Mendim i thurur...

Kultura

Mendim i thurur...

Nga: Marjeta Shatro Rrapaj Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:49
Marjeta Shatro Rrapaj

Mendimi mblidhet lëmsh
në kokën time
e pastaj thuret vargje,
vargje pa mbarim
në rrjedhën e ditëve
që marrin jetë prej shpirtit
derdhur brenda tyre
e jetojnë në gjuhët e bukura
të kohës kibernetike,
ku syri vështron
e i prek të gjitha
e drita e tij sodit dijen e heshtur
që fshihet gjurmëve të mendimit
në poezinë e trishtimit
të pyetjeve pa përgjigje
ku pritja pafund zgjatet,
përzier me melodinë e jetës
që në duar mban mallin
e e thur në trajtën e duhur
të formës së mëparshme
të së ardhmes së përjetshme.

Jeta digjet gjakut...

Si gjethe e tharë
dridhet zemra e hutuar
e si flakë djegin plagët e fjalëve.
Në portën e trishtë
të këtij dimri,
ku një ujk i bardhë
vajton pyllit i vetëm
e ulërima e tij jehon
e humbet thellësive
derisa shuhet natës së errët,
vetmisë së tij i flet era
e qajnë të dy heshtur
për zbutje të dhimbjes
që struket shpirtit të zhuritur
ndjekur nga hijet e fundit endacake
të janarit që po ikën...

Për të jetuar...

Zvarriten vitet,
stinët,
muajt,
javët,
ditët
e ne pas tyre verbuar
nga ëndrrat e parealizuara
e dëshirat e pamundura,
ngushëlluar prej harrimit
të asaj që shkon
me zjarrin e shpresës së heshtur
të lumturisë pa dhimbje trupore e shpirtërore,
çliruar nga frika si fitimtar të arsyes njerëzore,
ku bota jonë një grimcë e Gjithësisë
lahet nga koha me puthje si shkëndija
të gëzimeve të vogla që flasin me heshtje të gjata në qetësitë e largëta të ndritjes së syve,
për të jetuar shëndetshëm si duhet,realitetin e përkohshëm.

FOR LIVING...

The years drag on,
seasons,
months,
weeks,
days
and we behind them blinded
from unfulfilled dreams
of impossible desires,
comforted by forgetfulness
of what goes
with the fire of silent hope
of happiness without physical and spiritual pain,
liberated from fear as the victor of human reason,
where our world a particle of the Universe
washed by time with kisses like sparks
of small joys that speak in long silence in the distant stillness of the brightness of the eyes,
to live properly healthy, the temporary reality.

POUR VIVRE...

Les années traînent
saisons,
mois,
semaines,
jours
et nous derrière eux aveuglés
des rêves insatisfaits
des désirs impossibles,
réconforté par l'oubli
de ce qui se passe
avec le feu de l'espoir silencieux
du bonheur sans douleur physique et spirituelle,
libéré de la peur comme vainqueur de la raison humaine,
où notre monde est une particule de l'univers
lavé par le temps avec des bisous comme des étincelles
de petites joies qui parlent en long silence dans l'immobilité lointaine de l'éclat des yeux,
pour vivre correctement en bonne santé, la réalité temporaire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat