Për këtë Tokë... - Bota Sot
Për këtë Tokë...

Kultura

Për këtë Tokë...

Nga: Zymer Mehani Më: 9 korrik 2020 Në ora: 07:16
Zymer Mehani

Gjyshi im pat rënë
Për këtë Tokë

Dhe vëllai këtë Tokë
E mbrojti me kokë

Ah,  edhe një shok
Për këtë Tokë ra

E mua t'mjerit
Një krah m'u tha

Edhe një motër
E mbrojti këtë votër

S'e lejoi hasmin
Këtu t'bëjë lodër

Për këtë Tokë
U flijuan shumë

Në cilin front
Do të vdes unë?!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat