Kohë të trazuar

Kultura

Kohë të trazuar

Nga: Gjon Marku Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Gjon Marku

Kryerja e studimeve të mija Universitare përkonte me një kohë të trazuar, të turbullt, të dyshimtë, tranzicioni dhe të pa qartë për të ardhmen. Atë që po ndodhte me vendin tonë ku gjithçka po shkatërrohej nxitur nga padija dhe dhe varfëria e tjeskajshme nga njëra anë dhe nga lakmia për pushtet në anën tjetër, mbillin një pasiguri të madhe e ajo duket se ishte një frut delikat i qytetërimit të brishte dhe qorientim të përgjithshëm ku historia e institucioneve dhe strukturave dukej e interpretohej si histori mashtrimi e iluzionesh për vetë faktin se dobia e tyre tashmë matej me idetë e prodhuara dhe nga fryma që kërkonte t’i ruante ato dhe pse kjo frymë tashmë kishte shterrur e ku autoritarisht kishte vendosur autoritet dhe ndërhynte në sferat e lirisë së individit vetëm për ideoligji, gjithësesi pata fatin të kryej studimet e plota universitare në një sistem të rregullt e të mirëorganizuar arsimor. E kjo më jepte fatin e madh e guximin intelektual të shtroja para vetes gjithnjë me guximin moton e brendshme të mosshmangjes e përuljes aq më tepër mos nënështrimit përballë vështërsive e sfidave të kohës.

Nuk ishte e vështir për një të diplomuar e arsimuar të kuptonte qartazi se konflikti midis të tashmes dhe së shkuarës apo e thënë më drejtëpërsëdrejti konflikti midis formës së pushtetit dhe lirisë do të përfundonte ndoshta në mënyrë katastrofike siç dhe kishte ndodhur në vendet e tjera të Lindjes apo ish vendet e kampit socialist.

Natyrshëm edhe unë ashtu si bashkëmoshatarët e mi apo rinia e asaj kohe kishim rendur drejt trageteve apo dyerve të ambasadave të mund të mërgonim në një vend që sipas konceptit tonë të asaj kohe do të mund të na ofronte një mundësi apo shans më të mirë jetese. E kur kjo nuk kishte qënë e mundur siç kishte ndodhur me shumë të rinjë, atëhere kishim rendur maleve e rrëpirave drejt Greqisë nëpër vuajtje që ngjajnë me mite dhe legjenda.

Çudi! Në atë kapërcyell kohrash nuk ishim vetëm ne, pra brezi i ri i asaj kohe, të mirëshkolluarit por edhe kasta më e lartë intelektuale e vendit ku mund të futeshin profesorët dhe stafet akademike rendnin drejt vendeve Perëndimore. Ishin dhe profesorët tanë të universiteteve apo shkrimtarë e shkencëtar të këtij vendi halleshumtë të cilët përballeshin me shkatërrime të asaj që ishte ndërtuar e derdhur djersë e mund për dekada të tëra që në një mënyrë a në një tjetër, kërkonin të largoheshin. Më me fat konsideroheshin ata që gjendeshin në shërbime diplomatike apo udhëtime, në shkollime apo për qështje të tjera që edhe pse ishin dërguar prej shtetit pa pyetur për misionin për të cilin kishin shkuar në këto vende, braktisnin delegacionet apo trupat diplomatike e kërkonin strehim politik a ekonomik në këto vende Perëndimore.

mund ta shqis nga mendja atë moment të rëndë e të vështirë pas kthimit të dhunshëm nga njëra prej fshesave që shteti Helen kishte bërë ndaj refugjatëve shqiptarë mes të cilëve kisha qënë dhe unë, e pasi isha kthyer në shtëpinë time të varfër pa asnjë lek në xhep, ulur në anën e oxhakut vështroja unët e drurit të qarrit që digjeshin në prushin e ngrohtë kur në tlevizor Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës ish profesor që kisha pasur fatin të më jepte dhe mua mësim shfaqej para kamerave nën dënesën e lotët e që goja i merrej kur prononcohej për djegjen e njërës ndër bibliotekat më të pasura të Ballkanit. Pikërisht ajo bibliotekë që për pesë vite me radhë kisha ngjitur dhe zbritur shkallët me libra ndër duar edhe unë ku si student kisha marrë dhe të ashtuquajturin titull “Mik i librit”.

Kisha brof në këmbë e isha përqëndruar para televizorti në atë lajm të kobshëm e të trishtueshëm që më së shumti sikur më kishte këputur diçka në shpirt. Natyrshëm veç trishtimit edhe tek unë kishtë filluar të rrjedhë ndonjë lot i kristaltë, por më së shumti ishte trishtimi dhe humbja e besimit dhe shpresës se mund të arrihej ajo që ne studentët e asaj kohe kërkonim e donim. Kurrësesi nuk donim dhe nuk dëshironim djegien e bibliotekave e aq më tëprë atyre auditoreve ku kishim rendur ditën e natën të studionim e mirëshkolloheshim ku gjendeshin temat tona të diplomave dhe qindra e mira punime shkencore të studentëve dhe profesorëve tanë aq të nderuar.

-Oh medet kisha ngulur në heshtjen që zotëronte në shtëpin time një pasthirrmë e të gjithë pjestarët e familjes sime ishin përqëndruar tashme tek unë.

-Ngrehu! kishte urdhëruar nana ime tim vëlla që në fakt ishte më i madh se unë por, edhe ai i shkolluar në universitet e punonte mësues në një shkollë të mesme, e na bëj nga një kafe.

Është vonë kishte thënë motra që ishte personel mjeksor i spitalit të qytetit.

Na bëj kafë kishte folur prerë nëna e unë isha ulur prap aty pranë oxhakut trishtuar sa nuk thuhet e flaka në votër më dukej se po përpinte pallatin e kulturës së Universitetit Bujqësor të Tiranës ku unë kisha përfunduar studimet. Asaj perle e mrekullie të pa përsëritshme.

Po atë vit që kisha përfunduar studimet, tek pija kafe me Prof. dr. Qefqep Kambon kishim folur dhe për bibliotekën më të famshme dhe më të njohur ndër të gjitha kohërat, pra Bibliotekën e Aleksandrisë, e cila ishte jo vetëm një bibliotekë e famshme, ashtu si dhe Aleksandria, por edhe një qendër e krijimtarisë, kulturës, dijes dhe tolorancës. Ishte një humbje e madhe m’u kujtuan fjalet e profesorit të nderuar. Aleksandria u zgjodh prej Aleksandrit të Madh si kryeqytet i perendorisë së tij në vitin 320 para erës së re, dhe shumë shpejt u shndërrua në qytetin më të fuqishëm dhe më me influencë në rajon. Biblioteka origjinale e Aleksandrisë u themelua në vitin 288 para erës së re nga Ptolemeu I. Ajo ishte një ndër tempujt më të mëdhenj që ka njohur historia e mendimit dhe funksionoi si akademi, qendër studimi dhe bibliotekë. Kjo bibliotekë ishte e vendosur në rajonin mbretëror të qytetit. Nuk është krejtësisht e qartë se kur u shkatërrua Biblioteka e Aleksandrisë. Mendohet të jetë dëmtuar nga zjarri gjatë pushtimit të Jul Cezarit në vitin 48 para erës së re, dhe gjatë ekspeditës ushtarake të Aurelit në vitin 272 të erës së re. Në vitin 391 u dogj edhe ndërtesa në Serapium çka shënon dhe fundin e këtij institucioni. Ndërtesa në Serapium, ishte një bibliotekë e quajtur bijë e Bibliotekës së Aleksandrisë dhe ishte e vendosur në lagjen me të njëjtin emër të qytetit. Bota e qytetëruar e kishte cilësuar si një humbje të madhe.

Kjo ishte një bibliotekë e vendosur në brigjet e Detit Mesdhe në udhëkryqin midis Europës, Azisë dhe Afrikës, duke gjetur pikën kyçe për të vendosur bibliotekën më të madhe të botës antike.

Por le të kthehemi në vendin tonë, ku shtimi i numrit të librave dhe botimeve kishte bërë të domosdoshme ruajtjen dhe administrimin e librit. Për rrjedhojë nisin jetën e tyre bibliotekat. Prania e tyre në vendin tonë është e lidhur pa diskutim me lashtësinë e gjuhës dhe të kulturës sonë.

Gjurmët e para që paraqesin interes dhe që flasin për vende ku ruheshin dhe grumbulloheshin libra, pa diskutinm mbeten qëndrat e mëdha kishtare. Në kujtesën historike mund të përmenden Shkodra apo Drishti; Kryepeshkopata e Ohrit; Metropolia e Prevezës dhe e Kosovës; Metropolia e Durrësit apo Episkopati i Elabasanit; i Apolonisë; i Vlorës; i Lezhës; Metropolia e Janinës; Episkopati i Gjirokastrës; i Drinopojës; i Himarës; i Butrintit; i Artës; etj, të cilat zënë fill heret si qendra të mëdha dhe të përmendura kishtare dhe kulturore.

Në Mesjetë, kur manastiret janë kthyer në qendrat kryesore të kulturës dhe dijes, ndër to nis dhe grumbullimi i librave dhe formimi i bibliotekave.

Kështu që gjurmët e para të bibliotekave të organizuara i gjejmë në shek. e XII-të, në fillimet e tij, në atë kohë kur Papa i Romës, duke dashur të rrisë influencën e Selisë së Shenjtë, dhe të forcojë kishën katolike në Shqipërinë e Veriut, vendosi themelimin e disa kuvendeve e manastireve të cilët më vonë qenë qendra të rendësishme për pregatitjen e klerikëve. Në krahinën e Mirditës së mëvonshme (themi Mirditës së mëvonshme sepse Mirdita është formuar si unitet krahinor më vonë) u themeluan në fillim të shek. e XII-të kuvendet benediktine të Shpalit (në Pshqesh), Shën Mëria e Ndërfanës (në Gëziqin e sotëm), të Shëlbuemit (në Rubik) dhe të Shën Llezhdrit (në Malin e Shenjtë në Orosh).

Autorë të huaj kanë shkruar jo pak për këto abaci të Mirditës, mes të cilëve dhe Shuflai, i cili pohon: “më në jug fare ndër gjindët shqiptarë, ndërmjet lumenjve të të dy Faneve, në krahinën prej nga në të XIV-tin shekull dilshin priftërinj për krejt Dalmacinë, gjendeshin Abacia e Shën Palit dhe Santa Mëria di Trifantina, kjo e fundit qëndroi si e tillë deri në të XVII –in qindvjeçar.

Është pikërisht koha kur arsimi, libri dhe kultura është plotësisht në duart e klerikëve dhe lëvizja kishtare fillon të marrë karakter të theksuar kombëtar.

Mirdita me shtrirjen e saj në qendër të Shqipërisë së Veriut, ishte një urë-lidhjeje në arterien kryesore lidhëse në mes të Lindjes e të Perëndimit. Pra, duke e parë si një nyje jashtëzakonisht të rëndësishme, Papa merr vendimin për ngritjen e këtyre kuvendeve të mëdha në Mirditë.

I pari dokument i shkruar që flet për biblioteka në Shqipëri është shkrimi i Pjetër Bogdanit. Në veprën e vet “Çeta e Profetëve”, ai shkruan për përpjekjen e ungjit të tij për ngritjen e bibliotekës dhe ruajtjen e librave.

Patjetër të tilla biblioteka kanë pasur edhe manastiret tona të Mesjetës, si kuvendet benediktine të Rubikut, Ndërfanës, Shpalit dhe Oroshit.

Për dokumenta të rëndësishme që flisnin për territoret e Arbërit dhe për grumbullim të materialeve në këto territore, shkruan edhe vepra e Daniel Ferlatit “Ilirikcum Sacrum”, “Iliriku i shenjtë”. Kështu, Papa Klementi i XI-të dërgoi në territoret e Arbërisë gjatë bregdetit Mesdhe një anie e cila do të grumbullonte dokumente nga ky territor. Kjo anie vendeikase u ndal edhe në Tivar, por dhe në qendrat e tjera kishtare të “Arbërisë Venedikase”, pastaj dhe në “Arbërinë osmane”. Në këtë drejtim Atë Riceputi hodhi një bazë të fuqishme dokumetare duke mbledhur dhe renditur togje të mëdha dokumentesh që përmbanin të dhëna për Arbërinë.

Sa i përket Arbërisë Osmane, tregohet se qerre të madha të tërhequra me qe, e ngarkuar me dorëshkrime, libra dhe dokumente historike, pasi kapërceu vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt “aksidentalisht” duke kaluar Drinin. Së toku me të treti e gjithë ngarkesa e çmuar.

Të gjithë flasim dhe kërkojmë të gjejmë gjurmët e bibliotekës së Abacisë së Vonë të Oroshit. Djegur prej burrash të pasoj në vitin 1967. Dom Lec Sahatçia flet në shkrimet e veta për një bibliotekë të Ndërfanës, madje për një bibliotekë të pasur të kësaj kishe, vonë, më 1944 kur ai deklamon disa shkrime të tij të njëpasnjshme për Blinishtin. Por le të shohim më gjërë mbi gjurmët e bibliotekave të tjera jashtë Mirditës. Dihet dhe është e dokumentuar ekzistenca e një biblioteke në Voskopojë, ku kemi pasur dhe një akademi më 1744.

Është folur e shkruar për biblioteka familjare, si ato të familjve Frashëri, e këto ditë me trishtim pashë të derdhura përtok, librat e kësaj biblioteke në shtëpinë muze në Frashër.

Eh medet po librat kujt i kanë bërë keq.

Isha tue e pi atë kafe me nanën time kur ky dikutim i zjarrtë kishte nisur e unë flisja për djegje të bibliotekave të kishave tona prej turqeve e serbve, për shkatërrim të bibliotekës dhe akademisë së Voskopojës apo për djegje të bibliotekës së Oroshit, Ndërfanës. Po tash djegja e bibliotekës së Universitetit Bujqësor s’doja ta besoja, e ta pranoja ishte tjetër kohë e tjetër dije e shkollim, e aq më tepër digjej prej vet shqiptarëve të pa soj e të paditur.

Po pse vallë kjo ishte ajo që donim?!!!

Në fakt gjendeshim në një moment ndërgjegjje të munguar, gati kolektive ku më të pafuqishmit ishin intelektualet e politika të mbrpshta po shbënin atë që ishte ndërtuar me aq mund dhe djers, po shkatërronin vetëdijen dhe ndërgjegjjen kombëtare e po hapnin rrugë për pavetëdijen e vullnetin e pakthjellët të atyre që ndërgjegjja u mungonte po i hapej rrug pavetëdijes e ne duhej të jetonim përvoja të turbullta të liga e anti shqiptare. Pavetëdija rikthehet kësaj here jo më si e pavullnetëshme apo e imponuar por si forcë e vulgut që shkatërronte atë që kishin ndërtuar me aq kujdes mendjet e ndritura dhe vetdija intelektuale e ketij vendi.

Ishte shteti përgjegjës i kësaj batërdie që në emër të shëmbjes së një sistemi po ndërtonte një model të shëmtuar të shtetit me gjykatës të pa shkolluar që merreshin si militantë të partisë në pshtet ku gjithkush duhej zëvendësuar e çdo gjë duhej shkatërruar në emër të shembjes së sistemit. Pra po instalohej e institucionalizohej më e tmerrëshmja dhe e pariparueshmja e që do tu kushtonte brezave.

Sot pas kaq vitesh teksa hedh një vështrim në gabimet e kësaj kohe kur ishte hedhur mbrapa krahëve, ishte zhbërë dhe shbirë urtia e të vjetërve apo i ashtuquajturi njeri i ri po shkallmonte dhe shkatërronte gjithçka. Shtetartë dhe strukturat e tjera të shtetit përbënin shembullin më të dukshëm të gabimeve të rënda ku tirania, mashtrimi, lajkatimi i ulë, pandjeshmëri absolute jo vetëm ndaj vlerës së lirisë njerzore, por dhe ndaj respektit për madhështinë e së drejtës së veprimit të ligjit dhe shenjtëris të së drejtës publike duket se ishin shuar, e në dorë gjithçka e kishte marrë vulgu.

kisha mirë të qartë se do të duhej një kohë e caktuar që shteti të mund të funksiononte si shtet. Por tash ndodheshim në kohën kur besimi te shteti i një gjysëm shekulli kishte humbur, e vendin duhej ta zinte më i besueshmi; po a ishte ajo turmë që turrej të shkatërronte e aftë për të marrë besimin e a do të ishte ajo klas e aftë dhe e përshtatshme për të bëra konvertimin në një kohë që duhej një shkallë e caktuar e zhvillimit intelektual në fakt klasat e përmbuysura një gjysëm shekulli më parë duket se nuk e kishin asnjë parametër të tillë. Aq më tepër që nën maskën e “çeçeve të bardha” po shkatërroheshin vlera kombëtare. Në një kohë që më së shumti nocioni për ndërgjegjjen kërkonte një masë të caktuar të lirisë vetjake por kjo liri nuk duhet të shkonte deri atje sa të zhdukte e zhbënte dhe zhbinte vlera kombëtare. Por nga ana tjetër natyrshëm mund të shtrohej pyetja: nëse klasa e kalbur dhe në shumë raste me dejtues partie injorante a e kishte ndjenjën e detyrës dhe të përgjegjësisë e aq më tepër mundësinë e veprimit dhe ndalimit të veprimeve vandale. Ishim në kohën e mungesës së institucioneve të besimit kështu që e drejta nuk njihej. Por ishte dhe një disproporcion tjetër në pushtet ku elementët politike dhe grupe të caktuar shoqërore janë të papërfaqësura në mënyrë të mjaftueshme praktikish dy grupe një grup i pushtetarëve dhe një tjetëri të përmbysurve. Karkateri politik i vendit tonë zor se ngjantre me një qeveri liberale. Në një kohë që ishin shkelur të gjitha nenet e kushtetutës e parimet e një vendi me shtet. Njeriu natyrisht mund t’i bëjë apel kundër çdo dhune, por shteti është ama instanca që ka në duar pushtetin ligjvënës, pushtetin për të vendosur dhe ekzekutuar, funksionin administrative ekonomik dhe edukues, të gjitha këto funksione në fund të fundit janë të sanksionuara në kushtetutë dhe ligjet e vendit. Por shteti e kishte humbur legjitimitetin, aq më tepër moralin për të kërkuar dhe vepruar në përputhje me ligjet dhe legjislacionin, në fuqi kështu që fatkeqësisht gjendeshim në një situatë kaotike ku më së shumti po e pësonin dhe zhdukeshin vlera kombëtare pra bibliotekat, muzetë dhe arkivat ato që dusheshin ruajtur në fakt si tempujt e shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat