Ti lulë kuqe Shqipërie!
(Njazi Rexhepit)
Ti lule kuqe Shqipërie!
Ti emblemë e shenjët UÇK-je!
Ti plis bardhë Dardanie!
Ti luan- luftëtar lirie!
Ti Njazi trim i rrallë!
Për liri, Shqipëri e niset,
Për t'ia ruajtur, shqipeve nderin.
Komandant kishit Fadilin.
Me Abazin e Afrimin,
Me Italianin-Franqesko Biderin.
Me Florinin e Fahredinin...
Ndër të parët shkelet kufirin
Ju hero, mesi uratë;
Bashkë me Salihun e Agimin
N' Koshare n'kufi dëshmor ratë!
Ju që me dhëmbë shkrepët barutin.
Dhe që qëndruat bashkë si lisat,
Për çlirim, bashkim kombëtar,
Për fiset e plisat tanë!
Ju shqiponja, Shqipërie
Ju flamuj Dardanie!
Ju dëshmorët tanë të ri...
Derdhët gjakun tuaj dhe
e vulosët fatin për liri, për djalëri,
Për çlirim e bashkim Kombëtar;
Bashkë me nënën, shqipëri!
Prandaj, Ne të gjithëve ju themi:
Lavdi, Lavdi !