Kumbullat e lagjes

Kultura

Kumbullat e lagjes

Nga: Xhevdet Bajraj Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Xhevdet Bajraj

Kumbullat

që ishin në oborret e shtëpive

në lagjen tonë baba

pasi mbiu liria

nga dheu

(ashtu si mbijnë patatet)

i kanë prerë fqinjët

dhe i kanë djegur

gjatë ditëve të ftohta të dimrit

Kur u sosën pemët

disa i braktisën shtëpitë e tyre

dhe shkuan në dhera të huaj

disa vdiqën

Tashti

fantazmat e pemëve lulëzojnë çdo pranverë

dhe unë kur shkojë ndonjëherë rrallë

në vjeshtë

e vjel ndonjë

Pasi të ha ndonjë kumbull

me farat e tyre

gjuaj

në dyert e dritaret e shtëpive të fqinjëve

vetëm atëherë në to u shfaqen

fytyrat e buzëqeshura

të njerëzve

që nuk janë më

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat