U bëra...

Kultura

U bëra...

Nga: Zymer Mehani Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:17
Zymer Mehani

Më mori dallga
U bëra shkumë

Më mori vala
U bëra lumë

Më mori qielli
U bëra ylber

Më mori ngurtësia
U bëra mermer

Më mori fusha
U bëra lulëkuqe

Më mori kopshti
U bëra burbuqe

Më mori pranvera
U bëra lastar

Më mori etja
U bëra ujëvarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat