Të jesh shqiptar

Kultura

Të jesh shqiptar

Nga: Musa Jupolli Më: 1 shtator 2020 Në ora: 20:12
Musa Jupolli

«Sa mëkat i madh të jesh shqiptar

Në fajësi të Gjergj Kastriotit

Mbyteni këta mëkatarë »

 

Sot jam i vërbuar, dhe më asgjë nuk shoh

Kaloni mbi trupin tim që ta mbytni këtë racë të parë

Mbyteni, mbyteni, kur them « mbyteni » lexojnei me zë të lartë

Mbyteni, mbyteni këta mëkatrë, janë të bukur edhe n’gjuhë

Janë tepër të bukur, edhe të tjerët më thanë :

Sa diku tjetër një rini më të bukur nuk e kemi parë

Mbyteni të fitojë e liga ju ngadhnjïmtarë, « heronjë të gjallë »

Atë që s’e bëri otomani, greku e serbi bëne ju sot

Veshuni në dimia të Turqisë, folni me gjuhë të pushtuesit

Vashave të reja vunu të zezat shamia

Mos ta shijojnë jetën, këtë parajsë të gjallë

Është mëkat të thonë se janë shqpiptare

Ju meshkujtë e gjenit pellazg-ilir, dehuni me çaj e llokume

Në pa mëshirë të nënave dhe motarve tuaja

Kësaj EMNESE që në lindje veq lotin dhe terrin mbajnë kujtim

Shqiptarët janë mëktarë

Ika n’terr sy vërbuar jam, xixa, xixa, përvlim

Kaloni mbi shpirtin tim, mbyteni këta arbërorë

Këta mëkatrë qe e ndjejnë vetën aq kranar

Këta që flasin shqip, e shqiponjën e kanë në çdo zgjim

Mbyteni sa më parë këtë racë të lindme të parë

Më pas shkoni e lutuni në kulte, n’aromë sulltani mykur n’qorapë

Ju jeni pa mëkate, po i mbytet idetë e filozofinë shqiptare

Ju, ju pret bota tjetër me 72 hyjria që do t’i zgjidhni vetë

Cullake, të holla e të trasha, secila më e pashme se tjetra

*

Nuk shoh të shkruaj, flas me shpirtin tuaj

Turku, greku e serbi sot të kanë lërë edhe pa emër

Se ishe dhe mbetesh edhe tutje popull i ndaluar

Për atë je mëkatar, mbytjen e ke shpëtim

Të fitojë e liga, djajë të mveshur me petka otomani

Lutjet i bëjnë me të njejtën gjuhë, heronjë të gjallë

Natën e shëndërrojnë në hajni thua se edhe pasurinë da ta marrin me vete …

Mua nuk më ka mbet asgjë, vetëm se të flas me shpirtin tuaj

 

30.05.2018

. . . bëhëm gur që nuk thehet

TË DUA

 

Sa më ka marrë malli për një lule kopshti

Me hapat e tu që trokisnin në shpirtin tim

Si pika loti në gjethe të njoma, rrahje zemre

Nga se gjum më nuk kam, ëndrra shëndëruar

Në melodi me fjalën më të bukur që fali hyjni

Fjalën TË DUA !

Sa më ka marrë malli ta shëndërroj pritjën në copëza jete e

Ta dëgjoj zërin me fjelën më të bukur që ka falë gjuha ime

Fjalën TË DUA

Vetminë e kam përqafuar me një pritje të fjalës

Fjalën TË DUA

Sa më ka marrë malli ta bëj një shëtitje nepër shi e

Ta shoh atë buzëqeshje me lot në sy, fjalën e syrit

Fjalën TË DUA

Sa më ka marrë malli me m’prek ajo dorë e butë vashe

Me fjalën më të bukur që del nga shpirti

Fjalën TË DUA !

Sa më ka marrë malli t’i përgdhel flokët ujëvarë mbi supe e

T’më thuash krrela e sy kanë lindur për mua, me fjalën e zemrës

Fjalën Të dua

Sa më ka marrë malli ta drejtoj shikimin nga qielli e

T’më thuash, syt e ty janë si dielli, zëri yt melodi jete

Me fjalën më të bukur të notave

Fjalën TË DUA

Eh ! Sa më ka marrë malli të dënesë në gjoksin tëndë aromën e dashurisë

Se jam lule që vënitet ditë për ditë, me fjalën më të bukur të sythit

Fjalën TË DUA

Eh ! Malli im më këputi shpirtin

Falë penës sime jeta mërr kuptim

Shi e lot që burojnë në çdo damar të trupit tim

Sa më ka marrë malli për një puthje Atdheu im

Një puthje të gjatë sa jeta, ku do të pikonte mjaltë

Aromë e qershive degë më degë në fluturim

Si bletë që nuk pushon….

Me fjalën TË DUA

 

 

IN/PE/RA/TO/RE/BT                       

Gjergj Kastrioti Skenderbe/ Mbretëria Arbërore

 

 

Netët i shëndërronte të ndritëshme

Betejë pas beteje, luftrat i shpallte fitore arbërore

 

Shekujt kaluan me emrin e tij

Me Gjergjin shpirt arbëror në kujtesë

Ne hecem me kalendaret e jetës

Pa pasur guxim emrin ta thomë

Nga ndalesa të egra të pushtuesit

Shpëtimi ynë ishte Folja e shenjtë e gjuhës shqipe

Si bimë të ndaluar mbajtur në shpirt.

 

Kur flitet për Gjergjin bota kthen kokë nga ne

Vetëm atëherë bindemi në mëngjeset e etura

Në etje të kemi, Profet në sy, në mëndje

Për shërim plagësh, për lotët e derdhur

Lumë e det, ëmbël e njelmtë.

 

Fjalën e mbajmë në dorë, kalorsi i shpetimit me emër

Vdekja na merr në vetmi, larë në ujë të bekuar

Atje ku derdhet ngjyrë pene e shkruhet e kaluara

Për antikën, për Aleksandrin, për Gjergjin Skënderbe,

Dhe çudi nuk pendohemi kur vdekja na merr

E quajmë heroike të vërtetën e moralit n’Epope

Kohën e tij që ta njohim një botë të Re

Gjergj Kastriot njaj damar në jetësimin e sotëm e për sa të jetë kjo tokë

Od(e) e Odë si në shkrime po në ndeja

Mesie i një populli të lashtë sa vetë lashtësia e Evropës.

 

 

 

 

Shekujt folën për ardhjën e Nënë Terezës

Malet dhe Bjeshket e atdhut me Nënë Terezën ndihen mirë

Shqiponja nuk ka përkthim vetëm se në gjuhën e lindjës sonë

E Shenjtë me shpirt sa  bota me Nënë Terezen  shqiptare

Seigneur ! Dritë e lindur për të verfërit në Calcutën e vegjëlisë

Zëri i saj u dëgjua në lindje e përendim me emrin e nderit

Bija e trojeve të Arbërit lindur në  famljen e kopshtit Eden

Nënë Tereza foli me Zotin ditën që muar udhëtim shenjtësie

Në shërbim të lindjve të reja, në kohë të duhur për përkdhelje

Jeta ka kuptim kur i shtrinë dorë të verfërit duke i dhënë shpresë

Shpresa kërkon dritë, shpirti është aty dhe me një gjuhë flet

Gjuhën e bukur që nuk dëgjohet veç se zemra e thot me dashuri

Dashuri që nuk flet, zatën a nuk ju mjafton e thënë e Gjergjit

« Lirinë e gjeta në mesin tuaj » mos vallë Nënë Tereza po vinte

Në shekullin që bota kishte më së shumti nevojë, Nënë Tereza

Bota na ka zili, na përkujton me emrin e Shenjtë Nënë Terza

E maleve e Bjeshkve të Ilirikumit me zërin e shqiponjave

26.08.2020

 

Bisedë me Piktorin

 

Ne breg-det shohim larg, në brg-oqean ka shumë dallgë

Biarritz e Sarandë oqean e det, veç se atje është Jon i joni

Roman që lexohet me nota jete, derë e dritare për rreze

Dielli është po ai, veç një buzëqeshje e ka më shumë atje

Edhe det edhe oqean, edhe derë edhe dritare për pamje

Vallë Atdheu si mendon, a ka liri shpirti, a ka fjala peshë

E njeriu ynë e di ç’është liria, apo shkilet e fare nuk përfillet

I hapë derë i hapë dritare fanatizmit, fetarizmit për dehje

Që mikun ta bëjë armik e armikun shekullor ta bëjë mik

Atdheu , një mal me simbole, lisa të gjatë me metaforë

Plagë e krijiusit, e poetit që nuk di t’ia pikturojë shpirtin

E thirra piktorin për ndihmë ! Ja ç’më tha, flas me fjalen

Folni me gjuhën e shpirtit që pastaj t’a piktiroj, më tha ai

Piktori, brusha e të cilit pikonte lot mbi  ngjyrat e LIRISË

Lirinë nuk ua sollën komandantet me «myhyre» salloneve

Jo, jo, ata janë shkelsit e sofrës suaj, nuk e donë lirinë

I tremben fjalës së lirë, i tremben pikturës, nuk besojnë

Po shkruama shpirtin e Atdheut që ta pikturoj At-Mëmësi

Nga lindja e deri sot mos e le një presje mangut të historisë

Biarritz, gusht 2020

 

 

 

Mallkuar qoftë ai shqiptar që beson në fé të okupatorit e nuk beson shqip

Kur me pyetën se cilës fé i takoj.

Ju thash  

Jam shqiptar

Shqiptartë jetojnë n’Evropë, cila është feja e tyre sipas juve

Ju thash

Jemi populli më i vejtër i Haemosit, ndër më të vjetrit n’Evropë

Ndaj nuk na lejonë filozofia  jonë ta ndajmë njerëzimin në ideologji fetare

Po shqiptartë njihen me tri fé, ndaj ç’mund të na thoni

Ju thash

Asnjera prej tyre nuk lindi në trojet tona, ne kishim një besim ishte dhe mbetet besimi në Diell, në një Zot

Pra ne besojmë shqip

Po Roma dhe Otomani ç’thonë shqiptarët për ta

Ju thash

Asgjë, veç se ishin okuptorë që i mbollën me dredhi ato të meta që nuk mund të liroheshin nga to

Si duket jeni ateist

Ju thash

Dielli nuk flet, ndaj as shpirti

Sytë janë për të parë

Shpirti nuk friksohet nga jeta siq na mësojnë ideologjitë e prapta

Po xhamia në Prishtinë ç’thoni ju për te

Ju thash

Zoti në trojet shiptare flet shqip

Nuk ka nevojë për minare

Ai nuk është i shurdhër siç është Erdogan Biku Sulltan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat