Lulja e Gentit

Kultura

Lulja e Gentit

Nga: Nexhat Halimi Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:31
Nexhat Halimi

Ka ngjarje, çaste, data, që duke lënë zjarrin, gjakun e jehonën në kohë, hyjnë në thellësi të shpirtit, bëhen qiell me yje, shkruhen besnikërisht në ditarët e kujtesës, ngelin gjithmonë fanarë të gjallë në errësirën e kohës së ikur, të ndrisin veten në librat e shenjtë, t'i lexojnë shkronjë për shkronjë ata që e duam mrekullinë e çelur me pranverën, ata që ia ndiejnë aromën lules.

Më kujtohet ajo nismë e shkrimit, që zgjohet gjithnjë nga aromë e thellë e lules së mëngjesit... Udhëtonim, gjithnjë duke e përjetuar një erë të jugut, erë të detit.

Në Shtoj arritëm dy ditë më vonë seç kishim planifikuar. Dea dhe Mira donin menjë herë

të dilnin buzë ujit, të laheshin dhe të mblidhnin guaca para rënies së tufës së parë të dritës. Me këmbë të futura në ujë deri mbi gjunjë, kalonin afër meje dhe më tregonin ndonjë guacë të artë. Unë, qëndroja nën çadër të tejdukshme të kaltër dhe ndaja lumturinë e kënaqësinë që e përjetonin ato duke ia hedhur njëra tjetrës nga një gusht ujë . E spërkasnin njëra tjetrën dhe unë lojën e tyre e përjetoja me kënaqësi të veçantë...

2.

Më mbylleshin sytë e mbushur me kaltërsinë e morisë së pafund të ujit të kaltëruar, mbi të cilat fluturonin pulëbardhat dhe në erë jo larg zemrash të vizatuara në rërën e tharë, lëviznin gjethet e një peme, rreth së cilës sillet e përplasej erë e butë. Unë vrapoja jetës së ikur me mallin gjithnjë të lulëzuar për viktimat rënë në mbrojtje të Toplicës, në kafkat e zhveshura të fëmijëve të etur e të uritur, të grave të lodhura dhe të shtatzënave, në ecje të gjatë për të mos u kthye kurrë më.

-Ku i leni shtëpitë, - binte zëri im mes kolonash të të ikurve në mot të ashpër, me borë, në kotësinë e mjegullt për të shpëtuar kokën nga vrasjet e thikës së vjetër serbe.- Ej, ku i leni arat e pemishtet, ku i leni rrugët e këputura, ku i leni kafshët dhe varret.

Kolonat vinin të zeza, i ndiqnin ata që ua kishin vjedhur tokën, qiellin, zogjtë. Ata iknin në kohë të rëndë, në rrugët nën llaç, të sëmurë e të vetmuar, me sy të verbuar të arrinin atje, ku fare nuk e kishin të qartë çfarë do t'i priste. Duarthatë, me ndonjë valixhe apo pa të fare, të kërkonin atë çfarë e humbnin me çdo lëvizje. Lehnin qentë, pallnin lopët. Krisma të ashpra pëlcisnin... Gjatë tërë rrugës ngelin të vrarë, fëmijë të mitur të ngrirë nga të ftohtit, të etur e të uritur, të cilët me t'i ngrohur, aty për aty e humbin vetën dhe bëheshin një me tokën...

ne do të ikim... – më trembi zëri i Deas. I çela sytë dhe vërejta, ajo me Mirën vraponin buzë ujit, të ndaleshin te disa peshkatarë, të cilët i kishin hedhur rrjetat për të kapur peshk.

I shikoja dhe dridhesha varg e vijë trupit. Bëja përpjekje të përcaktoja ku gjendesha dhe çfarë më ndiqet. Ishte përrallë apo njëmend kishte ngjarë me gjakun e brezave të hershëm, të mbetur pa atdhe e të humbur nëpër botë për të mbijetuar... –Baba, a më dëgjon?

-Po, eja!

Ajo mu afrua. E mbushur frymë...

-Çfarë ka ndodhur. Fytyra të është bërë dyllë.

-As ti nuk dukesh më mirë...

-Ku mbet mami?

-Ja, po vjen...

Ajo erdhi me tre peshq në dorë.

-I blemë. Do të kujdesem dhe për gjërat e nevojshme që drekën ta përgatisin, siç e parashohim.

-Ikim atëherë. Jam i uritur ngjashëm me një ujk.

-Në rrugën, ku banojmë, të gjitha gjërat i kemi në dispozicion...

-Të duhen hudhra, limon, kripë e mëlmesa.

-Të gjitha i gjejmë në dyqanin e afërt.

-Për fat... – fola të vogël.

Mblodhën gjërat në plazh, i futëm në torbë dhe morën rrugën për në banesën, në shtëpinë e vikendit të G. Dilit në rrugën e Dubrovnikut. Kohë më parë ai më kishte afruar shtëpinë e vet, për ta shfrytëzuar për disa ditë në fund të pranverës. Ecnim rrugën e rendit të dytë prej plazhit deri te një shtëpi motel prej drurit, me dy kate, para së cilës një pemëshitës shiste fruta të kohës. E thërrisnin këtë motel atraktiv, Shtëpia e Kësulkuqes. Herë- herë apo herë tjetër buzë rrugës apo më thellë në mes, sidomos në bërrylat që zgjoheshin, vëreja të shkëlqente gjak i tharë, i koaguluar apo i njomë. Gjarpërinj kishin ngelur të shtypur në tentim të kalonin rrugën, e cila gjë më shqetësonte. Ecja i treti në radhë buzë rrugës, duke vështruar me vëmendje mos do të lëvizte ndonjë gjarpër i pamësuar me ambientin. Kjo vëmendje e zgjuar vinte dhe më lodhte kokën, bukur shumë. Më vinte t'i mbyllja sytë, veç nuk e bëja një gjë të tillë, më shumë nga frika, të mos hasnim në ndonjë rrëshqitës të rrezikshëm.

e vëreja ta kem peshë rrugëtimin nga plazhi deri te magjistralja, ku do të truponim me vëmendje të shtuar, për të lënë prapa gjuhën e asfaltit Ulqin e te kufiri me Shqipërinë dhe anasjelltas.

Ende pa e trupuar rrugën kryesore, për të arritur te dyqanet dhe shtëpitë e lagjeve , ndalëm te një shtëpizë gjysmë e rrënduar. Aty pranë qe një pemë, që lidhte kokrra të gjelbra në degët e kurorës së bukur. S' më kujtohej emri i pemës. Ndërsa e shikoja pemën dhe qiellin e çiltër mbi të do ta dëgjoj Mirën të thoshte me zë tingëllues.

gentiana... – tha e ngarendi nga ajo. E njihte lulen mirë, kishte lexuar mjaft për të.

3.

E mori lulen Gentiana me prekje të kujdesshme dhe më pastaj ktheu fytyrën nga Dea dhe unë, të na tregonte më tepër për të.

-Kjo është Gentiana lutea, është një bimë barishtore shumëvjeçare, me lule të verdha. Lulet janë të verdha, me nga shatë petale. Ajo rritet në kullota me bar alpine dhe sub-alpine, zakonisht në tokë gëlqerore, në malet qendrore dhe jugore të Evropës. Kjo bimë ka aftësi shëruese, të cilat u zbuluan prej mbretit ilir Genti. Është pjesë e familjes së Gentianaceae. Gjatësia e lules arrin nga dyzet deri në një metër e dyzet centimetra. Ajo i çel lulet e veta në moshën dhjetë vjeçare pasi është mbjellë.

Vetitë e jashtëzakonshme kuruese të “Gentiana luteas” u zbuluan në shekullin e dytë para epokës së re nga Genti, mbreti i fundit ilir, që i dha bimës çudibërëse emrin “Gentiana”, emër me të cilin ajo njihet në të gjithë botën. Vështirë që mbreti ilir Gent, të ketë përfytyruar në ato kohë të largëta se zbulimi i tij do të bëhej një burim i mirë të ardhurash për banorët e sotëm të trevave ku shtrihej dikur mbretëria e tij.

Shitja e bimëve mjekësore u siguron banorëve të zonave të thella malore në verilindje të Shqipërisë, ku banojnë edhe shtresat më të varfra, rreth gjashtëdhjetë për qind të totalit të të ardhurave vjetore.

Mungesa e burimeve të tjera për të jetuar, etja për të shitur sa më shumë dhe dalë sa më shpejt nga varfëria ekstreme kanë sjellë edhe keqtrajtime dhe dëmtime të bimëve mjekësore dhe aromatike natyrore.

-Unë e kam të njohur ndryshe këtë rrëfim, - ndërhyri Dea.

-Si e ke lexuar ti, atëherë?

-E kam shikuar një film të animuar për këtë gjë. Në atë film, çdo gjë fillon me diellin...

-Mirë, pra, ta dëgjojmë... – fola unë.

-Një herë e një kohë, një pikë e vogël nga drita e diellit ra nga qielli e nga kjo pikë e vogël e dielli u rrit një lule e artë dhe magjike. Ajo kishte aftësinë për të shëruar çdo sëmundje dhe plagë. Ja, një grua papritur u shfaq atje. Kjo gjë, do ta mbani mend, është goxha e rëndësishme. Shekujt kaluan dhe truallin ku do të zhvillohet ngjarja u krijua një mbretëri, e cila qeverisej nga një mbret e një mbretëreshë zemërmirë. Mbretëresha, ajo ishte duke lindur një fëmijë. Me atë rast ajo do të sëmurej rëndë. Mbreti dhe njerëzit për rreth kuptuan se Mbretëreshës po i vinte fundi. Në të tilla momente , zakonisht, njerëzit shpresonin të ndodh një mrekulli. Shpresonin, pra, në këtë rast, të gjenin lulen e artë magjike...

A iu thash, - ndërhyri Dea, në mendim për atë ngjarje, - është e rëndësishme, ta mbani mend atë grua, e cila në vend se ta ndante me të tjerët këtë dhuratë të rënë nga qielli, ajo plakë

Nënkodheli, e ruajti fuqinë shëruese të lules për ta mbajtur vetën të re për qindra e qindra vjet. E vetmja gjë që duhej të bënte ishte të këndonte një këngë të veçantë... - Në rregull, e kuptuat besoj, plaka i këndon lules ndërsa ajo e kthen atë të bëhet prapë e re. E frikshme, apo jo?

Papritur do të dëgjohet zëri i ushtarëve, afër, tek ndriste lulja e artë, e magjishme.

-E vërej një dritë atje, - flet njëri ushtar.

-Është lulja,- ndërhyri tjetri.

-E gjetëm lulen... – thanë njëzëri ata

Magjia e lules së artë e shëroi mbretëreshën, e cila lindi një vajzë të shëndetshme, një princeshë, me flokë të bukura dhe të arta...

-Lule ndriço dhe shkëlqe, lere fuqinë tënde të shkëlqejë mbi rruzullin tokësor dhe bëje kohë e re të fluturojë magjishëm... – i këndonte mbretëresha çupës së vogël.

4.

-Ecim, të freskohemi sado pak dhe ta vrasin atë ujkun e tmerrshëm, të uritur, nga hungëron brenda secilit, gjithnjë e më ashpër.

-Natyrisht, ecim, - qeshi Dea.- Ai ujk i uritur vetëm ty të sulmon!

-Mund të prishet dhe peshku, që e bartim në torbë.Nuk do të harrosh t'i blesh dhe gjërat, që do t'i përdorësh për ta zbukuruar pjatën...

-Ecim.

- Leka i Madh i Maqedonisë, sipas disa shënimeve e ka përdorur bimën Shpendra (Heleborus odorus), e cila në popull njihet si kukureku. Mendohet se lëngut i kësaj bime ka ndikuar shumë në fuqinë fizike dhe mendore apo gjeniale të Lekës së Madh. Dyshohet se ata që ja kanë përgatitur çajin Lekës prej bimës shpendra, ja kanë rritur dozën dhe ai është helmuar... Do ta përjetoj dhe unë atë gjë, po të më zgjasë më shumë uria.

-Mos e tepro tashmë. Mos fol e të ndjesh urinë më shumë, ti, pjesëtarë i populli më të vjetër në Gadishullin Ilirik, historikisht i veçantë,- qeshi me një ironi Mira.

-Mbreti Ilir Genti, për mjekim e ka përdorur bimën, Lulja e Gentit (Gentiana lutea L.). Gentiana me disa varietete në zonat e kullosave, në majat e maleve në gjithë hapësirën shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi... Mbreti Genti duke pi çaj prej rrënjëve të kësaj bime, i ka qetësuar dhimbjet e urisë, botërisht të njohur si lulja e Gentit... – të dyja më pastaj heshtën, duke mbyllur gojët me shuplakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat