Komunikimi me averzion, politikanët jashtë irracionales

Kultura

Komunikimi me averzion, politikanët jashtë irracionales

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Komunikimi i mirë është themeli i suksesit në mardhëniet ndërnjerëzore. Po edhe pse komunikimi interpersonal është e arrituar më e madhe ndër njerëz, njeriu i zakonshëm nuk bënë komunikim të mirëfilltë. Komunikimi i keq largon njerëzit, kolegët,partnerët dhe i bënë të vetmuar dhe të pasuksesëshëm.

Për komunikimin është treguar,megjithatë,se në secilën periudhë të moshës tregojnë afinitet dhe aftësi të mësojnë dhe përvetsojnë shkathtësitë e komunikimit të cilat avancojnë marrdhëniet interpersonale duke rritur suksesin në profesionin dhe lëmin që merren. Shkathtësitë në mardheniet me rrethin paraqesin kombinimin e shkathtësive interpersonale (aftësia e bashkëpunimit me grupin apo rrethin), si dhe shkathtësive intrapersonale (aftesia e menagjimit të qendrimeve vetanake dhe emocioneve). Shkathtësitë në mardheniet me njerëzit me rrethin apo grupin, paraqesin elementin thelbësor të suksesit.

Tani një vështirim kur nuk arrihen të përvetësohen shkathtësitë interpersonale?!

Veshtrim i shkurtër per komunikimin socio-kulturor ne te cilin lind "komunikimi me urrejtje" ,efektin që shkakton ne Kosove. Komunikimi me përmbajtje te denigrimit, gjuhës se vrazhdë, shpifjet, sharjet qe kalojnë etiken e komunikimit njerezor qe shkojnë gjerë ne urretje, ne kontekstin ku dhe fillon, duke patur parasysh domosdoshmerinë e lirise se shprehjes nga njera anë po dhe kufizimit te komunikimit me permbajtje te urrejtjes.

Leksiku i fjaleve te shemtuara, qe po hasim ne mediet vizive me fyerje deri në përshkallëzim me kacafytje në parlament, në studio gjatë debateve,në facebook, se ky komunikim i shëmtuar vjen dhe nga politikan,analistë gazetarë, nuk munguan edhe mjek së fundi dhe fytyra publike te cilat me leksikun e tyre te ndyre perdorin sharje,fyerje dhe shprehje denigrimi si tradhetar,per fytyrat historike,politikan,rasti i fundit,kur një mjek nga QKUK'ja i drejtohet një lideri partie me shprehjen “Gërxhul,gjallë je a?”dhe atë publikisht,pa fije turpi dhe etike! Një “analist” do i drejtohet mergates si "felliqesira", ”gërnaça”. Analisti shkon dhe më larg duke quajtur mërgatën tonë “turist”,po ky sikur i kishte dal nga mendja se mërgata jonë, ne Kosove vijne ne atdheun e tyre,ne shtëpitë e tyre,këta nuk flenë dot ne hotele.Turistet nuk ndertojnë shtepi askund, në asnjë shtet,eklatante kjo! Dhe ne gjendje ,si duket frustrimi,do thoshte "...kanë ik" se "na në Kosove e mbajme diasporen",”sa irituese kjo që shkon ne iracionalen! Sikur është harruar se diaspora jonë,preferoj te them mërgata jonë,në vitet e '90'ta të okupimit,kur te gjithë ishim te larguar nga puna mërgata jonë e mbante të frymoj popullatën dhe këtë vend,dhe kur do e lenin jetën e rehatshme në perëndim u kthyen dhe rrokën armët,u rreshtuan në rradhët e luftëtarëve të UÇK's duke luftuar dhe flijuar jetën per kete vend. Se "keni ikë" , nga e merret ky guxim për të inkriminuar mërgatën?

Nga e gjithë kjo, egziston mendimi se strumbullar i gjithë kësaj janë politikanët,deputet,zyrtarë qeveritar të të gjitha pozitave zv.ministra,ministra bile edhe zv.kryeminstër, pra janë partitë politike që me veprimet e tyre në parlament,mediat vizive dhe rrjetet sociale kanë polarizuar dhe fragmentuar masën e shoqërisë në skajshmëri. Dy raste kur mungon kulturta e komunikimit dhe shkathtësia intrapersonale,kur njëri zv.Kryeministër nga averzioni që ka ndaj U.D së Presidentit të shtetit i deklaron se “nuk është e mençur”dhe tjetri do ekscitohet dhe masës se puntorëve të një kompanie publike do i drejtohet “…sytë e ju trgojnë se jeni më hajna se unë “! Ministri “…në sytë e juaj shof se jeni me Covid-19”! Një “zonjë”deputete,oponencës u drejtohet “qenat e ….”! Kjo,jo vetëm si inkompatibile me kodin e sjelljës së qeveritarëve dhe politikanëve,po kalon edhe iracionalen?! “O tempora! O mores!”,ekzakt O kohë e mjerë! O njerëz të mjerë! Nga ta dëgjojmë,në parlament “jemi bërë si cirk”,pot të ishte ashtu bile do argëtoheshim,por jo seancat plenare po sjellin gërdi!

Po këta politikan ,kanë futurë në vokabularin e tyre,dhe fjalët më të ulëta fyese dhe denigruese,ndaj njëri tjetrit, grupit dhe oponentëve dhe rivalëve të tyre politik si “budalla”,”banda politike”, ”rrugaç”,”tradhëtar”, "kriminel”,”hajn”,"haraçiste’’ e çka jo tjetër.Të gjtha këto thuhen publikisht,në seanca parlamentare dhe në medie,duke acaruar mesin në parlament me fyerje dhe denigrim edhe të komuniteteve jasht parlamentit,si ishte rasti lidhur me temën më të ndieshme për të pagjeturit që do shkaktonte një reagim të ashpër shoqëror! Kjo njehere duhet flakur dhe te marri fund!

Këtu sikur dita nuk i ngjan ditës që kaloi,dhe sikur jam i shtyrë të përsëris veten nga një opinion i imi, se e gjithë kjo që bejnë disa nga politikanët me fjalë dhe epitete denigruese ndaj njëri tjetrit,në veçanti pozitave të larta të shtetit,kanë rënë me apo pavetëdije në spiralen,apo bëhen vegël e luftës hibride që armiku,përmes shërbimeve të intelegjencës,po bënë drejt dhe brenda Republikës së Kosovës.

Kjo, aq me teper kur këtë e bejne nga studiot vizive,eshte nonsens se si moderatoret ua lejojn kete dhe u japin hapsire t'i ftojne dhe hera tjera?! Ndoshta qe te rrisin shikueshmërinë?! Moderatori e bënë debatin në stilin konfuz,duke lejuar qe secili panelist të flasi çka të dojë,më të zëshmit kan fjalën kryesore,të tjerët tërhiqen dhe debatet stërzgjaten.

Tjetër kur ofrohet stili demokratik,materja debatit parashtrohet në kohë,debat për temën e shtruar zhvillohet në mënyrën demokratike,secili mban të drejtën të shtroj mendimin e vete,mbretëron fuqia e argumentit,moderatori është i pari mes të barabartëve dhe përfundimi paraqet vullnetin e të gjithëve.

Në Kosovë komunikimi me urrejtje më së shumti është prezent në internet pra rrjetet sociale si facebook. Faktor i kësaj është edhe neglizhenca e institucioneve të shtetit në mbrojtjen e lirisë së shprehjes.Prof i Fakultetit Filozofik Fadil Maloku “komunikimi i dobët, parasegjithash është prezent në veçanti ndër të rinjët ngase përballen me probleme të shumta socio-ekonomike.Komunikimi me urrejtje është produkt i frustrimit që mbretëron ndër njerëzit.Mos të harrojmë se Kosova si shtet është në geto”.

Mund të thuhet, se si shoqëri, kemi rënë thellë në një krizë morali shoqërore!

E gjithë kjo ,dosido, do ndikojë në mënyrë negative në komunikimin publik dhe ne procesin e formimit ne sferën publike. Kështu, kjo do te pengonte shqyrtimin kualitativ për problemet publike, vërshtireson marrjen e vendimeve demokratike dhe dëmtimin e vlerave në shoqëri.

Detyrë e sociologeve eshte qe te merren me analiza komparative dhe te indetifikojne burimet e ketij komunikimi te shëmtuar.

Duhët patur parasysh se komunikimi me urrjetje mund te ketë potencial të grupojë bashkëmendimtaret gjerë ne ekstremizëm.

Duke filluar nga modeli i demokracisë deliberative zhvilluar nga Jurgen Habermas për shoqëritë bashkëkohore, në të cilat interneti është bërë nder format me te rendesishme te komunikimit, si dhe nga teoria e Manuel Castells per fuqinë e komunikimit për shoqëritë në rrjet është dhënë analiza e ndikimit te fjalorit te urrejtjës në keto procese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat