Pakujdesi, diletantizëm apo nonshalancë

Kultura

Pakujdesi, diletantizëm apo nonshalancë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:03
Ruzhdi Peçani

Foto kjo e maturantëve të gjeneratës së parë të Gjimnazit në Lipjan,1972. Kjo foto do qëndronte në zyrën e drejtorit të gjimnazit që nga viti 1972,e vendosur në kornizë (1200x 750). Po,në 2022 bëhet gjysmë shekulli kur u diplomua, doli kjo gjeneratë,apo 54 vite të themelimit të gjimnazit.

Një informatë,ka rrjedhur, se kjo foto më nuk qëndron në zyrën e drejtorit ! Qëndron kjo apo jo? Për këtë do kuptojmë nga reagimet dhe komentet që pritet të bëhen.

thënë se kjo foto i kishte qëndruar edhe kohës së okupimit të viteve '90, drejtori nuk e kishte hequr.

Po tani,pse të hiqej nga një drejtor shqiptar,nëse kjo qëndron. Nuk duam të dimë,po është hequr,se cili nga drejtorët e ka bërë këtë?

Pra, pse është hequr?

qëndron, kjo atëherë të themi se një veprim i tillë është apsurd ne vete,një veprim iracional i skajshëm pse jo edhe mosrespektimi ndaj së kaluarës,historikut të shkollës,kulturës sonë, një institucioni arsimor tregon diletantizëm.

Si mund të ndodhte kjo,kur do shënohej 50 vjetori i diplomimit të gjeneratës së parë,pse jo që edhe të nxirrej një monografi për Gjimnazin e Lipjanit,e ndodhin këso shëmtirash. Duhët thënë se nga kjo gjeneratë,85% nga ta ,do përfundojnë studimet universitare duke dalë një plejadë profesorësh,inxhinjerë,ekonomist,jurist dhe profile tjera.

Po mirë, ai drejtor po të jetë irituar nga fotoja,përse nuk do e vendoste në holin e shkollës,jo që ndoshta ka përfunduar në bodrum!

Me këtë, denoncojmë, pod he tërheqim vërejtjen se veprime të tilla duke margjinalizuar historinë dhe kulturën me një nonshalancë nuk duhët toleruar nga institucionet dhe opinioni publik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat