Ne të dy

Kultura

Ne të dy

Nga: Bashkim Saliasi Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:24
Bashkim Saliasi

Vitet ecin një nga një,

Ne po plakemi të dy.

Kaq vite të dy bashkë,

Si në baladën e lashtë.

 

Bashkë në shkollë,

E  bashkë në punë.

Bashkë përballuam,

Stuhi e furtunë.

 

U zbardhëm si dëbora,

Si harrojmë ato kohra.

Floku bardh, fisnikëri,

Si lulebora në saksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat