Letra e “pazakontë” e shkruar nga Van Gogh dhe Paul Gauguin gjersa jetuan së bashku - Bota Sot
Letra e “pazakontë” e shkruar nga Van Gogh dhe Paul Gauguin gjersa jetuan së bashku

Kultura

Letra e “pazakontë” e shkruar nga Van Gogh dhe Paul Gauguin gjersa jetuan së bashku

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:36
Foto Ilustrim

Van Gogh dhe Paul Gauguin, shkruan një letër “të pazakontë” ndërsa jetuan së bashku, në fund të vitit 1888.

Letra, e nënshkruar nga artistët Vincent van Gogh dhe Paul Gauguin, që përmbante detaje të vizitës së tyre në bordello, u shit në ankand, për 210.600 euro. Letra u paraqit nga Fondacioni Vincent van Gogh, pranë shtëpisë së ankandeve “Druo” në Paris, të martën.

Artistët shkruan një letër piktorit francez Emile Bernard, në fund të vitit 1888. Në letër, ata përshkruajnë sesi është të jetosh dhe të punosh në qytetin francez, Arles. Van Gogh dhe Gauguin, të dy postimpresionistët me famë botërore, ishin të bindur se kishin filluar “rilindjen e madhe të artit”, sipas letrës.

Artistët formuan vizionin e tyre në Arles, por pasi kaluan disa muaj së bashku, miqësia e tyre përfundoi keq dhe Gauguin u largua.

Si datë, përmenden 1 dhe 2 nëntor, ndërsa letra u shkrua disa javë përpara se Van Gogh të pësonte një sulm nervor dhe preu veshin e tij të majtë.

Artisti hollandez kreu vetëvrasje në vitin 1890. Muzeu “Van Gogh” në Amsterdam, ku letra do të ekspozohet më vonë, gjatë këtij viti, thotë se është e vetmja korrespodencë që kishte Van Gogh me një artist tjetër.

Muzeu e përshkroi letrën si “dokumenti më domethënës i shkruar nga Van Gogh, që ishte në pronësi private”.

Shtëpia e ankandeve “Druo”, thekson se letra është “e pazakontë”, për shkak të asaj se, sa të bindur ishin artistët se veprat e tyre do të çonin në një revolucion në art.

Van Gogh dhe Gauguin, theksojnë shtëpinë e ankandeve, ishin “plotësisht të vetëdijshëm, se arti i tyre shënon një pikë kthese dhe se, vetëm gjeneratat e ardhshme do t’i kuptojnë ato”.

Drejtoresha e Muzeut Van Gogh, Emily Gordenker, deklaroi se ishte “e kënaqur” që një “letër e tillë” e rëndësishme, do të ekspozohej në muze.

Çfarë thotë letra?

Artistët kthehen pas në kohë, gjatë qëndrimit të tyre në Arles, ku punuan së bashku, në një apartament me qira në Shtëpinë e Verdhë.

“Tani, diçka që do t’ju interesojë – kemi shkuar në bordello, disa herë dhe me siguri, do të shkojmë më shpesh, për punë” – shkruante Van Gogh, në letrën që përmban katër faqe.

“Për momentin, Gauguin po punon në kanavacë rreth një nate në kafene, që e pikturova edhe unë, por me karaktere që u takuam në bordello. Premton, të jetë një punë e bukur”.

Edhe pse letra i drejtohet mikut të tyre, ajo gjithashtu, përfaqëson një bisedë midis Van Gogh dhe Gauguin, i cili, foli për përvojën e punës së bashku.

Në letër, Van Gogh e përshkroi Gauguin, si “një qenie të pakorruptuar, me instinktin e një bishe të egër”.

“Me Gauguin, gjaku triumfon ndaj ambicies,” – shtoi ai. “Por. mjaft për këtë, ju e patë atë afër më mirë dhe më gjatë se unë, thjesht desha t’ju jepja përshtypjet e mia të para, me disa fjalë.”

Nga 9 tetor 2020, letra, së bashku me 40 dokumente të tjera, do të shfaqen në muzeun “Van Gogh” në Amsterdam.

Fjalë kyçe Van Gogh dhe Paul Gauguin shkruan një letër “të pazakontë” ndërsa jetuan së bashku në fund të vitit 1888. Letra e nënshkruar nga artistët Vincent van Gogh dhe Paul Gauguin që përmbante detaje të vizitës së tyre në bordello u shit në ankand për 210.600 euro. Letra u paraqit nga Fondacioni Vincent van Gogh pranë shtëpisë së ankandeve “Druo” në Paris të martën. Artistët shkruan një letër piktorit francez Emile Bernard në fund të vitit 1888. Në letër ata përshkruajnë sesi është të jetosh dhe të punosh në qytetin francez Arles. Van Gogh dhe Gauguin të dy postimpresionistët me famë botërore ishin të bindur se kishin filluar “rilindjen e madhe të artit” sipas letrës. Artistët formuan vizionin e tyre në Arles por pasi kaluan disa muaj së bashku miqësia e tyre përfundoi keq dhe Gauguin u largua. Si datë përmenden 1 dhe 2 nëntor ndërsa letra u shkrua disa javë përpara se Van Gogh të pësonte një sulm nervor dhe preu veshin e tij të majtë. Artisti hollandez kreu vetëvrasje në vitin 1890. Muzeu “Van Gogh” në Amsterdam ku letra do të ekspozohet më vonë gjatë këtij viti thotë se është e vetmja korrespodencë që kishte Van Gogh me një artist tjetër. Muzeu e përshkroi letrën si “dokumenti më domethënës i shkruar nga Van Gogh që ishte në pronësi private”. Shtëpia e ankandeve “Druo” thekson se letra është “e pazakontë” për shkak të asaj se sa të bindur ishin artistët se veprat e tyre do të çonin në një revolucion në art. Van Gogh dhe Gauguin theksojnë shtëpinë e ankandeve ishin “plotësisht të vetëdijshëm se arti i tyre shënon një pikë kthese dhe se vetëm gjeneratat e ardhshme do t’i kuptojnë ato”. Drejtoresha e Muzeut Van Gogh Emily Gordenker deklaroi se ishte “e kënaqur” që një “letër e tillë” e rëndësishme do të ekspozohej në muze. Çfarë thotë letra? Artistët kthehen pas në kohë gjatë qëndrimit të tyre në Arles ku punuan së bashku në një apartament me qira në Shtëpinë e Verdhë. “Tani diçka që do t’ju interesojë – kemi shkuar në bordello disa herë dhe me siguri do të shkojmë më shpesh për punë” – shkruante Van Gogh në letrën që përmban katër faqe. “Për momentin Gauguin po punon në kanavacë rreth një nate në kafene që e pikturova edhe unë por me karaktere që u takuam në bordello. Premton të jetë një punë e bukur”. Edhe pse letra i drejtohet mikut të tyre ajo gjithashtu përfaqëson një bisedë midis Van Gogh dhe Gauguin i cili foli për përvojën e punës së bashku. Në letër Van Gogh e përshkroi Gauguin si “një qenie të pakorruptuar me instinktin e një bishe të egër”. “Me Gauguin gjaku triumfon ndaj ambicies ” – shtoi ai. “Por. mjaft për këtë ju e patë atë afër më mirë dhe më gjatë se unë thjesht desha t’ju jepja përshtypjet e mia të para me disa fjalë.” Nga 9 tetor 2020 së bashku me 40 dokumente të tjera do të shfaqen në muzeun “Van Gogh” në Amsterdam Van Gogh dhe Paul Gauguin gjersa jetuan së bashku
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat