Poezi nga poetja Valentina Murgu-Haliti

Kultura

Poezi nga poetja Valentina Murgu-Haliti

Nga: Valentina Murgu-Haliti Më: 15 shtator 2020 Në ora: 23:09
Valentina Murgu-Haliti

Kush besimin tim e humbi

Më vjen keq aq sa nuk thuhet

Botës jo nuk i vjen fundi

Disa bëjnë atë që duhet

 

Disa bëjnë atë që duhet

Zgjohen -flenë me djersë të ballit

Dhe besimi sikur shuhet

Në kët botë me sytë e djallit

 

Në këtë botë me sytë e djallit

Gjithë nga ty kënaqur mbetën

Ti me shpatë në mes të hallit

U dhe shpirtim,,zemrën,jetën

 

U dhe shpirtin,,zemrën ,,jetën,,

Pa kërkuar për të marr

Kur mësove të të vërtetën

U zhgënjeve... edhe  çfarë?

 

Të zhgënjyen ?!edhe çfarë?

Ndjehesh keq ,,aq sa nuk thuhet

Të kuptoj ,,ndjehesh shpirt-vrarë,,

Me besimin, jo nuk luhet !!

 

 

Luftëtari nuk vdes kur vritet në beteja

Ai vdes kur detyrohet të jetojë në dhe të huaj

pas lirimit të atdheut.

 

Do shpirti

Sheh shpirti

Qesh shpirti

Qan shpirti

Dhemb shpirti

Hesht shpirti.

 

 

Më mungon tmerrësisht

Ndoshta më ke munguar pa të njohur

Ndoshta do më mungosh gjith jetën

 

Edhe kur do jemi pranë

Edhe kur do jemi larg

Edhe kur do qaj edhe kur do qesh

 

Mungesa jote do jet ankthi im.

 

Në rrugët e vështira do jesh gjithmonë vetëm

Do jesh një luftëtar i braktisur në vijat e frontit

dhe kur mbaron beteja mbetesh

ose dëshmor ose hero i heshtur

pastaj vazhdon rrugën drejt diellit

je si një copë akull

ku reziston drejt rrezeve të forta

gjithçka do kalosh edhe përtej ylberave

dhe nuk do ndryshosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat