Ju lashë…

Kultura

Ju lashë…

Nga: Zymer Mehani Më: 26 mars 2021 Në ora: 10:00
Zymer Mehani

Ju lashë, male me dëborë

Të lashë, ARBËR dhe Arborë

 

Ju lashë, fusha me lulëkuqe

Të lashë, nuse buzëburbuqe

 

Të lashë, motër faqekuqe

Bilbilosha e gushëkuqe

 

Ju lashë, ara me ugare

E lumenj me ujëvare

 

Ju lashë, varre të të parëve

Ju lashë, dele e  manare

 

Të lashë, shok duke qarë

T’lashë, Atdhe zemër-vrarë

 

Të lashë, Llap i dëlirë

Të lashë, qen lidhë n’zinxhirë

 

Të lashë, magje me pak miell

Të lashë, nënë- dritë e diell

 

U largova në mërgim

Ç'm'u mbush zemra me pikëllim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat