Kur do të dalë nga burgu Gjergj Kastrioti i Lezhës

Kultura

Kur do të dalë nga burgu Gjergj Kastrioti i Lezhës

Nga: Nue Oroshi Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:05
Pamje nga konferenca

Ka kohë që Bashkia e Lezhës e ka dhënë një ide shumë të qëlluar që të vendosët një Monument i Gjergj Kastriotit në Lezhë.Vërtetë u gëzova se vendvarrimi i Gjergj Kastriotit ka vetëm një bust të vogël.Është për vajtim.Iniciativa e Bashkisë së Lezhës filloi shumë mbarë dhe u ndërtua një monument shumë i bukur.Ky monument u provua të vendosët në Lezhë por Edi Rama dhe Erdogani kishin dhënë urdhër se është e ndaluar që të vendosët ky monument në Lezhë.

Është fatkeqësi se sot e asaj dite ky monument i Gjergj Kastriotit ka mbetur i burgosur në pranga në një burg të errët. Gjergj Kastrioti i Lezhës po hyn në vitin e tretë të burgut.Kisha ftuar Agron Gjekmarkajn para se te mirrët me Monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren që të pys shefin e ti, Edi Ramën se sa vjet burg i ka dhënë Erdogani Gjergj Kastriotit në Tiranë, dhe a ka mundësi që ai të dalë nga ky burg dhe të vendosët në Lezhën historike.Agron Gjekmarkaj pse bre burrë nuk mirresh me Gjergji Kastriotin e burgosur?!

Unë për Gjergj Kastriotin e Prizrenit do të kërkoj tre ekspertë ndërkombëtar që të bëjnë ekspertizën.Nga një skulptor gjerman,italian dhe anglez.Në bazë të vendimit të tyre kemi me vepruar.Nuk kemi me vepru në bazë të eksperteve të realizmit socialist të Tiranës e Prishtinës të cilët për interesa te tyre private  janë në gjendje çdo gjë të shpallin jashtë vlerës artistike që nuk është e kornizave të realizmit socialist.Agron Gjekmarkaj më vjen keq se qenke shumë i cekët në njohjen historike.Përkrenarja nuk përcakton ushtarin osman por kalorësin perëndimor,shqiponja nuk e përcakton ushtarin otoman por e përcakton arbërorin Gjergj Kastrioti,veshjet mbretërore të kalorësit perëndimor nuk përcaktojnë ushtarin otoman por e përcaktojnë mbretin perëndimor.Pra, të gjitha këto elemente i ka Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.

Prandaj sa pashë ju jeni marrur vetëm me leshin e Gjergj Kastriotit  që ka në mjekërr.Nuk e di që ka ndonjë ekspert të leshit në botën shqiptare por më vjen mirë që ju jeni i pari.Por sa di lesh në mjekërr kanë burrat e të gjitha kombeve dhe këtu nuk mundeni të bëni vlerësimin përmes mjekrrës dhe leshit se a është apo jo Gjergj Kastrioti.

Agron, unë jam mirditor i rrënjes se vjetër Arbërore dhe i takoj familjes se Llesh Kokës bajraktarit të Oroshit që ka udhëheq luftën krahas Kapidanit të Mirditës kundër Perendorisë Osmane, dhe më dhemb shpirti kur e shoh në burg qe tre vjet Gjergj Kastriotin e Lezhës një skulpturë vërtetë gjigante ku e kanë burgosur Edi Rama dhe Erdogani.Banu burrë e bane një shkrim për këtë çështje dhe jo të kritikosh për gjërat që nuk i njeh fare. "Qeshem në punë të njerëzve veq pse smuj me kja!", thoshte Lord Bajroni kurse "Jezu Krishti thoshte Fali o Zot se nuk dijnë çka bëjnë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat