“Çka je ti”?

Kultura

“Çka je ti”?

Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:37
Ivan Vazov

Poezi nga: Ivan Vazov*
Shqipnue nga: Anton Pançev dhe Halil Matoshi

“Pa šta si ti?”*
“Pa šta si ti?” ** – pa marre i huej n’ sh’pi t’hyn
e një pyetje të poshtër bân

“Pa šta si ti?” – ardhacaku fy’n’
me ta lëndu shpritin tând!
Nga Vardari e Prespë e dashtun, n’Sharr e Dri
këtë pyetje gjithku – o bullgar: “Pa šta si ti?”
serbi ta bân

dhe me ftyrë egërshane pret përgjegje me i dhânë.
Por ti rueju, përgjegjës bani lak.
Shtihavu si portugez, kurd, sirian,
finlandez, zezak, rom, indian –

Veç bullgar mos thuej se t’merr gjak.
Se për këtë mëkat kush s’të nget:
Të turpnon e internon të rrah e vret –
Që te asni tiranë s’i ke pa ma parë.

Fshehe se je bullgar në krahinën më bullgarë;
Se je pasardhës i Samuilit, nip i Paisijit të Atonit;
fsheh së cilës nâne je bir,

Në ç’gjuhë këndon Vardari i turbullt,
i kaltri Dri,
dhe liqenet dhe pyjet n’Maqedoni!
Mos i përmend betejat për Lozengradin,
Luleburgasin, as Bulairin. ***
se e trishton:

dyshime të rrezikshme i zgjon
se heronjtë e tyne vllaznia tu janë.
Hesht! Kurse në vendin tand
çdo përroskë, shteg, dushkajë, liqen, lumë, qafë, mal, han e dan’
kanë me t’thirrë me zâ n’çdo vend
“Në këto anë bullgarë janë të tânë, bullgarë prej se mbahet mend!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat