Jeta shkruan romane

Kultura

Jeta shkruan romane

Nga: Skënder Karaçica Më: 15 qershor 2020 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Gruaja nga Shqipëria:Përmes lotëve,i tha Arbana Osmanit se nuk kam televizor...!

(TV Channel:Emisioni ,,Dua të të bëj të lumtur,,)

Në programin ,,Dua të të bëj të lumtur,,(TV Channel,Tiranë)me mederatorën Arbana Osmani,që kishte ftuar Nënë e bijë me temën ,,Me fal,,ishte aq e dhimbshme dhe sikur na kthej në kohën e rëndë migjeniane dhe të Shqipërisë nën tymin e varfërisë së skajshme të jetës...!

Rrëfimet e jetës kalonin nëpër valët e jetës në Shqipëri.Rrëfimet në studio të këtij emsioni,më shumë kishte lot se sa bisedë,ndonëse rrëfimet e mbulonin ekranin dhe ne kendej tij mbetëm pa tekst.

Si është e mundur,kur Arbana Osmani e pyeti gruan shqiptare se a e shikoni emisionin,,Dua të të bëj të lumtur,,(!)në TV Channel,ajo pa ngurrim iu përgjigj:

- Jo nuk e kam parë,sepse nuk kam televizor në shtëpi...!-i tha kjo grua shqiptare Arbanës, e thyer në shpirt  nga valët e jetës dhe,e lënë në mëshirën e kohës dhe pa përkrahjen e shtetit shqiptar!

Jeta shkruan romane!Edhe sot,në Shqipëri,po troket në ndërgjegjën dhe në duart e pushtetit varfëria migjeniane,

ku në familjen shqiptare mungon pos gjërave elementare për jetë,as televizori dhe bota e ekranit në këndin e varfërisë...!

Jeta shkruan romane!Kurrë nuk kam menduar që në Shqipërinë tonë dhe të kryeministrit Edi Rama,mund të kemi qytetar shqiptar,që në shtëpitë e tyre nuk kanë as televizor...!

Jeta shkruan romane...Jeta shqiptare që ka mbetur në mëshirën e natës pa drita,pa ujë,pa bukë dhe...Jeta shkruan romane,janë 

refrenet migjeniane nëpër udhët e jetës në Shqipëri,-thonë kronikat e gazetarëve në (TV Channel në Tiranë).

Jeta shruan romane!-është një zë klithmë e orëve të pushtetit shqiptar,që,nëpër sirtarët e letrave zyrtare(...)kanë mbetur në këndin e harrimit dhe të vetmisë,sikurse për gruan shqiptare,

pa televizor në shtëpinë e saj...

Jeta shkruan romane!Edhe kjo ndodh në Shqipërinë kur pushteti nuk del nga zyra për të parë nga afër se si tiret jeta shqiptare nën plojën e varfërisë migjeniane.

Jeta shkruan romane në udhët e jetës në Shqipëri!

Çikago,qershor të motit 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat