Cikël poetik “Arbora”

Kultura

Cikël poetik “Arbora”

Nga: Zymer Mehani Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:12
Zymer Mehani

1

Zemra m’u thye

Rropamë

Diku dua t’ik

Si korb me krrokamë

 

Shpirtin tim rebel

Diku ta mërgoj

Kthimin e t’pakthyeshmes

Dua ta kërkoj

 

M’u thye zemra ime

U lëndova

Fluturim n’kujtime

Kalërova

 

Dhe kam qarë pa lot

E lotë s’kam as sot

Shndërruar në copëza kristali

E zemra ç’m’u dogj prej malli

2

ARBA,

T’kam buzëqeshje

Lule me aromë

Bukuri, gëzim

Për vargjet, frymëzim

 

ARBA,

Të kam shpirt

Të kam dhe gjak zemre

Vetëtimë në errësi

Këngë për dashuri

 

3

Shkronja e parë

E tëndit emër

Dashuri

Në Timen Zemër.

 

Dashuri

Në Timin varg...

Rritet, rritet-

Det me dallgë

 

Emrin Tënd

Thërras në mërzitje

Dashurisht

Gjer në këlthitje

4

Ku je Lulja ime

Në cilën buqetë

Kush të merr aromë

Kush të do vërtet

N’timin kopsht ke vendin

Ngjyrat Tua m’çmendin

5

Të pata thënë ARBORË

Se jemi udhëtarë

Në valët e jetës

Në pluhurin e harresës

Veç me dashuri

E jo me urrejtje

Ta sfidojmë çdo t' keqe

Me tonën buzëqeshje

Prore unë i krisur

Prore ti mëlmesë

ARBORË, je për mua

Poezi dhe shpresë

6

Hej,

ARBORA

Fol

Je imi idol

Unë e ti-

Një zemër

Qerre

Që s’ecë

shtrembër

N’zemër

T’kam

mbretëreshë

Mos loto

Të lutem

Qëndro

Perëndeshë

Të flas

Ty ARBORË

T’kam

lule-kurorë

Me shpresë

dhe gëzim

T’kam mbyll

N’shpirtin tim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat