Këto ditë ka dalë në dritë vepra e plotë: JETA E NJË NJERIU , e Giuseppe Ungarettit në përkthimin shqip nga Jozef Radi.Kjo vepër , të cilës iu nda edhe Çmimi "Agim Ramadani" në kuadër të Takimeve të Dom Mikelit (26.09.2020), sipas propozimit dhe vlerësimit të Sarë Gjergjit dhe Isak Ahmetit , dy specialistë të letërsisë dhe anëtarë të përhershëm të Këshillit Organizativ të këtyre Takimeve , është një margaritar i rrallë jo vetëm në poezinë italiane të periudhës së hermetizmit , por tash edhe në shqip , në një gegnishte të bukur e të rrjedhshme , nga Jozef Radi.Ky përkthim i bukur vjen në vazhdën e përkthimeve të bukura , të pakrahasueshme , të Pashko Gjeçit , të Ernest Koliqit e të ndonjë tjetri duke filluar nga Dante , Petrarca , Pascoli , D'Annunzio e deri në ditët e sotme kur na erdhi e plotë vepra e Ungarettit.
2.GIUSEPPE UNGARETTI(1888-1970)
------------------------------------------------------------
Ungaretti , bashkë me Eugjenio Montlen(1896-1981)dhe Salvatore Quasimodon( 1901-1968) , përbën trininë e madhe të poetëve italianë të shek.XX.Këta poetë , të afirmuar dhe të çmuar edhe në rrafshin ndërkombëtar , me veprën e tyre poetike , të përkryer , kanë krijuar një vizion të sintetizuar të botës së të gjitha kohëve.Ky synim i tyre vërehet në opusin e tyre poetik , në veprën e tyre me vlera të mëdha poetike, që ka ushtruar një ndikim të madh në poezinë italiane të re dhe më të re. Ndikimi i tyre pozutiv më vonë është shtrirë edhe në rrafshin ndërkombëtar , madje edhe te një pjesë e poezisë shqipe në Kosovë( konkretisht te poezia ime) .
E frymëzuar nga humanizmi , nga ndjenja e vdekjes , nga dëshira dhe gjakimi për një harmoni të përkryer midis njeriut dhe gjithësisë , poezia e Ungarettit, lirikut dhe përfaqësuesit më të madh të hermetizmit italian midis dy luftërave , është një kaptinë e veçantë e poezisë italiane të shek.XX.Duke ndjekur gjurmët e përvojës të Malarmesë dhe të Valerisë, më shumë se cilido poet tjetër italian , Ungaretti i është afruar idealit të
poezisë hermetike.Në strukturën e lirikës së tij , edhe në përkthimin shqip të Jozef Radit , fjala është simbol i emotivitetit të pastër , e rrethuar grafikikisht , me"qetësinë" e hapësirave të bardha; dykuptimësia e shpeshtë e fjalëve , që me siguri do i ketë hetuar edhe përkthyesi ynë në fjalë , shpërthejnë nga qetësia e brendshme dhe hermetizmi i saj që ,poetikisht , në muzikën krejtësisht moderne , me sugjestivitetin magjik të tingujve dhe raporteve të papritura e të guximshme analogjike.Pas LDB , Ungaretti kishte botuar ,veç tjerash , edhe përmbledhjet :
1.TOKA E PREMTUAR(LA TERRA E PROMESSA,1950) dhe
2.KLITHMË DHE PEIZAZHE(UNGRIDO E PAESAGGI , 1952),ku vërejmë eksperimentimet e tij të reja dhe kërkimin e shprehjes më komplekse.
3.PERKTHYESIT E POEZISË SË
-------------------------------------------------
UNGARETTIT
-------------------
Poezia e Ungarettit , me bukurinë e saj artistike dhe me mesazhin që ajo ngërthen në vete , që me kohë ka zgjuar edhe kureshtjen e përkthyesve letrarë jo vetëm në Shqipëri , por më parë në Kosovë.Sepse në Kosovë kishte një liri më të madhe sa i përkiste leximit dhe përkthimit të poezisë moderne evropiane në krahasim me rrethanat që ishin në Shqiperi deri në vitet e 90-ta.
Kështu p.sh. në vitet e 70-ta dhe 80-ta poezinë e Ungarettit në Kosovë do ta përkthejnë Isak Ahmeti dhe Eqrem Basha, ndërsa pas viteve të 90-ta në Shqipëri poezinë e tij do e përkthejnë:Klara Kodra , Anton Papleka , Shpëtim Kelmendi , Donika Omari , Mimoza Hysa , Xhevahir Spahiu e ndonjë tjetër.Ndër poezitë e Ungarettit të përkthyera në shqip janë këto:
Dritare mbi det(përkth.Klara Kodra), Mallkim (përkth.Shpëtim Kelmendi), Vetmi(përkth.Donika Omari), Lumenjtë (përkth.Klara Kodra), Nostalgji (përkth.Anton Papleka), Mëngjes(përkth.Donika Omari), Përgjim , Kotësi (përkth.Mimoza Hysa),Krishtlindje(përkth. Donika Omari), Jam një krijesë , Një natë tjetër ,Kam humbur gjithçka ,Mos bërtisni (përkth.Xhevahir Spahiu),
Kujtimi(përkth.XhevahiSpahiu),San Martino del Carso (përkth.Shpëtim Kelmendi),Nëna(përkth.Klara Kodra ),Çdo vit ndërsa zbuloj se shkurti(përkth.Anton Papleka),Injac Butita ,Trashëgimi lotësh(përkth.Donika Omari),Kërshëndellat , Peshë ,Agonia , Kotësi , Jam vetëm një frymë , Mos bërtisni , Shën Martini i Karsos , Një tjetër natë , Këngë , Ishulli ,Nostalgji , Ushtarët etj.(përkth.Isak Ahmeti ),etj.
Këto përkthime , të bëra kur më mirë e kur jo ,nuk e japin profilin e plotë të poetit Ungaretti.Madje disa nga këto poezi të përkthyera i kam krahasuar edhe me origjinalin me ç'rast kam vërejtur se ndonjëherë ato nuk e japin jo vetëm bukurinë por as idenë kryesore të origjinalit.Madje kemi edhe raste si p.sh. te poezia :SAN MARTINO DI CARSO(Shën Martini i Carsos), në përkthim të Shpëtim Kelmendit ,është lënë një strofë ,ndonëse me dy vargje (e fundit),që sipas vlerësimit tim , është kulmi kuptimor-poetik i vjershës:
" E il mio cuore
il paese piu straziato"
që në përkthimin e bukur të Jozef Radit del kështu:
"Asht zemra jeme
vendi ma i sfilitun"...
4.JETA E NJË NJERIU
------------------------------------
Vepra komplete e Giuseppe Ungarettit, në edicionin definitiv , është stampuar nga Mondadori në një titull të përbashkët :
NJË JETË NJERIU ,
-------------------------------
të cilën , falë mundit dhe përkushtimit të madh , për 16 vite , na e bjen në shqip ,në një gegnishte të bukur ,Jozef Radi, përndryshe edhe autor i këtyre veprave:
1.Muret e muzgut -1993,
2.Kujtesa e mjegullës-2000,
3.Ancona segretta -2008 dhe
4.Fletorja e vjeshtës-2011.
Botimi komplet në shqip i veprës poetike të Giuseppe Ungarettit është një eveniment kulturor shumë i rëndësishëm edhe për faktin se ,Ungaretti ,siç e kam theksuar diku në fillim të këtij shkrimi, përbën treshin më të madh të poetëve italianë të shek.XX.Në lidhje me profilin e poetit në fjalë ,përkthyesi , ndër të tjera na sjell,jo rastësisht ,në kopertinën këtij libri, këtë tekst të Ungarettit:"Poeti i sotëm ka sensin e mprehtë të natyrës, asht poeti që ka marrë e merr pjesë në disa prej ngjarjeve ma të tmerrshme në histori.Nga afër ka provue dhe provon gabimin , dhe e vërteta e vdekjes e ka mësue n'se ia vlen ai çasti në t'cilin hyn veç instikti.
Dhe ka një familjaritet të tillë me vdekjen, saqë jeta e tij i duket një përmbytje .S'ka asnjë objekt që s'ia pasqyron, përmbytjen vetë jeta e tij shtrihet prej fillimi në fund , herë mbi njenin e herë mbi tjetrin objekt gjithfarësh , në të cilin rrezohet krejt rastësisht , shikimi i tij.
Në t'vërtetë , jeta e tij s'asht ma shumë se objektive -e s'asht jeta që i ban qëndresë rastësisë ma shumë se njaj objekt shfaqë ma s'pari.
Asht njaq jetëshkurtër e i tendosun përqëndrimi i tij në çastin e nji objekti sa s'mundet me imagjinue as masën.Asht detyrue m'u përqëndrue -kjo përban aventurën e tij -në çastin e nji objekti , përjetësia.Njat herë objekti naltsohet prej ferrit në pafundësi të sigurisë hyjnore".
Këtij libri në fjalë i paraprin shkrimi i përkthyesit me titull shumë përmbajtësor ku , ndër të tjera, shkruan:"ky libër , jo veç ka vigjilue n' shijet e mia , po edhe m'ka diktue ;herë me thjeshtësinë e vet, herë me sublimitetin artistik , herë me potencimin e frazës , po ma së shumti përmes delikatesës së mendimit e thellësisë së mesazhit artistik , jo gjithnji i përtypshëm.
Ungaretti ,sipas përkthyesit në fjalë ,asht konsiderue baba i hermetizmit italian ,po edhe ma gjanë.E vërteta simbas meje , mbas kësaj pune rreth njizet vjeçare prej Sizifi mbi veprën e jetën e tij , asht paksa ma ndryshe.Unë mendoj , se Ungsretti asht ma pak hermetik se asht shpallë , bile kisha me e quejtë sintetik , pse ai t'i ban të prekshme objrktet , njerëzit , luftën , natyrën , gruen , fëmijën e dhimben...Ai asht aq tokësor sa të bahet pjesë e së përditshmes , pjesë e jetës tande , pjesë e mënyrës së të menduemit ...Ai të bahet familjar në misterin e tij , e misterioz në sinqeritetin e tij poetik".
Pa e njoftë mirë jetën e Ungarettit s'mubdësh me e lexue as me e kuptue poezinë e tij-konstaton Jozef Radi ,të cilit i urojmë shëndet dhe vepra me vlerë si: NJË JETË NJERIU në shqip.