Nëse ti je...

Kultura

Nëse ti je...

Nga: Elizabetë Qarri Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
Elizabetë Qarri

Nëse ti je shiu, dua  të lagem e të ndjej vërshimin  tënd

mbi trupin tim të squllur.

Nëse ti je nata, dua të tretem e përhumbem

në  largësitë e yjeve plot magji.

Nëse ti je dielli, dua të ngroh trupin që  më  dridhet

saherë ti shfaqesh pranë.

Nëse ti je era, dua të ndjej puhizën tënde

 mbi gjinjtë  e mi të harlisur.

Nëse ti je uji, dua t’më shuash etjen

e buzëve të thara .

Nëse ti je qielli, bardhësive të shtratit tënd

dua të të pres.

Nëse ti je deti, dua të zhytem e të prek thellësitë

e botës tënde.

Nëse ti je lumturia, dua të jem flaka që zjarrin

tënd se shuan kurrë.

Nëse ti je durimi, dua pranë teje të dorëzohem e

të të them sa shumë e jotja jam.

Nëse ti je ëndrra, dua nga gjumi të mos

zgjohem kurrë.

Nëse ti je dehja, dua të jem epshi  e dashuria

që shprtërat tanë i bën të gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat