Natë vere

Kultura

Natë vere

Nga: Valbona R.Hadri Më: 15 korrik 2020 Në ora: 00:28
Valbona R.Hadri

Mbrëmja e freskët me përendimin e ylbertë përmbylli lamtumirën e kësaj dite.

Shkëlqimi rrezartë i kësaj nate plot ngjyrime të derdhura kaltërsive qiellore, shenjtërojnë pamjet e bukurive magjike.

Pamjet e tretura mbesin të gravuara

nën kubenë e qiellit, marrin gjumin së bashku me engjëjt e bekuar me buzëqeshjen e Perëndisë.

Malet, fushat, kodrat dhe gjithë lulet mbesin të mbuluara me ngrohtësinë e një dite vere gjoksesh të shpaluara,  besnikërisht të ngrohta në sy mbeten.

Shtrirja  e mbulesës së natës,

është pritje e agmisë nga zgjimi i një gëzimi të ri në sytë e ditës së bekuar.

Mveshja  përplotë jetë e pikturuar

Në sekretin e besimit të hekurt

Denjësisisht merr vullnetin e shmangies së të ligave, për t'u tretur në pasion dashurie.

Nè ty s'kam parë urrejtje kurrë

Pos afërsi duarsh afërsi të ngrohta

Ne ty s'kam parë asnjë ligësi njeriu

vetëm dashuri e shtrirë prehrit tim.

Kështu më tha zëri natës së kaluar

ikur në përqafim flladi të kësaj vere

duke u shkri në buzë hirizontesh,

për t'i dhënë kuptim jetës dhe lules.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat