Ekspeditat e Pirros në Itali nga këndi i Joan Zonares

Kultura

Ekspeditat e Pirros në Itali nga këndi i Joan Zonares

Nga: Fadil Bytyçi Më: 8 janar 2021 Në ora: 23:16
Pirro

Sikur se tek autoret jerë antik, ashtu edhe te Zonara të dhënat që i përkasin arealit ilir i karakterizojnë specificitete të caktuara. Dhe vete antikiteti, me specifikat e veta , për historiografinë paraqet një problematikë të ndërlikuar ndriqimi i së cilës kërkon që në hulumtimet shkencore të aplikohen kriteret e tilla metodologjike që sigurojnë një interpretim që do të jet në një përputhsmëri të plotë me autentuicitetin e zhvillimit të ngjarjeve. Në bazë të kësaj edhe të dhënat e autorevë antik në përgjithësi duhet të shihen me një vështrim të rrept kritik. Këtë e themi duke u bazuar në faktin se për arealin ilir të dhënat e tyre i karakterizon një fragmentaritet i theksuar që rrjedh si rezultat i faktit se historia e ilireve u prek nga ta, atëher kur ngjarjet mpleksen me popujt fqinjë, konkretisht Grek dhe Romak. Me që autoret antik kryesisht ishin të etniciteteve jo ilire, në veprast e tyre për këtë popull hetohen doza të theksuar të injorimit dhe të destruimit të historisë ilire, ndërsa , në raport me këtë , glorifikohen proqeset dhe fenomenet të historisë së popujve fqinjë të Ilirëve, përkatësisht të popujve Grek dhe Romak. Kur themi këtë duhet të kemi parasysh se me gjithatë në veprat e autorëve antik, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte gjejmë të dhëna me vlerë edhe për ilirologjinë, të cilat konfirmohen edhe me të dhënat tjera interdisiplinare. Prandaj, momentet e interpretimeve të tilla që u ikin objektivitetit të fenomeneve që i përkasin arealit ilir duhet shikuar duke thirrur në dnihmë edhe të dhënat interdisiplinare si ato nga linguistika, arkeologjia, onomastike , etj. Sdo mend se nga një kënd i tillë duhet të vështrohen edhe të dhënat e autorëve antik si dhe ato që na i ofron Joan Zonare edhe për problemin që ka të bëj me ekspeditat e Pirros, mbretit të Epirit në Itali të dhëna këto që hasen në vepren e tij kapitale “Epitomae Historiarum”.

Shkaqet që inicuan invazionin e Mbretit të Epirit, Pirro Mollosin në Itali

Joan Zonara për Pirron, mbretin e Epirit, jep njoftime vetem lidhur me atë që ka të bëj me fushaten e tij në Itali, ngjarje kjo që mplekset drejtpërsëdrejti me historninë e Romës antike. Roma, në mbarim të shekullit të IV dhe në fillim të shekullit III para krishtit doli në arenën ndërkombëtare të kohes si një fuqi e madhe ushtarake, ku viktim të para të saj ishinit krahinat e Lucanisë, Samnite, etj , ndërsa rrezikoheshin edhe shtetet tjera greke në të ashtuquajturen Magna Grecia. Njëra ndër më të rrezikuarat ndër këto shtete ishte Tarenti, i cili në ndihm thirri mbretin energjik dhe mjaft ambicioz, Pirro Epirotasin apo siq njihet në literature edhe me emrin Pirro Mollosi më që i ka takuar fisit të Mollosëve. Prej këtu edhe fillon njoftimi që na jep Zonara për këtë përsonalitet, e që do të përqëndrohet kryekput me atë perudhë kohore sa qëndroi Pirro në Itali. Në kontekst të kësaj, Zonara jep edhe disa të dhëna që e karakterizojnë sundimin e Pirros në një varg shtetesh në Helladë, ku, në mes të tjerash , thot “Pirrua, i cili mbretronte në Epir, dallohej prej të gjithëve për shkathtësinë, për edukaten e gjërë dhe për përvojen ku pjesen më të madhe të Hellades e kishte bërë për vete, ndërsa pjesa tjeter i nënshtrohej nga frika…”. Këto të dhëna që na i ofron Zonara përkojnë plotësisht edhe me ato të dhëna tjera që na i ofrojnë edhe autoret tjerë antik, sidomos me ato të Dion Kasit. Këto të dhëna i konfirmon edhe historiani , francez Pierr Lëvek në librin e tij voluminoz kushtuar Pirros që mban titllun “Pyrrus” ku shprehet se “vyrtytet e shprehura nga Zonara për Pirron janë të plota dhe si duket Zonara ka trasheguar nga literature e mëhershme që është shkruar për Pirron”. Duke vazhduar më tej autori në fjalë përshkruan aktivitetin duiplomatik të Pirros në Itali, aktivitet ky që ishte i orjentuar në drejtim të krijimit të aleancave të një varg shtetesh italike, me Pirron në krye, ku për një qëllim të tillë ai kishjte angazhuar emisarin e vet Kinean për ti bërë ballë invazionit romak. Në kët drejtim siq njofton Zonara, ai arriti rezultate të konsiderueshme, me që në një varg qytetesh të krahinës së Tarentit lidhi marrëveshje për bashkpunim ushtarak kundër Romës, ndërsa në akropolin e Tarentit vendosi garnizonin e vet me komandant Milonin. Krahas kësaj, Zonara njofton edhe për kalimin e vet Pirros në Itali në pranverë të vitit 280 para Krishtit. Duke vazhduar më tej ai njofton se Pirrua në Tarent ndërmorri masa të caktuara sigurie, të cilat i kualifikon si të atilla që e ngushtojnë demokracinë e popullates vendëse. Po të krahasohen këto të dhëna me të dhënat tjera të autorve antike , shihet se i karakterizon një analogji e theksuar gjë që jep të kuptohet se Zonara është në jë masë të madhe i ndikuar nga ta.

Beteja e Heracles dhe e Ausculiumit në optikën e Zonarës

Duke vazhduar me tej Zonara kalon në pozita të tilla në interpretiomn e ngjarjeve që lidhen me këtë përsonalitet çfarë i karakterizojnë edhe autoret e tjerë antik ku aspektet të quhen kushtimsiht negative të veprimt nga radhet e Ilirëve vëhën në theksim ndërsa momentet e çasjeve pozitive të përsonaliteteve Ilire, nëse nuk mohohen atëher minimizohen. Zonara dhe të tjeret nuk theksojnë faktin se Roma ishte ajo fuqia kryesore ekspansioniste e asaj kohe e cila robronte shtetet e vogla për rrth ndërsa fenomeni , Pirros në Itali, ishte refleksion i një politike të tillë të Romes. Zaten, Tarenti ishte ai që e ftoi në ndihmë Pirron për ta përballur invazionin Romak. Kështu, Zonara duke bërë fjalë për betejen e Heraklesë, e cila u zhvillua në mes të ushrisë Romake dhe asaj Epirotase në vitin 280 para Krishtit, edhe pse para të së vërtetës detyrohet të “gjunjëzohet”, e pranon fitoren e Pirros, por prap se prap tenton që këtë fitore ta injoron sipas të cilit Pirro arriti të fitopj vetem në saje të Eelefantëve. Ilustrim më i madh që tregon për një tendencë të tillë të Zonares që ka përqelli ta devalvon fitoren e Pirros është kjo tabllo që po e shkëpuesim nga vepra e tij:”Pirrua duke e parë se ushtria e tij po ikte vrapoi në ndihmë, por kali i tij u plagos, prandaj ai e la atë, kurse atyre (ushtarëve F.B) iu duk se ai vdiq. Për shkak se disa (ushtar ) u ligshtuan, disa nga ata braktisen fushen e betejes…” Narracioni i tillë i Zonares ishte një shprehej e një imagjinate të autorit e ndikuar nga paragjykimet për të cilat u fol më lart, ndërsa paraqitja e elefantëve është shprehje e një strategjie të cilën e ka përdorur Pirrua dhe më pas Hanibali i Karthagjenes. Këto informacione të Zonares nuk përkojnë me realitetin nga se në Betejen e Heraklesë Pirro i shkaktoi disfatë të plotë ushtrisë Romake. Interpretimi i tillë i Zonares shprehimisht karakterizohet si subjektiv që ndoshta vjen si pasojë e ndikimit të autorëve të mëhershem antik e në radhë të parë të Dion Kasit, Tit Livit etj.Betejes së Heraklesë Zonara i mveshë karaktristikat e Auskuliumit e cila edhe pse përfundoi me fitoren e Pirros, atij i kushtoi shumë shtrenjët, ndërsa për këtë betej Zonara në mënyrë të gabuar informon se përfundoi “me disfatë të plotë të Piros”. Kur jemi te këto beteja duhet cekur se Zonara informon në mënyrë joobjektive, nga se Pirro në betejen e Heraklesë korri një fitore të shkelqyer, ndërsa në atë të Ausculiumit korri gjithashtu fitore kundër ushtrisë Romake, por kjo fitore i kushtoi aq shtrenjët, për çka edhe sot ka mbetur në përdorim shprehja “Fitorja e Pirros” , e cila përsonifikon një fitore me sakrifica të mëdha, ndërsa për disfaten që përmend zonara në Ausculium as që mundë të bëhët fjalë.

Largimi nga objektiviteti

Në vazhden e shpjegimit të ngjarjeve që kanë të bëjnë me fushaten e Pirros në Itali, Zonara përqëndrohet sidomos në përqapjet e Pirros tek Romaket, për të lidhur një marrëveshje paqësore, të cilave përqapje iu jep ngjyrë përultësie. Kësaj, në sitilin e autorëve të tjerë antik, paraardhës të tij, duke dashur që vepres së vet ti mvesh një petk artistic ai bënë improvizime të tilla në shpjegimin e ngjarjeve që shpien në trillime, të cilat shprehen përmes një toni të theksuar retorik dhe në këtë formë largohet nga objektiviteti. Kjo heteohet nga një dialog i trilluar nga ai në mes të Pirros dhe një përfaqësuesi Romak me emrin Fabrici, ku përsonalitetin e Pirros e përulë ndërsa glorifikon atë të Fabricit. Kërkesa e Pirros për një marrëveshje me Romën në realitet është shprehje e keqsimit të gjendjes së Pirros në Itali, por edhe shprehje normale strategjike dhe diplomatike për të fituar në kohë, me që në dy beteja Pirro ishte fitues e jo Romaket dhe se thënjet e Zopnares se “Pirrua ra në gjunjë dhe puthi doren e Fbricit” nuk përkojnë jo vetem me realitetin por edhe me vet natyren e Pirros si përsonalitet.Këtë më së miri e konfirmon në një mënyrë edhe njohësi më i mirë i figures së Pirros francezi Pierr Levec i cili thot se Pirro e ksihte për qëllim që “si Aleksandri i Madh që hapi helenizmin në Lindje edhe ky të përhap helenizmin në përendim”, ndonëse Levec nuk ka një qasje të qart se Pirro ishte një ilir i kulluar.Pierr Levek tutje vazhdon duke konfirmuar atë që e thash më lart se “ofrimi i paqës nga Pirro ishte në vazhden e veprimit strategjik prej një prisi luftarak për të konsoliduar radhet dhe për asnjë qast ai nuk kishte synim nënshtrimin ndaj romakëve” e lere më të bie në gjunjë dhe të puth doren e tyre.

Marrë në përgjithësi ,Joan Zonara duke u marrë me Pirron në një liber vuliminoz me 18 tome,e përmes të cilirt mëton ta shkruaj historinë e botes,jep shembullin më të mirë se përsonaliteti i Pirros së Epirit ishte në piedestal të kohës për të cilin ka dhënë vlersimet më të larta edhe Mbreti i Karthagjenes,Hanibali . Siodoqoftë ekspedita e Pirros në Itali ishte një nga ngjarjet më komplekse që ka zgjuar kërshërinë e historianëve antik në kuadërt të raporteve Roma –Iliria që do të ngarkohen me luftra shekullore deri në shtrimin e plotë të Iliris në shekullin e parë të eres sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat