Mbiemrin e kam Gustavsnon

Kultura

Mbiemrin e kam Gustavsnon

Nga: Bajram Sefaj Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:26

Hiç  njohësit e ithtarët e denjë të artit të filmit, lidhem me kusht se, të gjithë të tjerët  nuk janë në gjendje t’ia thonë emrin e asnjërit regjisor të filmit të Suedisë përpos të Bergmanit. E kur ia shqiptojmë emër e mbiemër – Ingmar Bergman, atëherë menjëherë kërkojmë vend në grupin e filmofilevë.. E për të dëshmuar, prapë, njohuri të “mëdha” të filmit numërohen disa filma vërtet antologjikë të këtij regjisori të madh. Me kujtohet, diku shumë përpara, takimi i parë me artin filmik të Bergmanit “Burimi i virgjërisë “e, e të tjerët, për pak, ashti i numërimit të me ngelë në fyt, por, për fat, me kujtohen disa filma më të rinj të tij sikurse janë: “Pëshpërimat në jastëk”, “Sonata e vjeshtës” e të tjerë, përndryshe do të skuqesha para bashkëbiseduesit tim sued, të cilit, edhe ashtu me krejt pak mjete ia dëshmoj njohuritë  kulturore nga ky vend i standardit të lartë jetësor. Bisedën përkitazi me Ingmar-in dhe artin e tij, e degëzoj edhe me disa imtësia, sigurisht e krejtësisht të parëndësishme. Suedi vëren entuziazmin tim të prishur, e nëpër fytyrën, përndryshe të ftohët, i rrjedh një nënqeshje e rrallë.

Bashkëbiseduesi im (Johanson, Gustavson apo Enderson, tjetër emër nuk mund të ketë)!, ma pret troç: suedezët e duan dhe s’e duan aq shumë Ingmar Bergmanin. Dhe – fillon nga e para. Pse suedezët e duan këtë regjisor. Kur kanë arsye, vërtet kanë arsye, ta duan shumë..

Ashtu sikurse këtij shteti zërin, për të mirë, ia qiti në tërë botën çeliku i mirë, ashtu sikurse njeriu (edhe më i painformuari) di për automobilin e markës “Volvo”, po e zëmë, janë të paktë ata që vërtet nuk dinë edhe për Bergmanin dhe filmat e tij. Kudo në botë. Pse e duan, me plot arsye, po e përsëris edhe një herë, suedezët Bergmanin, e marr me mend, e, jam i gatshëm që tërë ditën të dëgjoj  dhe, përsëri, ma merr mendja se nuk është thënë krejt ajo që duhet thënë, për të dhe opusin e tij madhor kinermatografik...

Me kureshtje shumë më të ndezur, por, jam i  gatshëm të dëgjoj pse, vallë, s’e duan suedezët Bergmanin e tyre të madh? Gustavsoni këtë e thotë, gati – gati me temperament jo tipik për njeriun e këtij vendi. Nuk e duan, nuk e duan, thotë ai, masat e gjera (popullore) suedeze Bergmanin, ngase pothuajse në të gjithë filmat e vet, gati pa përjashtim, paraqet botën disi si të sëmur suedeze, me shumë trauma, me shumë devijime seksuale që prekin diku thellë në çrregullime e luhatje psikike. Në filmat e vet ai për së tepërmi merret me ato anë të errtë të qenies njerëzore. Ani pse për të, mund të thuhet lirisht se është një njohës i mirë dhe i thellë i neuropsikiatrik...

Përfundon, kështu, disi, monologu i Gustavsonit, pse suedezët nuk e duan edhe aq Bergmanin e kjo në shesh nxjerr edh enjë njohuri të re për këtë vend. Njohuri që, deri diku, edhe e lëkundin botëkuptimim tim mbi  këtë vend.

Po që se dikur, jo fort moti ndoshta, Suedia është marrë si sinonim i një vendi të shfrenuar në dashuri e në çrregullime të tjera seksuale e të tjera “tejkalime”, sot, ndërkaq, situata është krejt tjetër. Këtij vendi i duhet, mik, dashuria. Mendoj ajo midis femrës dhe mashkullit. Lidhje e fortë e me plot ndjenja. Si bazë e mirë për familje të shëndetshme e të pastër. Hajt provo e foli diçka në rrugë një suedezje të bukur e të bardhë, për ë cilat të painformuarit do të mendonin se është “një nga seria”! Edhe vetë do të turpëroheshe nga sjellja jote e pahijshme. Suedia sot është një shtet i një shërimi, të them  kështu, total nga ca sëmurje, edhe këto t’i quaj ashtu, që e kishin kapluar në vitet e gjashtëdhjeta, tashmë të harruara e që i dhanë një drejtim të tillë artit bergamian...

Pas plotë tetë vjetësh, Ingmar Bergmanit, këto ditë, përsëri iu lejua xhirimi i filmit në Suedi. Xhirimi i filmit me titull “Fani e Aleksandër” fillon në pranverë dhe njëherazi është projekti më i shtrenjtë, dhe më astronomik, (realizimi do të kushtojë 35 milionë kruna) që është lejuar ndonjëherë në këtë vend. Të them, në fund se, krahas Bergmanit në Suedi janë shumë të njohur dhe të popullarizuar regjisorët: Alf Cheberg, Wilgot Cheman dhe Jean Troell. Bergmani, megjithatë, nuk është i vetmi regjisor suedez...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat