Festa që ka sot Aurora
S'i përket vetëm familjes,
Dhe unë i uroj nga Vlora
11 vitet e lindjes.
Ditëlindj' e Aurorës sot
Merr përmasa simbolike,
Një vashë shqiptare në botë,
Çupë qytetare kreshnike.
Gëzimi i vogëlushes
Feks në Londër, Has e Vlorë,
Shpirti mjalt qershori mbushet,
Kur gjithë botën merr në dorë.
Porsi Hasi dhe Pashtriku,
Mbushet shpresë Çika, Çipini,
Freskon ballin Mesapliku,
Sa bukur qesh Dukagjini!
Sivëlla i poetit Servet Bytyçi, nga Vlora, Albert Habazaj