Hud Sherif Gashi, personalitet i kombit shqiptar

Kultura

Hud Sherif Gashi, personalitet i kombit shqiptar

Nga: Agim Desku Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 07:55
Hud Sherif Gashi

Ky personalitet ka lindur më 7 Janar 1924 në Vermicë K.K.Malishevë.

Shkollimin fillor e kreu në fshatin Carallukë, ndërsa në Klinë pas viteve 1960.

Edhe mësimin plotësues të mësem. Ishte Kryetar i parë pas LNÇ gjatë viteve 1946-,1948 në Komunën e Carrallukës. I përmbysur në vitin 1948 nga ky post me direktiva partiake sërbosllave e me shërbëtorë,(Mjerisht,shqipfolës) të ardhur për ta largue si të papërshtatshëm, këta ishin, Kolë Shiroka,Vela(sërb),dhe Kryeprukorori i Kosovës, Ali Shukriu.

Hud Sherif Gashi tani 93 vjeçar.Për ta njohur këtë përsonalitet kombëtar në anën tjetër të medaljes,ishte poezia,Shkupi,poeti ,z.Sami Sherifi,gjenerali tezaku im, zMuhamet Racaj.

Poezia është hyjnorja që bashkon dhe krijon ura miqësie padallim ngjyre apo largësie,Kur e them këtë rikujtoj vargjet e bukura poetike që lexohen mes vlerash poetike dhe njërëzore.Njohja që më bëri poezia me poetë nga të gjitha anët e Shqipërisë,Evropës dhe kudo në botë për mua është një pasuri përrallore që do e ruaj shpirtërisht.Ishtë Shipkovica që më kishte programuar poeti z.Sami Sherifi të isha pjesë e Manifestimit të Diasporës poetike ku dhe më shpërblyen më Mirënjohjen shumë të dashur.Vazhdimi i udhës për në qytetin e poezise ,Strugën e dashur ku promovuam vëllimin poetik ,,Pikëllimi i ëndrrës,, të poetes ,z.SeliMurati që kishte ardhur nga Kanada.Të nesërmën ndodhi tragjedia natyrore e Shipkovicës,ku pësuan disa fëmijë në ujë të rrëmbyeshëm.Ah,prap u krijuen poezi si mbështetje për banorët e kësaj ane që na pritën me bukë ,krypë e zemër,poezi dhimbje,plagësh.Dhe pasoj programimi i festës se flamurit në Shkup,ABC,eja poetike në krye me poetin ,z.Sami Shrifin kishin vendosur që për nder të Ditës se Flamurit të shpallin POET NDERI për vitin 2015 Poetin nga Kosova,z.AgimDeskun ,në fshatin poetik,Sillare .

Gjenerali,madhështia e dytë e anës se medaljes ishte vet gjenerali,tezaku im,z.Muhamet Racaj Komandant i Forcave të Armatosura të Maqedonisë,i cili më shoqëroj dhe ishte pjesë e evenimentit poetik.Ishte gëzimi përbashkët i poetëve dhe imi që gjenerali të jetë pjesë e ABEC,ës poetike dhe ashtu ndodhi.Në këtë eveniment poetik duhet falëndërue dhe botuesin e Mesharit nga Prishtina ,shkrimtarin z.Nezir Prokshi që më kishte nxjerr vëllimin poetik ,,Këngë ilirishte,,,ku e mirëpriten të jetë edhe ky në evenimentin e ABC,es poetike në Sillare.Tezaku im më foli për përsonalitetin e Hud Gashit,njeriut që sot jam këtu ku jam dhe doktoraturen time në fushën e sigurisë ja kam dedikue mikut tim të shtrejtë z.Hud Gashi.Unë e njohja këtë personalitet ,ngase isha një klasë në gjimnaz me djalin e tij,Maliqin,me të cilin kishim dhe një zenkë për shkak të Tahir Deskut.Ai,Maliqi ishte fjalosur me të dhe unë si djalë axhe që e kisha Tahirin u zura me Maliqin,ndërsa të nesërmën i shoh sebashku duke shkue në shkollë,i them Tahirit përse flet,ma kthen,aii,Agim,nuk bën të hidhërohem.Unë që nga ajo ditë kanë kalue mbi tridhjetë vite nuk kam folur dhe nuk jemi takue,por i premtova tezakut se të shtunën e ardhshme do shkoj dhe do nxjerri atë çfarë mund të nxirret si margaritarë të jetës dhe vepres së z.Hud Gashi.Të shtunën më 5 dhjetor nuk kisha mundësi të jem për shkak se ishte Manifestimi poetik në Istok ,Çmimi i dr.Rugovës,ku isha pjesë e këtij evenimentin me një poezi,dhe të dielen e programova të jem në shtëpinë e tij,dhe ashtu në ora 9 e 30 ia bëha aty,ku për fat takova edhe gjeneralin,i cili ishte musafir të motra e tij,pasi hyri gjenerali u përqafuam dhe më tha ,tezak paske mbajtur fjalën,po i thash me një ditë vonesë.Bëmë fotografi me Hud Gashin,unë e tezaku im,z.Muhamet Racaj,dhe ai iku për në Shkup, ne mbetëm me bisedën për jetën që iku,si një përrallë apo vet Hud Gashi u bë legjendë e jetës për kombin.

Familja e Hud Sherif Gashit në vitin 1924 shpërngulet në fshatin Breglum,Dervenë,ku mbreti Ahmet Zogu kishte ndarë për çdo familje kosovare pllace dhe tokë pune.Pata fatin që të jem i ftuar në dasmën e mbretit Zog dhe mretëreshës Xheraldinë, ku takova gjashtë motrat e mbretit që kishin ardhur me veshje kombëtare dhe të hypur me kuaj të bardhë.Pjesëmarrës i banketit për lindjen e Leka Zogut I,edhe tërë Tirana ishte e gostitur për këtë gëzim të lindjes se djalit të mbretit,mirëpo pas njëzet e katër orësh invadojnë trupat italiane,pastaj dhe ato gjermane dhe familja e mbretit Zog iku jashtë vendit,gjithashtu edhe familja eHud Gashit prap u kthye në vendlindje.Muhameti,gjenerali,nuk ma ka humbur mundin,

94 vite Hud Gashi evokon kujtime dhe shton:

Se të parët tanë nuk kanë pasur mundësi,as rrugë me ecë kah duhet të ecët.

Tahir Berisha ishte për Hud Gashin një kokë e kombit që fjalët e tij ishin vet e ardhmja e jonë e ndritur dhe kujton.Kur do të kemi liri axha Tahir e pyieta thot Hud Gashi.Kur femra shqiptare pret një delegacion të Evropës dhe kur përfaqësojnë femrat tona Kosovën në Evropë,Shqippërinë në botë.Ja erdhi koha e fjalëve të urta të Tahir Berishës dhe ja Presidentja e Kosovës z.Atifete Jahjaga pret e përcjell delegacione evropiane e botërore.

Në vitin 1947 gjatë kohës sa isha Kryetar i Komunës se Carrallukës,duke u kthyer për në shtëpi takoj Tahir Berishën sebashku më hoxhën Mulla Maliqin,pasi u përshendetem,Tahir Berisha më tha shoku kryetar a po vjen sonte bane një natë me një plak të keq dhe me një hoxhë,nuk munda t΄i refuzoj dhe

shkova.Tërë natën ata dy biseduan mes vete dhe unë si ma i ri vetëm i dëgjoja.Kah mesi i natës Tahir Berisha po i thot Mulla Maliqit,një burr me autoritet i këtyre anëve dhe patriot i flaktë.Nëse Kosva do të bëhet Shqipëri a e kishe pi një gotë raki,jo një gotë, por e kisha pi një kazan raki vetëm të bëhet Kosova Shqipëri.Kjo flet shumë se çfarë ishte ndjenja atdhetare tek secila shtresë e popullit pa dallim pozitën apo profesionin.Dashuria ndaj atdheut të bashkuar në një Shqipëri të vetme çdo herë ishte nyje gandiane dje,sot dhe nesër.Gjatë kohës sa ishim në odën e Mulla Maliqit më është drejtue me këto fjalë.Dëgjo kryetar, ti je i ri dhe populli është plot varrë ,nëse mundesh me ju shërue mirë, por nëse nuk mundesh mos ju prekë fare,lëri ashtu me halle të veta.Kjo që më tha për mua mbeti e ngulitur në kokë dhe tërë mandatin tim deri sa më hoqen si të papërshtatshem e kisha në mendje.

Evokon kujtime

Kujtonte lojën që luanim me djalin e Abaz Kupit ,oficerit të mbretit Zog,nga dy lekët që na dhuroi dhe më tha ,ah,kosovar më përqafoi.Pas tij kaloi Nikë Paloka një trim hypur në kalë dhe i armatorur deri në dhemb, as ushtarët e mbretit nuk e çarmatosnin,ku edhe ky u ndal dhe na njohu se jemi kosovarë,në atë çast babai kishte dalur të më merrte,sepse ende isha i ri dhe përshendetet me Nikën dhe i thot,ju e bëtë Shqipninë e neve na latë ndër sërbi.Jo i tha Nika babës,ne nuk kemi faj,ju e moret në qafë vetën,që nuk e dëgjuat Hasan Prishtinën.Ku në mbledhjen e Krerëve shqiptarë në Ferizaj u vendos që të shkohet në Shkup më i kërkue mbretit sulltan Hamitit I, të përmirësohet gjëndja e popullësisë në Kosovë,ndërsa Hasan Prishtina, reagon duke thënë ,pritni nuk keni çka shkoni se tërë kërkesat e shqiptarëve ju kam vënë Evropës në tavolinë,por merrni flamurin kuq e zi dhe ngritne nepër sëcilin fshat dhe qytet.Ndërsa paria që ishin aty ju drejtuan Hasan Prishtinës duke i thënë se,, flamuri ynë është më yll e hënë,, ,dhe se ti je antiturk,por prap me lotë ndër sy Hasan Prishtina edhe njëherë kërkon ta lidhim besën mes veti o shqiptarë.Ishin fjalët e Nikë Palokës,i cili ishte i martuar dy herë duke e përjashtuar kisha,nuk merrte mërzi fare dhe thoshte unë s΄dua ta humbë farën vetit,por do e ruaj brezave.Dhe Nikë Paloka shton:

Nëse e lidhim besën në mes veti

Nuk ka çka na ban kurrëfarë mileti

Nëse nuk e lidhim besën bashkë

Na ka mbetë bytha jashtë.

Viti 1939 dhe bombardimet italiane mbi Tiranë

Në kohën kur i lindi mbretit Zog trashëgimtari, Leka I,ishte ditë e mërkur,ndërsa të ejten trupat italiane hynë në Shqipëri duke lëshuar letra nga ajroplanët mbi Tiranë me shkrimin se italianët nuk kanë ardhur si okupatorë ,por të zgjerojmë Shqipërinë.Hud Gashi kujton ato ditë dhe ngjarjet e zhvilluara,si :Lirimin e të burgosurëve,fundosjen e një anije italiane nga Mujo Ulqinaku,

Viti 1928 mbahet në kujtesë për hapjen e shkollës në Carrallukë,por në gjuhën sërbe,ndërsa në Vermicë mejtepi,ku sjellnin libra shqip nga Medrezja e Shkupit,Kadri Minushi,mulla Maliqi,vëllai im Reshit Gashi,i cli varrin e ka në fshatin Shtypeq të madh të Rugovës.

Në vitin 1941 Hud Gashi kthehet nga Breglumi i Drevenës në Vermicë,ndersa vëllai, Reshiti kthehet sebashkume brigadat shqiptare me e mbrojtë kufirin me Malin e Zi,Çakorr,Smilovicë.Vrasja e Bajraktarit të Rugovës nga një partizane,të cilën e gjuan Reshiti dhe e lenë të vrarë në një degë shkurre,ku shkon dhe ja merr armën.Mirëpo më 15 Maj 1945 në një fjalim në Shtypeq të Madh,Reshiti mori fjalën dhe foli për paknaqësinë e mobilizimit të shqiptarëve në brigadat e përbashkëta.Tregonte dëshmitari që kishte qenë sebashku me Reshitin,Selim Beqiri nga Prekazi,duke i thënë Reshitit se duhet pasur kujdes se kanë me të vra,por Reshiti i thot ,po më dhimbeni ju,se pa i vra disa nuk munden të më vrasin,në ato çaste e thërrasin Reshitin dhe Tush Malen nga Balinca,gjoja për të bisedue, ku i vëjnë në pritë duke shtënë ,por edhe Reshiti shtie në ta,por rafalet ishin të pamëshirëshme dhe goditet për vdekje Reshit Sherif Gashi ku e kishin mbuluar me ca gurë dhe gjethe dushku.

Mashtrim

Hud Gashi,kujton me vëmendje dhe evokon në kujtimet e tija formimin e PK të Shqipërisë,Mehmet Shehun,Asim Vokshin,i cili shkon nga aty në luftën e Spanjes,të cilët kishin ardhur në Breglum për të na mbajtur fjalime.Mashtim ishte Komiterni.Poltika ruse e vëri Enver Hoxhen kryetar të PK të Shqipërisë,arësye se shumica e shqiptarëve janë me bindje të përkatësisë fetare ,të bësimit musliman dhe kjo ndikon që të këtë në radhët e tyre më shumë anëtarë,pra mashtrim i politikës shprehet z.Hud Gashi.Duke kujtuar dhe evokuar ngjarjet e vitit 1944

Partizanët,Rifat Berishën,hyrjen në Prishtinën e çliruar,komandantët shkie,zëvëndës komandanta shqiptarët,mashtrim.Në një fjalim në hotelin Skëndërbeu në Prishtinë Milladin Popoviqi,tha:Luftën e kemi të përbashkët,Kosava pas luftës me vullnetin e vet,në dashtë me Tiranën ,në dashtë me Beogradin do të shkon,por ishte mashtrim ky fjalim i këtij sërbofili.

Prap mashtrim evokon kujtime Hud Gashi,më 29 Nëntor në Prizeren na u tha për këtë ditë do të thoni të gjithë brigada rroftë Jugosllavia e re,ndersa një ditë tjetër rroftë Shqipëria e re.Batalioni im ishte i vendosur ne Dushanovë.Esat Shyti komesar i batalionit nga Shqipëria na mbajti fjalim.Një Hamëz Ademi e pyeti komesarin kur po dalim tani na me thënë,rroftë Shqipëria e re,sepse kështu na është thënë për një ditë tjetër.Komesari i tha Hamzës,çka po ju duhet kjo.E dini kur do të dilni të thuani rroftë Shqipëria e re,edhe 25 vjet.Ah, shok komesar edhe kaq vjet nuk di a do të jem gjallë.Dhe erdhi viti 1968 ,ku pikërisht pas 24 viteve,pasuan demostratat e studentëve,të cilët thanë rroftë Shqipëria e re,Republika e Kosovës.

Sistemi shumëpartiak i Kosovës

Takimi me Ibrahim Rugovën ishte shumë i dashur dhe në një takim i thash: Z.Kryetar sistemi shumëpartiak në Kosovë duhet me qenë si vajzat e martura,kur njeriu ka disa vajza dhe ato secila ka krijue shtëpinë e vet,por të panit siq është tradita e jonë e bëjnë të nëna dhe baba.Dhe e pyieta, kur po ja ngulim gurët Kosovës shqiptare.Eh,më tha Rugova,gurët janë të ngulur qysh me 1878 në Lidhjen Shqiptare të Prizerenit.Mirëpo duhet me punue për këtë,fatkeqësisht disa parti po e ngritin dorën në allti ,e Sërbia e mbanë këmbën në zingi.Hud Gashi kujton edhe fjalët e shumëta të patriotit Tahir Berishës për djalin e vëllait Rifat Berishën,thoshte ky Rifati im nuk e di me ke ka punë ,kanë me ja hangër kryet dhe ashtu edhe ndodhi.Evokon edhe kujtime dhe fjalë të përsonaliteteve të Elitës kosovare të intelegjencës,Në një rast apostrofon prof,Esat Stavilecin,i cili thoshte: Në politikë ,dy e dy nuk bëjnë katër.

Mashtrim ishtë tërë koha e LNÇ,e cila në shpirtin e shumë luftëtarëve la plagë,sepse nuk kishin luftuar për të mbetur Kosova ndër Sërbi,dhe në mendjen dhe trupin e luftëtarit Sadik Tafarshikut pjesëmarrës i luftës dhe një nga shumë të burgosurit e saj,sebashku me babain e ish Presidentit të Kosovës z.Fatmir Sejdiut,i cili nuk u pajtue të mbetej Kosova nën Sërbi dhe e burogosen.Pasi doli nga burgu në vitin 1945 erdhi në Drenovc,ku shpërndajke ca libra dhe unë e ftova në një mbrëmje të një miku im se e kisha shtëpinë larë,por më tha ,a është shtëpia e jonë.Po i thash dhe e pyeta:Kur do të kemi liri.Po liri do të kemi vetëm atëherë kur do të bëhemi të mençur sa nuk jemi.Edhe atëherë kur ta duam njëri-tjetrin ma shumë se nuk e dojmë,atëherë ka me na dashtë zoti dhe bota,dhe do të kemi liri.Sadik Tarfashku pasi kreu burgun ia bëhu të Fadil Hoxha për t΄i gjetur një vend pune,por Fadili i tha se nuk mundem dhe e drejtoj të Spasoje Gjokoviqi,i cili kur e pa Sadikun i tha ,ah ,Sadik o Sadik ke gabue shumë.Ja ku jam a kam gabue a s΄kam gabue,por dua një punë me ma gjetë pasi kemi luftue sëbashku.S.Gjokoviqi i tha se punë për ty nuk ka,e Sadiku ja dredhi duke i thënë,unë kam njëmijë miq secili është në gjendje të më ndihmoj dhe mos ju kofsha falë,dhe doli nga aty dhe shkoj në Ferizaj ku aty u martue dhe krijoj familje,thuhet se ka një vajzë mjeke.Sadik Tarfashiku thoshte se ne vet i kemi zhdukë njerëzit e fortë dhe të dishmit.Evokon kujtime ashtu siq i vijnë ,ku thot xha Huti:Bahet një e pame dhe më marrin Jusif Ferizi ,latif Kryeziu dhe Qerim Gashi,kur hyjmë rendin ia japim Jusufit si gazetar me folë ,dhe ai ,thot: Jugosllavinë e kanë qitë në tabut e kur mbërrinë të varrezat nuk e di,por një ditë do mbërrinë.Hud Gashi evokon një kujtim me Tahir Berishen dhe Banush Sedllarin,kur të dytë këta kandidojnë për kryetar të Komunës se Carrallukës e ku Banushi fiton,dhe për gëzimin që u bë kryetar organizon edhe një gazmend dhe i fton shumë miq dhe bashkëpunëtor.Mon Hasani i Carrallukës më disa miq duke shkuar afrojnë ta marrin edhe Tahir Berishën,duke menduar se edhe atë e ka ftue,kur hynë të dera e Tahirit ai quditet dhe na afron mirëseardhje,por ne ia pritem që jemi duke shkue në gazmendin e Banushit dhe kthyem tek ti të shkojmë sebashku,por Tahiri na tha ,unë nuk jam i ftuar,atëherë edhe ne nuk po shkojmë,por duke parë insistimin tonë ,ai na tha do vi me ju me një kusht,nëse ju ma jepni fjalën se nuk do të reagoni sepse Banushi është fjalë rëndë,ai mendon se mua më ka mbetur hatri,kur ai do të di se unë jam shumë i gëzuar që ai ka fitue.Dhe pa një pa dy u nisën dhe kur hynë në odën e kryetarit,ai,Banushi i thot Mon Hasanit ,a edhe atë m... e keni marr a.Rifati ia kthej,tu rritë nera o Banush Sedllari se nga m... bëhet pleh dhe një bimë rritet nga ky pleh,por të më kishe thënë mendje madh,kjo është shumë më e rëndë.E uruam për evokimet Gud Gashin 94 vjeq,e uruam për fjalët:

Sa jam i lumtur që po të shoh ty Agim shkrimtar me e pa Muhametin gjeneral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat