Në pulëbardhë ti më ngjan

Kultura

Në pulëbardhë ti më ngjan

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 14 tetor 2020 Në ora: 22:52
Remzie Raci Rexhbogaj

Në qytetin e Ernes

Në qytetin tënd Erna

Sot bëmë shëti

Ne familja e jote

Së bashku dhe ti

Në çdo hap

E në çdo bisedë

Erna të kishim Ty

Vetëm me sytë e tanë

Edhe pse s'të shihnim

Së çdo çast më Ne

Ishe edhe Ti.

Nē vendet e tua

Ku ti i preferoje

Ne pushonim aty

E pijen që Ti e shijoje

E ngritëm nga një gotë

Për Ty.

 

Pulëbardhë
Në pulëbardhë

Ti më ngjan

Dhe në krahët

e engjëjve

Kur fluturojnë

lart në përjetësi

E që shndërrohen në hyjni

Pulëbardhë

m'i fal krahët tu

Të fluturoj drejt qiellit

Atje ku kam yllin tim polar

Të takoj engjëllin

Kur më është shndërruar

Në rreze dielli

Ende pa e shijuar

rininë

As dashurinë

Që kishe për nënën

Ike pulëbardhë

Pulëbardhë

Më thuaj

Çfarë do me më fal

Të fluturoj

drejt qiellit

Ku engjëlli

është vetë flutura

Fluturon të ma shëroj

Shpirtin e plagosur

Së bashku me zanat

Të fluturoj drejt pikëtakimit

blu

Për më ardhë tek Ti

Erna

Kurrë më

për t’mos u nda.

 

Ti m'i sjelle lulet

Këtë buçetë lulesh

Me duart tua Erna

Ti m'i sjelle në përqafim

Ah ç'kuptim m'i dhe jetës

Bashkë me aromën e trëndafilave

E me sytë e Tu

M'i sjelle rrezet e diellit

Me përqafime tua

Më fale ngrohetësi

Në shpirt e zemrën time

Me buzëqeshjën tënde

Kaq të ëmbël ma dhurove

lumturinë e botës...

 

Era
Sa furishëm fryen era

Sa larg i fluturon gjethet

Përse i ndanë nga degët e veta

Eh bashkë me gjethet

Fluturojnë

Edhe mendimet e mia

Tek Ti Erna

Që trurin ma gremisën për Ty

Sa furishëm fryen

Dhe dallgët e detit i përplasin

Në dy brigjet e kundërta

E anija mbi dallgë përpelitej

Fuqishëm

Të ju mbijetoj valëve

T’ju mbijetoj

Që ta mbaj premtimin

E porosive tuaja

Kur të ka dhënë

Mbi këto dallgë të detit

Në këto erëra të furishme

Kisha dashur t'i përshkruaj

Bukuritë e botës që ka

E jo për mizoritë e saj

Kisha dashur t'i përshkruaj

Lumturitë e jetës

E jo të padrejtat

Që i ka jeta.

Spitali në Oslo

Ndërtesë e Metropoleve

Që në heshtje rri

E dhemb

Për vuajtje që i mbanë

Brenda vetes tënde ti

Një pjesë të dhembjeve

të Ernes

Unë i kam aty

Dhe të atyre nëtëve

pa gjumë

E bisedave kur i bënim

pa fund

Nuk donim t'i lenim peng

asgjë të pa thënë

Spital, ndërtesë shumëkatëshe

e shpresave që na u shuan në ty

Sot sillem vërdallë teje

Brenda s'kam fuqi të hy

Sytë

më janë ngulitur

dritareve

E më dukej Erna

Sikur të shoh aty

Të thërras

me zë të lartë

Sikur akull

E tëra jam ngri.

 

Për ty

Me shpirt ndër dhemb

me dhembje të pa mplakur

Me mallin që kurrë s`do shuhej

Me zemrën që kullon vrerë

Që s`do ketë gëzim më asnjëherë

Me penën e mbushur jo ngjyrë

Por lot që rrjedhin ujvarës sime

Do rrugëtojmë së bashku

Dhe s`do ndalem kurrë ma

Me Ty e për Ty Erna

Deri në lartësinë e Ozonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat