Alfabet unik

Kultura

Alfabet unik

Nga: Vjollca Aliu Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:39
Ilustrim

Hapa sytë si petale trëndafili

U mbusha pak me aromë zymbyli

Nën blirin e kopshtit pushova

Ndjeshmërinë e lulevjollcës përjetova.

 

Mblodha 7 lule e thura buqetë

I radhita si 7 zanore

29 cicërima zogjësh m'u bën melodi

Si në alfabet 29 bashkëtingëllore.

 

Me 36 shkronja të arta krijova poezi

Shoqëruar me tinguj violine

Shkronjat shqipe të ndritshme janë

Në alfabetin e gjuhës sime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat