S'ka gjë prej pritjes
Qetësinë e çukasin zogjtë e verbër
Ujku në bjeshkë uluron
Koha fundin e kohërave afron
Shkëmbinjtë e rëndë prej heshtjes
Koha i mbolli në hapësirë
E kockat e harruara të saj
Si det i mbytur shtrihen mbi rërë
Prej lotit tim e gazit tënd
Koha ndërtoi shkëmbinj prej kohësh
Askush s'po di të na tregojë
Kur humb, përmbysesh apo lartësohesh