​Promovohet libri “ “Deçani nëpër shekuj”

Kultura

​Promovohet libri “ “Deçani nëpër shekuj”

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetit të Deçanit i është shtuar edhe një libër që flet për historinë e tij. Gjatë së martës, në këtë qytet është promovuar libri “ “Deçani nëpër shekuj” i autorit Faton Mehmeti. Libër cili u vlerësua si një dëshmi dhe arkivë e gjallë e kohës për Deçanin.

Pjesë e këtij promovimi ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili shprehu fjalë të mira për botimin e të njëjtit.

Haradinaj: Jemi falënderues që na është sjell në formë të shkruar historia e Deçanit

“Faton Mehmetajn kemi për ta njohur gjatë edhe si ai që na ke sjell në dorë, të shkruar, botuar dhe ilustruar Deçanit tonë të dashur. Vërtet të falënderoj. Faleminderit shumë”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se ky libër do të jetë një udhërrëfyes për deçanasit.

Ramosaj: Ky libër do të jetë udhërrëfyes

“I cili për neve do të jetë një udhërrëfyes dhe po ashtu është pasaporta më e sigurt e Deçanit që i ka munguar deri tash. I uroj sukses edhe autorëve të tjerë të cilët janë duke kryer punë dhe vepra që shfaqin potencialin edhe në aspektin e trashëgimisë kulturore të Deçanit”, tha ai.

Kurse, recensenti i librit, Bekim Vishaj tha se ky libër është dëshmi e kohës dhe arkivë e gjallë për Deçanin.

Vishaj: Kjo trevë ende ka mbetur e paeksploruar

“Kjo trevë ende ka mbetur e paeksploruar dhe që kudo herë është ndjerë nevoja për shkrime dhe hulumtime që e ndriçojnë historikun dhe të kaluarën tonë”, u shpreh ai.

Në fund, vet autori, Faton Mehmetaj tha se qëllim i botimit të librit ka qenë grumbullimi i materialeve për historinë në trevën e Deçanit.

Mehmetaj: Libri im është një pjesë e vogël e historisë së Deçanit

“Libri im është një pjesë e vogël e historisë së Deçanit sepse Deçani ka një histori të madhe dhe të begat. Jo pak herë Deçani ishte pjesë e historisë si ndër qytetet që ka dhënë më shumë për vendin. Qëllimi im ka qenë të grumbullojë një material për historinë dhe trevën e Deçanit, pa e ndarë as Junikun”, tha ai.

Krahas qytetarëve të shumtë, pjesë e promovimit të këtij libri ishin edhe kandidatët për deputetë të AAK-së nga qyteti i Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat