Biletat rezervohen online, nuk lejohen ushqimet dhe pijet/ Lista me rregullat e reja në kinema

Kultura

Biletat rezervohen online, nuk lejohen ushqimet dhe pijet/ Lista me rregullat e reja në kinema

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 19:17
Ilustrim

Kinematë do të mund të rihapen, 7 muaj pas mbylljes së tyre për shkak të pandemisë së Covid-19. Sidoqoftë, hapja e tyre do të bëhet vetëm nën disa rregulla strike që duhen respektuar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rezervimi i biletave mund të bëhet vetëm online. Maska është e detyrueshme dhe duhet të mbahet gjithë kohën, si nga klientët edhe nga personeli. Nëse konstatohet një rast pozitiv, kinemaja duhet të pastrohet.

Të gjithë personave që do të hyjnë në kinema, do t'u matet temperatura dhe asnjë person me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të lejohet të hyjë në kinema.

Nga shfaqja në shfaqe pushimi nuk duhet të jetë më pak se 15 minuta, në mënyrë që të kryhet pastrimi dhe ajrosja e duhur.

Gjtihashtu distancimi fizik nga njëri person te tjetri do të jetë 1.5 m dhe nuk do të lejohen ushqimet dhe pijet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat