni me kryetarin s'e gjen as në përralla !?