Asgjë në kandar nuk peshon sa fjala nënë…

Kultura

Asgjë në kandar nuk peshon sa fjala nënë…

Nga: Gëzim Loka Më: 19 korrik 2020 Në ora: 20:21
Gëzim Loka

Duke marrë shkas nga një status në fb i Dodë Doçit, birit të shquar lurian, për nënën e tij.

“Nëna është qiriri që djeg vetëm për të na ndriçuar jetën tonë”

Dodë Doçi

Fjalë të arta ke thënë, o Dodë Doçi,

Fjalë që s’i luan topi, s’i tret dheu,

Nëna është dashuri në këtë botë,

Na mban gjallë siç toka mban Anteun.

Nëna juaj është oaz paqeje e mirësie,

Asgjë në kandar nuk peshon sa fjala nënë,

Nëna juaj është burim i freskët lumturie,

Është bekim i zemrës që Zoti falas na ka dhënë…

Nëna juaj të rriti dhe të dha modelin e saj,

Modeli i mirësisë dhe bujarisë që s’njeh kufi…

Fjala nënë e dritëzon botën skaj më skaj,

Është një planet vezullues që përcjell veç dashuri…

 

Nëna është ai qiriri që ti me të drejtë thua

Që digjet të ndriçojë përjetë rrugën tonë…

Është e vetmja dashuri që na është premtuar

Dhe gjithëkush e merr falas, herët apo vonë…

Edhe 100  vite nëna juaj, nënë bujare,

Që të lindi e të rriti me krenarinë luriane,

Paqa qoftë me të gjitha nënat shqiptare,

Me të gjithë bijtë e shqipes iliriane…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat