"Skënder Farka, bir Tirone/Mik i Lurës me karare"…

Kultura

"Skënder Farka, bir Tirone/Mik i Lurës me karare"…

Nga: Gëzim Loka Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:32
Gëzim Loka

Skënder Farka, bir Tirone, 

Mik i Lurës me karare, 

Vjen e shkon ai kësaj ane, 

Zemra e tij mbush me thesare.  

 

Zemra e tij e mirësisë 

Në çdo derë Lure troket… 

T’i japë pak shpresë njerëzisë, 

T’u jap të varfërve gajret. 

 

Sekretar i Shoqatës “Tirona”, 

Mik e shok me çdo lurianë, 

E kemi nderin e Lurës,  

Përcjell shpresë ai në kto anë.  

 

E kemi Njeriun e Vitit 

Dhe të gjithë moteve luriane 

Miki m, veprat të ndritin 

Të bëjnë dritë në këto male. 

 

Në rrugë të Edit Durhanit 

Ecën ti, o mik fjalëmbajtur, 

Urtësi në fushë të mejdanit, 

Humanizmin kudo shfaqur…  

 

Në Ditën tonë luriane 

Nuk mungon ti asnjëherë 

Beharin ti sjell në Alpe 

Në mes dimrit sjell pranverë.  

  

 Skënder Farka, bir Tirone, 

Mik i Lurës me lurianë, 

Sjell peshqeshe kësaj ane, 

Mik e vlla me të tanë…  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat